Kreu i KQZ-së: Dekriminalizimi, thuajse i pamundur çertifikimi i 7 mijë kandidatëve

Postuar në 13 Janar, 2017 13:35

Zbatimi I ligjit për dekriminalizimin paraqet vështirësi serioze në përmbushjen e afateve. Të paktën këtë ka deklaruar sot gjatë një tryeze me përfaqësues të shoqërisë civile, kreu I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.

Ne do të ndodhemi përpara një problemi shumë të madh objektiv, kohor për të kaluar në sitë afërsisht 7 mijë kandidatë. Dhe nëse kjo do të ndodhë paraprakisht, do dal dhe në batuta të tilla se zor do të kemi konstituim të parlamentit se ne nuk mund të arrijmë të çertifikojmë dot 7 mijë të tillë”, tha ai.

Paguajmë 43 njerëz për imazhin e Këtij

Postuar në 13 Janar, 2017 13:19

Prezenca e vazhdueshme dhe konstante në media e ka vënë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në qendër të akuzave për ndikim të tepruar mbi linjën e tyre editoriale dhe informacionet e pafiltruara që ato transmetojnë në lidhje me punën e tij në krye të njësisë vendore. Një prej akuzave që i drejtohet rëndom qytetarit të parë të Tiranës lidhet me prodhimin nga Departamenti i Informacionit të kronikave televizive të gatshme, të cilat më pas transmetohen në edicionet kryesore të lajmeve pa filtër editorial nga gazetarët dhe redaktorët e mediave kryesore në vend. Sasia dhe cilësia e in

Drejt një Republike "personale" të Erdogan

Postuar në 13 Janar, 2017 11:37

Parlamenti turk ka votuar së fundmi amendamentet kushtetuese që i japin fuqi të reja presidentit të vendit. 
Detyrat e presidentit, kërkesat për të qenë kandidat për president dhe kufizimet e parlamentit për të ushtruar mbikëqyrje, të gjitha janë votuar duke hapur rrugën që Turqia të kthehet gati në një Republikë Personale e Reccep Tayyip Erdogan, të paktën siç raporton Hurriyet. 

Beogradi zyrtar: Lirimi i Haradinajt i influencuar nga BE-ja

Postuar në 13 Janar, 2017 11:03

Lirimi i Ramush Haradinajt, ndonëse me kusht, ka vënë në lëvizje drejtuesit politikë serbë. Mediat bëjnë me dije se kryeministri i vendit Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar një mbledhje të posaçme të qeverisë për “të marrë një vendim” rreth kësaj çështjeje. Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë ende, por duket se Serbia po lëviz drejt adoptimit të kartës Haradinaj dhe kartës së krimeve, si kushtëzim për negocimet me BE-në dhe dialogun me Kosovën.

Droga, kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare

Postuar në 13 Janar, 2017 10:53

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka dhënë një intervistë në Top-Story. Pjesa më interesante e intervistës është diskutimi për çështjen e kanabisit. Manjani nuk i heq asgjë mendimit të tij për të future ushtrinë në luftë ndaj kultivimit, duke cilësuar se tashmë me pagesat 20 000- 40 000 lekë, “njerëzit po preferojnë të dalin partisan në mal te hashashi”.

Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyrë të frikshme”, tha ai.

Dragoi i detit ngjyrë rubini - për herë të parë në video

Postuar në 13 Janar, 2017 10:42

Lajm i fundit/Edi Rama shkarkon Endri Fugën. Arsyeja: Nuk pranon të shkruajë pa emër kundër LSI-së edhe për katër vjet

Postuar në 12 Janar, 2017 22:03

Komedia elektorale në ShBA – Hapet hetim për FBI-në dhe drejtorin Comey

Postuar në 12 Janar, 2017 21:11

Departamenti i Drejtësisë në ShBA deklaroi sot përmes Inspektorit të Përgjithshëm, Michael Horowitz, se do të nisë një hetim për veprimet e FBI-së dhe drejtorit të saj James Comey gjatë zgjedhjeve presidenciale. Vendimi i Comey për të rihapur hetimet për çështjen e e-maileve 11 ditë para zgjedhjeve ndërkohë që ai në korrik cilësoi se Clinton nuk do të ngarkohet me akuza, shihet me dyshim. 

Ndërron jetë këngëtarja Anita Take

Postuar në 12 Janar, 2017 20:53

Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare këngëtarja Anita Take. Ajo i përket një brezi të hershëm, ndër të parët e muzikës së lehtë shqiptare. Take veçohej për zërin e ëmbël dhe performancën e ngrohtë në këngë që do të kujtohen si “Më do apo s’më do”, “Në mes të gushës ke një pikë” etj..
Ajo është nderuar me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. 

 

Shteti kundër shtetit – shërbimet amerikane, partnerëve në Izrael: Trump nuk është i besueshëm

Postuar në 12 Janar, 2017 19:09

Mediat izraelite raportojnë sot për një zhvillim që mund të prekë marrëdhniet mes Izraelit dhe SHBA-së. Gazeta “Haaretz” referon raportimet e një gazetari investigativ, Ronen Bergman, sipas të cilit komunittei i shërbimeve sekrete amerikane, ka paralajmëruar shërbimet izraelite që të mos ndajnë informacione të klasifikuara me shërbimet e administratës Trump pasi ato mund të rrjedhin drejt Rusisë dhe Iranit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS