Drejtësia spanjolle liron “gabimisht” një prej më të kërkuarve nga Interpoli

Postuar në 23 Prill, 2024 15:00

Lideri i një karteli droge në Spanjë i shpëtoi drejtësisë falë një "gabimi" që kjo e fundit bëri në rastin e tij.

Alibia e re/Boris Johnson e sabotoi "paqen" Rusi-Ukrainë në një aspekt filozofik

Postuar në 22 Prill, 2024 20:37

Kritikët e luftës në SHBA u ritkhehen herë pas here negociatave të mbajtura në Stamboll mes Ukrainës dhe Rusisë në pranverën e vitit 2022, për dështimin e të cilave fajësojnë shpesh Perëndimin dhe kryeministrin e atëhershëm britanik, Boris Johnson. Një argument të ngjashëm ngre edhe presidenti rus, Vladimir Putin, në intervistën e tij me Tucker Carlson.

Shenja të një konfrontimi direkt mes fuqive bërthamore

Postuar në 22 Prill, 2024 15:20

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Perëndimi po përgatit terrenin për konfrontim direkt mes fuqive bërthamore. Në një videomesazh me rastin e konferencës për mospërhapjen e armëve, mbajtur në Moskë, Lavrov ndër të tjera ka thënë se:

Edhe Bentley e ndien krizën

Postuar në 22 Prill, 2024 14:01

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i kompanisë që prodhon makina super të shtrenjta, Adrian Hallmark, e shpjegon këtë rënie me "një nivel të ri të ndjeshmërisë emocionale" te klientela.

Kusht zyrtar i BE-së: Integrim i Serbisë në varësi të normalizimit të raporteve me Kosovën

Postuar në 22 Prill, 2024 13:26

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën. Ky ndryshim ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok. 

Buxheti botëror për mbrojtjen thyen çdo rekord

Postuar në 22 Prill, 2024 11:42

Shpenzimet ushtarake globale kanë arritur një rekord prej 2440 miliardë dollarësh pas rritjes më të madhe vjetore të shpenzimeve të qeverive për armë në më shumë se një dekadë.

Një raport i Institutit Ndërkombëtar për Kërkimet e Paqes në Stokholm (SIPRI) konkludon se rritja prej 6.8% midis 2022 dhe 2023 ishte më e larta që nga viti 2009.

India nis përpjekjet për ta bërë Rupi-n monedhë alternative në botë

Postuar në 21 Prill, 2024 19:00

Dobësimi i monedhës indiane, rupi, në raport me dollarin amerikan ka sjellë si pasojë rënien e fuqisë së saj blerëse në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e kostove të importit. India, e cila është e varur nga importi i naftës, po e vuan zhvlerësimin e monedhës vendase.

Një vaksinë e vetme për të gjitha viruset

Postuar në 21 Prill, 2024 16:46

Një vaksinë e vetme që mund të mbrojë nga të gjitha viruset është pranë finalizimit. Ajo po zhvillohet nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë – Riverside.

Rong Hai, virolog dhe bashkautor i një punimi të ri mbi vaksinën, botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, thotë se vaksina ARN "është gjerësisht e aplikueshme për çdo virus, gjerësisht efektive kundër çdo varianti të një virusi dhe e sigurt për një spektër të gjerë njerëzish. Kjo mund të jetë vaksina universale që ne kemi kërkuar".

Holanda mbyll fushën më të madhe të gazit në Europë

Postuar në 21 Prill, 2024 14:15

Holanda ka mbyllur zyrtarisht fushën e gazit Groningen, pasi autoritetet vendosën t’u japin fund operacioneve të shpimit në vend për të kufizuar rreziqet sizmike.

Që nga tetori i vitit 2023, fusha e gazit ka prodhuar me kapacitet të reduktuar për shkak të shkurtimeve të prodhimit, masa të marra gradualisht pas dëmtimit të mijëra ndërtesa gjatë viteve. Megjithatë, 11 puset e saj mbeten të hapura në rast të një dimri të ashpër dhe për shkak të situatës së pasigurt ndërkombëtare në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë.

Shqetësime në Beograd për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë

Postuar në 21 Prill, 2024 13:15

Ish-kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, aktualisht kreytare e Parlamentit të Serbisë, ka eklaruar se mesazhet e kreut të NATO-s për Europën, Christopher Cavoli për shtim trupash në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, janë shqetësuese. Sipas saj, NATO qëndron edhe pas rezolutës në OKB për Srebrenicën ku do të përcaktohet termi genocid për atë që ndodhi dekada më parë dhe që në interpretimin e palës serbe, çon në ndarje edhe më të thella në rajon.

Kjo do të hapë Kutinë e Pandorës. Pas kësaj, Zoti i ndihmoftë të gjithë ata për atë që kjo do të shkaktojë

Pages

Subscribe to ResPublica RSS