"Kundër Shqipërisë", thotë kryeministri për kritikat dhe kushtet Ndaj Qeverisë
Komunikimi i javës nga kryeministri ka vënë në transmetim idenë se qëndrime si ato të Krichbaum, janë kundër Shqipërisë, e jo kritikë e kushte ndaj qeverisë.
Kotzias: Kushte të reja për Shqipërinë në takimin e liderëve të BE-së në dhjetor. Droga një prej tyre
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka parashikuar se samiti i dhjetorit i liderëve të Bashkimit Europian do të theksojë një sërë kushtesh që Shqipëria duhet të zbatojë para se të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Në një intervistë për radion greke Alpha, të dielën, Kotzias ka theksuar se ai personalisht e don Shqipërinë në BE, pasi sipas tij, në këtë mënyrë Shqipëria do të jetë një fqinj më i mirë.
Hillary Clinton para zgjedhjeve: Mosnjohja e rezultatit, kërcënim i frikshëm për demokracinë
Sot Clinton merr pjesë dhe nxit rinumërimin.
KE-ja konfirmon qëndrimet e Gunther Krichbaum: "Shekulli" referon raportin vjetor: Shqipëria, republikë e kanabisit, zë 2.5% të PBB-së
“Të ardhurat ilegale nga bimët narkotike, kanabis sativa në Shqipëri zënë 2,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”. Kjo theksohet në raportin e Komisionit Europian që vlerëson ecurinë e vendit tinë për vitin që po mbyllet.
Qeverisje “Made in PS”: Parku Sportiv i Durrësit transformohet në shesh ndërtimi
Gazeta “Shekulli” shkruan sot për një vendim të Bashkisë së Durrësit e cila ka dhënë leje ndërtimi në një terren sportiv të qytetit.
Ylberi në një ekspozitë arti (Foto)
Artisti meksikan, Gabriel Dawe suprizoi vizitorët e ekspozitës së tij me krijimin e ylberit artistik, duke i bërë ata të besojnë se po shihnin vërtet fenomene meteorologjike. Struktura është konceptuar si një lojë me ndriçimi në një dhomë
Puna e artistit meksikan ka të bëjë me kulturën subversive të mashkulloritetit dhe arrogancës së koncepteve që janë rrënjosur në mënyrë në jetën e përditshme
Fotolajm/Parisi u ka lezet dy intelektualëve të PD-së, Xhelal Mziut dhe Eduard Halimit
Mediat përcjellin foto të një darke mes ish-ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi dhe kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Të dy ndodhen në kafen e madhe të Operas. Spekullohet se këto janë zona të shtrenjta, por me sa duket opozitarizmi të shtyn drejt kursimeve.
Dokumenti i anëtarësisë në Rininë Fashiste/Një prononcim i Nexhmije Hoxhës që shton mjegullën
Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, publikoi tri ditë më parë një dokument sipas të cilit, Nexhmije Hoxha, e veja e Enver Hoxhës, ka qenë pjesë e Rinisë Fashiste.
Dje Artan Lame, koleksionist i periudhës fashiste, jepte një version se përse dokumenti – origjinal edhe sipas tij – nuk provonte anëtarësimin e Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste. Lame thotë se inkuadrimi në Rininë Fashiste ishte i përgjithshëm ndërkohë që hyrja në parti ishte vullnet i personit. Njësoj si në kohën e regjimit të Enver Hoxhës.
Lufta, triumfi i maskarenjve, manipulatorët dhe sehirxhinjtë e të ashtuquajturës botë akademike*
Në këta njëzet e pesë vjet tema e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare (më poshtë: LANÇ dhe Lufta) është prekur dhe është trajtuar në mënyrë të përsëritur. Mund të thuhet, madje, që ajo ka qenë periudha e historisë sonë më e pranishme në faqet e shtypit të shkruar. Vetëkuptohet që për shkak të ndryshimeve rrënjësore, që pësoi shoqëria në fillim të viteve ’90, ndryshoi rrënjësisht – në shumicën dërrmuese të trajtesave – edhe këndi i vështrimit të kësaj periudhe.
Një bunker në zemër të Tiranës historike
Në qendrën historike, të prishur rishtazi për të disatën herë në disa vite rradhazi, të Tiranës nuk kuptohet pse qeveria ia doli të ngrinte një bunker, ndërtim nga e para një imitim i origjinalëve të periudhës komuniste. Në sheshin midis Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transportit dhe më afër kësaj të fundit, për muaj me radhë u punua për ngritjen e një bunkeri të betontë që shërben si hyrje në një muze të pretenduar të periudhës komuniste.
