Mirë në Shqipëri zgjedhjet i fikso Amerika, po në Amerikë kush i fikso? Ça bëhet kshu mer jahu?!
"Lëre ca kohë këtë muhabetin e aleancës shqiptaro-amerikane. Më mirë shiko për ndonjë analizë për dollarin"!
Marshimi i Trump edhe në numër votash
Trump po i afrohet asaj që mendohej si e pamundura: Ai ka lënë pas 264 vota elektorale kundrejt 215 të Clinton, duke fituar edhe shtete si Florida. Diçka që nuk është përtypur mirë sa kohë mbështetësit i ka mbledhur John Podesta.
I’m with HER!!! Unë jam me Hillary-n!!!
Amerikanët sot më shumë se kurrë janë në sprovë me intelektin e doktrinës së tyre!!!
Për ku drejtohet kultivimi i bimëve narkotike në Shqipëri?!
“Dy oficerë të policisë së Lezhës që zbuluan magazinën me 4.2 ton hashash janë transferuar menjëherë nga detyra. Ilir Sula, shef i sektorit të krimit të organizuar në drejtorinë e policisë së Lezhës është dërguar në Elbasan. Ndërsa Agron Cullhaj, me detyrë shef seksioni i drogës në drejtorinë e policisë së Lezhës është transferuar si specialist në një sektor tjetër në Lezhë.Sula dhe Cullhaj ishin në krye të operacionit të policisë së Lezhës që zbuloi magazinën me drogë. Zyrtarisht policia nuk jep asnjë të dhënë për transferimin e tyre.
Tirana, jo në axhendën e Hahn. Të premten viziton Prishtinën
Qeveria pret të mërkurën opinionin e Komisionit Europian për ecurinë e reformave dhe një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit pas dritës jeshile nga Parlamenti Europian.
Dy fytyrat
Kryeministri reagoi shkurt për miratimin nga Parlamenti Europian të rekomandimt për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e vendosur veten dhe partinë që drejton në podiumin e përparimtarëve, ndërsa opozitën në frontin bllokues të integrimit të vendit.
“Faleminderit Parlamentit Europian?Keqardhje e thelle per PD qe doli kunder Shqiperise! Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU”-shkruan kryeministri në facebook.
Vula e kryetarit, profili Facebook i ish-kryetarit dhe inkubacioni i "opozitarëve reformatorë"
Opozita shqiptare, të paktën ajo e përfaqësuar dhe mishëruar te Partia Demokratike e kualifikoi rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave sot nga Parlamenti Europian, si fitore të shumicës qeverisëse. Si arsye e parë e dukshme ishte "vota kundër" e PD-së. Pamjet e mëposhtme të një sherri mes deputëteve të saj, Aldo Bumçi dhe Majlinda Bregu e shtojnë dozën e rënies në pikiatë të PD-së, në planin politik, organizativ dhe atë programor. PD-ja luftoi fort në nivel mediatik për të popullarizuar një të vërtetë: Shqipërinë narkotike.
PE jep rekomandimin për hapjen e negociatave, një listë me kushte dhe pa datë konkrete
Komitetiti i Stabilizim-asocimit BE-Shqipëri i ka hapur dritën jeshile rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por me një listë kushtesh dhe pa një datë konkrete. Deputetët shqiptarë të opozitës dhe mazhorancës siç është bërë zakon nuk ranë dakord për deklaratën përfundimtare , por opozita arriti që të heqë nga teksti caktimin e një date për hapjen e negociatave.
Hetim administrativ praktikave të Bashkisë së Himarës
Avokati i Popullit, Totozani, së bashku me një grup ekspertësh ishte në Bashkinë e Himarës, ku u njohën me shqetësimet dhe ankesat e banorëve të kësaj zone. Totozani zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, pas të cilit tha se do të nisë një hetim administrativ për praktikat e ndjekura nga bashkia e Himarës.
