Largimi i Call Center-ve nga Shqipëria, Klosi: Do negociojmë me qeverinë italane që ligji të ketë sa më pak ndikim
Alarmi për perspektivën e kompanive Call Center ku janë të punësuar rreth 25 mijë të rinj ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare që është takuar me përfaqësues të këtij biznesi. Kryetari i shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentiam Drenova deklaroi se disa kompani janë tërhequr nga investimet e planifikuara. Por Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë deklaroi se qeveria shqiptare do të negociojë me Italinë në mënyrë që ligji i ri që pritet të miratohet në Senat brenda muajit dhjetor të ketë sa më pak ndikim në aktivitetin e kompanive në Shqipëri.
Kreditë e këqija, bankat do të marrin para nga shteti
Pas çdo ligji të ligjvënësve shqiptarë ka një korrupsion. Kështu do të perifrazohej në kushtet tona thënia e Balzakut: “Pas çdo pasurie të madhe fshihet një krim i madh”. Vini re, se si propozohen dhe miratohen në kuvend ligje për plehrat, për lojërat e fatit, për koncesione pa garë, për shërbime publike që u kalojnë privatëve, për pasuri publike që tjetërsohen.
Trump zgjedh për Ministër të Mbrojtjes një ish-komando të luftës në Afganistan e Irak
James Mattis një ish-marin i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan është zgjedhur sekretar mbrojtjeje. Lajmi është dhënë nga presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili ka nisur një tur për të falenderuar qytetarët amerikanë që e zgjodhën në krye të shtetit.Mattis i njohur ndryshe si Mad Dog, ose qeni i cmendur ka qënë një nga kritikuesit kryesor të politikës së jashtme të Obamës në Lindjen e Mesme, sidomos në Iran.
Buxheti 2017 kalon në parim. Opozita braktis votimin
Projektligji për buxhetin e shtetit të vitit 2017 është miratuar sot në orët e para të mëngjesit me votat e shumicës qeverisëse. 16 orë diskutim në seancë plenare nuk sollën ndonjë pajtim mes palëve, të cilat përherë votojnë kundër buxhetit të njëra-tjetrës. Projektligji është miratuar në parim me 82 vota, ndërkohë që opozita, Partia Demokratike, ka braktisur seancën në momentin e votimit.
Gjahtarët e Afrikës në aksion(foto)
Fotografitë janë realizuar nga Charlie Hamilton James dhe paraqesin pamje të spektaklit të dhunshëm në savanën afrikane.
http://news.nationalgeographic.com/2016/11/savage-kingdom-lions-leopards...
“Duhet reaguar ndaj politikës së 'click'. Nuk ekziston një politikë pa profesionalizëm, as edhe një botë pa elita”
Politika e klikut. Ky është një term me të cilin ish-presidenti Italian, Giorgio Napolitano ka përshkruar metodat që vë në jetë një lëvizje si ajo e Beppe Grillos, “5 yjet”. Duke folur në një ceremoni, Napolitano ka bërë disa vlerësime mbi politikën e sotme, e cila po kalon në varësi të teknologjisë duke thjeshtuar shumë nga detyrat e saj.
Të dhëna të pazakonta, 39.3%e femrave në Egjipt të ngacmuara seksualisht nga të afërmit
Disa të dhëna të fundit për Egjiptin zbulojnë një situatë të pazakontë për trajtimin e femrës në këtë vend. Nga një studim i kryer nga prof. Madiha Obada e universitetit të Sohag, rezulton se ngacmimet seksuale ndaj femrave në këtë vend janë rritur me 78.6%. Në një shifër absolute 62.1% e femrave të të gjitha moshave kanë qenë subjekt i ngacmimit seksual, prej të cilave 76.4% kanë qenë subjekt ngacmimi më shumë sesa njëherë.
Papa Françesku dhe Stephen Hawking - takimi në Romë
Femrat ndahen: Ato që kanë jetuar para Sarës dhe ato pas Sarës
"Nuk do të rikandidoj"
Presidenti francez Francois Holande ka deklaruar se nuk do të garojë për një mandat të ri. Socialisti ka një rënie të popullaritetit dhe lëvizja e tij është më shumë koniunkturale, sa kohë që republikani, Fillon, shihet si favorit.
