Hapja e dosjeve dhe një rehabilitim i heshtur i krimeve të komunizmit – presidenti bëhet pjesë e debatit politik
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vijuar edhe sot të artikulojë teza politike që e bëjnë atë pjesë të debatit të ditës. Përkujtimi i “Tetorit gjerman” prej 25 vjetësh, kur mes dy Gjermanive ra perdja e hekurt ideologjike, është cilësuar nga Nishani si “momenti i reflektimit të gjithë Europës Lindore për raportin e saj me të kaluarën komuniste”.
Lufta e Tretë Botërore dhe Pax Technica
Në Padova të Italisë më 3 nëntor të këtij viti mbahet takimi me temë: “Lufta e Tretë Botërore”. Corriere della Sera i ka marrë një intervistë të shkurtër folozofit italian, Emanuele Severino, autor i librit të njohur “Thelbi i nihilizimit”, të cilit i drejton pyetje për konfliktin dhe natyrën e tij në botën e sotme. Severino flet për një domimim të teknikës përmes garës teknologjike, një thuajse ndryshim qytetërimi, i cili realizohet si humbje e kontrollit të “forcave tradicionale” mbi qëllimet e tyre fillestare.
Zyrtarizohet pazari me turqit për konçesionin mbi lumin Vjosë , garë me një ofertues dhe një fitues
Qeveria ka injoruar tërësisht shqetësimet e shoqatave ambjentaliste brenda dhe jashtë vendit, por edhe thirrjet e grupimeve brenda parlamentit Europian për anullimin e konçesioneve mbi lumin Vjosë. Top Channel raporton se ministria e Energjisë zyrtarizoi marrëveshjen e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Lajmi bëhet publik në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve, sipas së cilës, Ministria i ka dhënë kompanisë turke “Kovlu Energy” të drejtën për ndërtimin e HEC-it me fuqi të instaluar 95 megavat.
Erdogan nuk merret me monologje. Thjesht i arreston gazetarët
Presidenti turk Erdogan vazhdon linjën e goditjes së medias kritike. Turqia e tij tanimë po shndërrohet në një vend me një vektor, atë të pushtetit, duke likujduar në emër të luftës kundër puçistëve çdo shenjë rezistence.
Së fundi është arrestuar kryeredaktori i gazetës opozitare “Cumhuriyet”Murat Sabuncu dhe janë lëshuar urdhër arreste për 13 gazetarë.
Liban, ish - shefi i ushtrisë, Michel Aoun, zgjidhet president
Vendi ishte vakant që nga largimi i Michel Suleiman në maj 2014. Presidenca në Liban, një vend me heterogjenitet fetar, i takon një kristiani maronit.
Sport dhe politikë. Një model nga Kosova që na kujton realitetin e Shqipërisë
Po përcjellim një shkrim hulumtues të gazetës “Zëri” në Kosovë që hedh dritë mbi situatën në sportin e Kosovës. Politikë, ndërhyrje, lidhje nepotike, një model uniform ky për botën shqiptare nga të gjitha anët. Skandalet nuk pushojnë as në sportin shqiptar, ku ata që drejtojnë janë njerëz partish, ose nga ata që kanë hedhur rrënjë me miq e me shokë, dalin tribunave e flasin për gjithçka. Në fakt përfaqësojnë qelbin e një plage që duhet operuar shumë shpejt dhe thellë.
***
Mark Marku: 90 për qind e veprës së Dritëro Agollit është banale
Dritëro Agolli ka rimarrë vëmendjen e një pjese të shtypit që i rikthehet periodikisht intervistave më të ose me gruan Sadijen, si një model frymëzimi për të majtën politike, bazuar jo vetëm në përkatësinë e tij ideologjike, por edhe suksesin si shkrimtar i popullit. Mediat kryesisht të majta, janë bazuar mbi këtë kriter për ta vlerësuar a priori si një nga korifejtë e letrave shqipe. Ky lloj apogjeu ka nisur të shkaktojë edhe reagime, nisur nga këndvështrimi për vlerën e Agollit si shkrimtar.
Lëkundje të forta në Italinë Qendrore(video)
Pamjet janë filmuar nga disa gjahtarë në malin Vetore. Lëkundjet janë me të vërtetë të forta:
Shqipëria vs. fqinjët: Konsumi, Investimet, Eksportet
Përkthyer me shkurtime nga artikulli i Eduard Zaloshnjës “Consumption, Investments, Exports, and Unemployment in Albania”, botuar në revistën Follow Business Albania
Konsumi privat në Shqipëri ishe vjet sa 82% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarisht, shqiptarët konsumuan vjet 236 euro në muaj për frymë. Në raport me fqinjët, Shqipëria krahasohet me Maqedoninë. Ja si renditen fqinjët për sa i përket kosumit mujor për frymë:
FBI merr mandatin për të rihapur hetimet. Demokratët, sulm frontal ndaj drejtorit Comey
Mediat amerikane njoftojnë se Byroja Federale e Hetimit ka marrë lejen për të rihapur hetimin mbi emailet e Hillary Clinton. Ky është një hap tjetër që implikon shumë pozitën e kandidates demokrate në zgjedhje. Ndërkaq ndaj drejtorit të FBI-së ka nisur një sulm që shkon deri në kërkesën për dorëheqje. Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Harry Reid, ka firmosur një letër përmes së cilës i kujton drejtorit James Comey se ai mund të ketë shkelur ligjin(Aktin Hatch) teksa me qëndrimet me dy standarde ka lënë dyshimin se po ndihmon në zgjedhjeve një palë kundër tjetrës.
