Gjobë kush nuk voton?
Ka dalë në një intervistë televizive një jurist i PD-së që ka propozuar se votimi duhet bërë i detyrueshëm. Oerd Bylykbashi është ndër ata juristë që orientuan rivlerësimin e fletëve të votimit të kontestuara në zgjedhjet lokale të vitit 2011 pas të cilave z. Rama humbi procedurialisht me 10 vota. Vendimi i arsyetuar asokohe për këtë procedurë, i referohej jo një dispozite konkrete të Kodit Zgjedhor, por frymës së Kodit që dikton shprehjen e vullnetit të zgjedhësit dhe leximin e këtij vullneti.
Rusia heton Perëndimin për financim të terrorizmit
Rusia njoftoi se ka nisur një hetim penal ndaj zyrtarëve të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të NATO-s, të cilët dyshohen për "financim të terrorizmit".
Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krimet e rënda, tha se paratë nga organizatat tregtare janë përdorur për "eliminimin e figurave të njohura politike dhe publike" brenda dhe jashtë Rusisë në vitet e fundit, si dhe për t’i "shkaktuar dëm ekonomik" vendit.
Zonjat e mjedisit fitojnë betejën ligjore me qeverinë e Zvicrës
Një grup zonjash të moshuara fituan betejën me Zvicrën për çështjen e klimës. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u dha të drejtë grave të grupit “Klima Seniorinnen”, rreth dy mijë aktiviste zvicerane (mesatarisht 75 vjeç) që denoncuan vendin e tyre për mosveprim kundër krizës klimatike. Vendimi i gjykatës është i detyrueshëm për të 46 shtetet e Këshillit të Evropës.
Edhe BE-së i mungojnë profesionistët
Rreth 75% e punëdhënësve në 21 vende evropiane nuk mundën të gjenin punëtorë që kanë përgatitjen e duhur në vitin 2023. Shifra është rritur nga 42% që ishte në 2018-n. Dhe nuk ka asnjë shenjë që kërkesa për punëtorë të kualifikuar të ngadalësohet së shpejti.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar po bëhet gjithnjë e më shumë një problem serioz për punëdhënësit në të gjithë Evropën, siç ilustrohet nga sondazhe të ndryshme.
Gabimet që hetohen nga SPAK!!! Shumica merr në mbrojtje politike "shokët Xhaçka dhe Veliaj"
Në një mbledhje të djeshme, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka vendosur që kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e heqjes ose jo të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, të kalojë në seancë plenare. Pra ajo të votohet nga kolegët e zonjës Xhaçka. Vendimi në fjalë na thotë se për mandatin e ish-ministres Xhaçka, do të vendosin kolegët e saj dhe kjo ndodh pak ditë pasi SPAK vendosi në sekuestro truallin mbi të cilën presupozohej të ndërtonte si investitor strategjik.
Një “përshëndetje” në orbitën e Hënës (FOTO)
Një satelit i NASA-s, i hedhur në orbitën e Hënës, u shkëmbye me një tjetër satelit të lëshuar nga Instituti Korean i Kërkimeve Ajrore.
LRO i NASA-s (Lunar Reconnaissance Orbiter) ka qarkulluar prej 15 vitesh në orbitën e Hënës për ta studiuar atë.
Dy anijet kozmike, duke udhëtuar në orbita pothuajse paralele, kaluan pranë njëri-tjetrit në drejtime të kundërta midis 5 dhe 6 marsit 2024.
Buka në Mesjetë
Historia e bukës daton 22 500 vjet më parë - ajo ishte elementi kryesor i jetës për banorët e Mesopotamisë dhe Egjiptit të lashtë dhe hahej në të gjithë Perandorinë Romake. Bëhej duke bluar drithëra si gruri, meli ose elbi, të cilat pasi ktheheshin në miell, përziheshin me një lëng, ndoshta duke shtuar pak maja që brumi të ngrihej dhe në fund piqej.
Demokracia nuk është thjesht vetëqeverisja, por refuzimi i çdo pushteti arbitrar
Çfarë është demokracia?
Gabimet e z. Rama dhe krimi i mohimit të Fajeve
Në një prononcim televiziv, ish-presidenti Alfred Moisiu, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Rama ka një tufë me gabime, por ka dhe punë të mira ndaj unë e quaj me një sy, jo me dy. Shqipëria ka ndryshuar, por unë për vete jam i pakënaqur
Pandemia, BE-ja miratoi 723 mld euro, mbeten pa shpenzuar 500 miliardë euro për Rimëkëmbjen
Fondi i Rimëkëmbjes i Bashkimit Europian, me të cilin supozohej të stimulohej ekonomia e vendeve anëtare pas pandemisë së Covid-19, nuk është shpërndarë as në një të tretën e tij.
Plani i Rimëkëmbjes, me një vlerë prej 723 miliardë eurosh përfundon në vitin 2026.
Vendet anëtare po kërkojnë nga Komisioni të zvogëlojë burokracinë që po i pengon ata të marrin pjesën e tyre nga ky fond ose t'i dekurajojnë që të aplikojnë për të.