Pse po shmanget termi Pandëshkueshmëri?
Në një takim me studentët në Shkodër, ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka deklaruar ndër të tjera se:
ATSH: Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në administrimin e pyjeve
Në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama së bashku me një delegacion zyrtar në Paris, Shqipëria dhe Franca do të forcojnë bashkëpunimin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm. Ministria Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë dhe Agjencia Franceze për Zhvillim kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre dypalësh në mbrojtjen e mjedisit.
Torturat në burgun e Abu Ghraibit, një padi e re shkon në gjykatë
Tre prej ish-të burgosurve në burgun e Abu Ghraibit në Irakut do të kenë mundësi të çojnë pretendimet e tyre në gjykatë, për herë të parë pas 20 vjetësh. Në padinë civile kundër kontraktorit ushtarak amerikan, CACI International, ata e fajësojnë se ka krijuar kushtet për tortura duke drejtuar ose inkurajuar abuzimet nga rojet ushtarake, të paktën pjesërisht për t’i "zbutur" të burgosurit para marrjes në pyetje. Paditësit janë civilë irakianë, të cilët janë mbajtur në Abu Ghraib për disa kohë, për t’u liruar më pas pa akuza.
Albin Kurti "dërgon" Edi Ramën te Macron
Siç edhe u paralajmërua Albin Kurti i bëri një favor Edi Ramës duke e dërguar në Paris te Emmanuel Macron. E themi këtë sepse vizita e kryeministrit Edi Rama në Francë, përveç ceremonialit nuk prodhoi asnjë përmbajtje të qenësishme veç qasjes franceze për të imponuar një variant të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës përmes rolit të Tiranës dhe Beogradit.
Zvarranikët kanë emocione
Për dekada të tëra, zvarranikët janë cilësuar si krijesa primitive dhe të ftohta. Por shkencëtarët kanë dalë së fundmi në një përfundim që thotë të kundërtën. Studimet e thelluara kanë treguar se zvarranikët përjetojnë një gamë të gjerë emocionesh dhe se ata janë kafshë sociale shumë komplekse.
Drejt rënies miti i "shkollës në Perëndim"
Ministrja norvegjeze e shëndetësisë Ingvild Kjerkol ka dhënë dorëheqjen pas verifikimit të faktit se teza e saj e doktoraturës kishte qenë një kopje. Pak muaj më parë, edhe ministrja e Arsimit të Lartë, Sandra Borch, u largua për të njëjtën arsye nga detyra pasi një student zbuloi se ajo kishte kopjuar.
WSJ: Irani pritet të sulmojë Izraelin brenda dy ditësh
Autoritetet izraelite po përgatiten për "një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani, në veri ose në jug të vendit, brenda 24 ose 48 orëve të ardhshme".
Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën
Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë sot në mbrëmje në Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj me vendimin e sotshëm, Parlamenti dëshmoi se mban një standard për mandatin e deputetit pse është një organ sovran. Sipas zonjës Xhaçka deputetët votojnë lirshëm, ndërkohë që po sipas saj mandati nuk dorëzohet me një kërkesë postare.
Maxhoranca mbron mandatin e Olta Xhaçkës
Maxhoranca votoi sot kundër përcjelljes në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës.
Me 72 vota kundër dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi vendosi që mandati i ish-ministres Olta Xhaçka të mos kalojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Si del ky ende të flasë? Nuk mjaftojnë analistët për të lehur avokatinë e radhës?
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka reaguar sot pas protestës së zhvilluar para institucionit që drejton. Sikur të ishte një stazhier i “Zërit të Popullit” të dikurshëm, z. Veliaj nuk ka ditur të thotë diçka më shumë sesa kjo përfolje: