Ndihma amerikane u kushtëzua me mobilizimin masiv të ukrainasve
Paketa e re e ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, duket se është kushtëzuar me mobilizim masiv të trupave nga Kievi. Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, citon burime diplomatike nga Brukseli, sipas të cilëve dekreti presidencial i Volodymyr Zelenskiyt – të cilin TASS e raporton për Vladimir Zelenskiy - për mobilizimin e detyruar të ukrainasve, shoqëruar me sanksione të rënda për ata që shmangen, ka qenë i diktuar nga nga Aleanca Perëndimore që ka kërkuar trupa në terren përpara sesa të vijojë me furnizimin me armë dhe municione.
Të shkruash për atë që nuk je, është të eksplorosh se kush je
Ndërgjegjja e kafshëve, një mundësi reale
Në vitin 2022, studiuesit e Universitetit Queen Mary të Londrës vunë re te bletët një sjellje të pazakontë: ato angazhoheshin në një aktivitet që mund të përshkruhej vetëm si lojë. Disa topa të vegjël prej druri, insektet i shtynin dhe i rrotullonin. Sjellja nuk kishte asnjë lidhje të dukshme me çiftëzimin ose mbijetesën, dhe as nuk u nxit nga shkencëtarët. Ishte, me sa duket, vetëm për argëtim.
Genocidi (vet)izolon Serbinë
Duket se diçka ka ndryshuar në raport me Serbinë. Nëse pak muaj më parë, presioni perëndimor orientohej kryesisht drejt Kosovës, aktualisht, SHBA dhe BE po detyrohen të lëvizin ndaj Serbisë. Kjo u bë e qartë edhe pas një takimi të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, me zv.sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Euraziatike, James O’Brien.
Gjykata Kushtetuese kroate: Presidenti Milanoviç nuk mund të kandidojë për kryeministër
Gjykata Kushtetuese kroate ka vendosur se presidenti aktual Zoran Milanoviç nuk mund të bëhet kryeministër. Vendimi vjen pas zgjedhjeve të 17 prillit në të cilat partia e Milanoviçit u pozicionua e dyta pas asaj të kryeministrit Andrej Plenkoviç, i cili drejton ekzekutivin që nga viti 2016.
Është apo luan? Problemi në fakt është që i shkon
Ilir Meta është çmendur.
E dëgjon përherë e më shpesh këtë fjali për ish-presidentin që pas shfaqjeve në paralele, shtangë dhe stërvitje, ka nisur e bërtet pa arsye, ndërkohë që po u dhuron atyre që kanë stomak të shohin sesi ai e përballon sherrin me gruan e vet, Monika Kryemadhi. Një shfaqje që nuk gjen arsye publike dhe as shpjegohet dot mirë.
Çmimi i votës dhe pazari i mafias
Çfarë kërkohet që të zgjidhesh? Djersë, përpjekje, angazhim... Mirë, në rregull. Por pyetja është tjetër: sa kushton të zgjidhesh? Sa para duhen për të siguruar një vend në Parlament? Sa për t'u bërë kryetar bashkie? Dhe cilat janë tarifat për Parlamentin Evropian? Po për Senatin? Duhet pyetur ai që ka listën e çmimeve dhe duhet bërë shpejt: organizatat kriminale. Janë ata që ofrojnë platformën e lançimit, karburantin, ekspertizën.
Ku të futemi nga "zero toleranca" e socialistëve?
Ky që është kryeministër tani, ka inaguruar edhe disa shprehje “tipike” në komunikimin publik, me gjasë për t’u dalluar nga turma dhe për të afirmuar se është edhe penë e publicistikës. “Në krye të herës”, “forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës”, janë vetëm dy që vijnë si muzikë monotone në kujtesë. “Zero tolerancë” është një tjetër shprehje që është bërë gati si devizë e asaj që grupimi qeverisës e shpall si “shteformim”.
Forcat ruse tërhiqen nga Karabaku, Azerbajxhani merr kontrollin
Forcat ruse po tërhiqen nga rajoni i Karabakut në Azerbajxhan, ku kanë qenë të vendosur si paqeruajtës që nga përfundimi i një lufte në vitin 2020. Lajmin e konfirmuan zyrtarë të të dy vendeve.
Erjon Veliaj nuk mund të jetë më kryetar bashkie
Protestues dhe përfaqësues të njohur të opozitës parlamentare janë duke protestuar para Bashkisë së Tiranës ku qëndron në detyrë Erjon Veliaj. Protesta nuk ka as shkak të stisur, as motiv madhor, as qitje të largët: ajo është e thjeshtë. Në Bashki qëndron një ndër hajdutët më të mëdhenj të dyshuar në Shqipëri dhe ka disa njerëz – me kusure kuptohet – që po thonë që ai të ikë.