Çmimi për energjinë nga HEC-et, prodhuesit pa garanci për investimin

Postuar në 16 Nëntor, 2016 22:27

Shqetësimit të investitorëve në sektorin e energjinë e rinovueshme për garancitë kontraktuale që lidhen me çmimin e shitjes së energjisë Ministria e Energjisë iu përgjigj me sqarimim se do të ketë një trajtim të veçantë pёr të gjithë prodhuesit ekzistues me përparësi të energjive të rinovueshme, duke garantuar blerjen e energjisë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, me anë të një çmimi i cili siguron vetëshlyerjen e plotё tё impiantit

Ka vetëm një Ilir Beqaj, bruto dhe neto. Dhe ai të uron "suksese në jetë"(audio)

Postuar në 16 Nëntor, 2016 20:55

Emisioni "Stop" ka publikuar sot një diskutim telefonik mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-drejtorit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Çlirim Hadarmataj. Ky i fundit është shkarkuar, siç thotë vetë, pa asnjë paralajmërim dhe shkelje. Biseda është interesante, pasi aty mund të kuptosh se Beqaj është i sinqertë: Partia, Ministria, pastaj të tjerat.

Dështimi i sistemit e-tax, edhe ambasadori austriak ngre supet

Postuar në 16 Nëntor, 2016 20:14

Merr pjesë në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit, por nuk ka asnjë të dhënë për shpërdorimet që dyshohet se i janë bërë fondeve të dhëna nga qeveria e tij, ambasadori austriak në Tiranë, Johan Satler ka deklaruar për “Tema TV” se nuk ka asnjë informacion mbi ecurinë e projektit e-tax, një sistem që ka kushtuar 16 milionë euro e që duhet të lehtësonte procedurat e deklarimit të biznesit. Për muaj të tërë është folur për probleme në sistem, për mosfunksionim të tij. Por asgjë nuk ka lëvizur nga vendi.

LSI kërkon që fondet e rrugëve të mos shpërndahen me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Vërejtje: A e auditon KLSH-ja këtë të fundit?

Postuar në 16 Nëntor, 2016 18:31

Një debat tjetër që pasqyron rivalitetin mes PS-së dhe LSI-së në qevrisjen e vendit është zhvilluar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Në prezantimin e buxhetit, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka folur për rritjel të tij, por ka vënë në dukje se vetëm 9% do të përdoret për rrugë të reja.

Variante të ndryshme nga BE për hapjen e negociatave. Hollanda e Greqia kërkojnë që vendimi të merret pas zgjedhjeve të qershorit

Postuar në 16 Nëntor, 2016 16:04

Hapja e negociatave varet nga zbatimi i Vetting-ut” ka qënë kjo deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim në Komsiosion Europian, Christian Danielsson. Gjatë një konference me Ministren e Integrimit Klajda Gjosha ai tha se Shqipëria duhet të bëjë hapa konkretë edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga Europiani, te kërcënimi i origjinës së largët

Postuar në 16 Nëntor, 2016 13:04

Kam përjetuar të shtunën e kaluar në “Elbasan Arena” ndeshjen më të çuditshme në historinë time 25-vjeçare si gazetar. Në të gjitha pikëpamjet. Për fatin tim të keq, dhe tonin, qëlloi ndeshja e Kombëtares sonë. Jam i sigurt që nuk do të shikoj më ndeshje të tillë. Derisa të rikthehet përsëri Izraeli në Shqipëri. Ose Serbia. Shqipëria u mund. Keq. Tifozët e Kombëtares u mundën. Keq fare. Siguria dhe policia fituan. Bindshëm. Po e filloj nga fundi.

Edhe Rusia tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve

Postuar në 16 Nëntor, 2016 12:42

Rusia është tërhequr nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve duke u bërë kështu një nga vendet që braktisin këtë institucion.

Agjencia shtetërore “Sputnik” shkruan se presidenti Vladimir Putin ka firmosur dekretin për refuzimin nga Rusia të pjesëmarrjes në Statutin e Romës, pjesë e Gjykatës, akti është shoqëruar me një njoftim nga qeveria ruse, sipas së cilës “GjNK-ja nuk ka justifikuar shpresat që çuan në krijimin e saj dhe nuk arriti të bëhej një trup juridik vërtet i pavarur dhe me autoritet”.

Me orkën nuk ka shaka

Postuar në 16 Nëntor, 2016 12:33

Assad: I gatshëm të bashkëpunoj me Trump kundër terrorizmit, jemi partnerë natyralë

Postuar në 16 Nëntor, 2016 12:14

Presidenti Sirian, Bashar Al Assad, ka folur për herë të parë pas zgjedhjes se Donald Trump, në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se  do të presë nëse presidenti i ri amerikan do t’i ndryshojë politikat amerikane për Sirinë, tha Assad në një intervistë për një televizion portugez.  “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të në zhdukjen e terrorizmit në Siri”, deklaroi presidenti sirian.

Megjithë deklaratat premtuese të Donald Trump gjatë fushatës se do të luftoje ekstremistët islamikë ne Siri, Assad është treguar skeptik për mbajtjen e premtimit nga ana e Trump.

Për herë të parë në Detin e Vdekur

Postuar në 16 Nëntor, 2016 10:32

Distanca mes Jordanisë dhe Izraelit është kaluar për herë të parë nga notarët të pajisur me maska të posaçme. Deti i Vdekur është deti më i kripur në botë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS