Prishet muri i Mitrovicës
Muri në veri të qytetit është prishur sot duke i dhënë fund një ndarjeje artificiale. Prishja e murit u bë pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.
Trump merr goditjen e parë, rrëzohet nga Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit në SHBA ia ka rrëzuar kërkesën Presidentit Donald Trump për zhbërjen e vendimit të një gjykate federale, e cila “ngriu” urdhrin e Trump për revokimin e vizave për 7 vende myslimane.
Kështu, gjyqtari James Robart i Uashingtonit e pezulloi përkohësisht udhrin e Presidentit javën që shkoi, pas situatës kaotike të krijuar në vend për revokimin e vizave. Trump e cilësoi gjykatësin si qesharak. Pas kësaj, Shtëpia e Bardhë apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit në San Franciso ia rrëzoi kërkesën Shtëpisë së Bardhë.
Në kërkim të Legenit me Pyetje Enigmë...
Biseda mes Haki Hasanbegajt dhe Elton Çiçës, publikuar në media zbuloi se në sferat e larta është dikush që ata e quajnë Legeni. Kush është pra Legeni? Hetimi ka nisur...
Sensualiteti i Melania Trump
Kryeministri i Rumanisë tërheq dekretin për amnistinë e të korruptuarve
Kryeministri i Rumanisë Sorin Gkrinteanou njoftoi tërheqjen e dekretit të diskutueshëm mbi amnbistinë e korrupsionit, i cili çoi në protesta masive në vend. “Do të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme për ta anulluar, shfuqizuar apo gjetur një zgjidhje legjitime në mënyrë që ai dekret të mos zbatohet”-deklaroi kreu i qeverisë rumune duke shtuar se se nuk dëshiron të "ndajë Rumaninë".
Fotolajm/Kur hovi i Rilindjes sfidon edhe natyrën
Kryebashkiaku i Tiranës po kapërcen çdo kufi në funksion të manipulimit me rolin e modelit të ri në politikë, që i ngjan njeriut të ri apo heroit të dikurshëm të socrealizmit. Është i aftë të inskenojë deri në detaj regjinë e shërbëtorit të popullit që nuk ndalet para asnjë vështirësie, as natyrore madje. Në aktivitetin e radhës në Zallbastar u shfaq duke inspektuar punimet e një ure, duke folur me inxhinierët dhe më pas me popullin, ndonëse shiu binte litar.
Videolajm/ PS e ka të vështirë të ndahet nga Elvis Rroshi
I është hequr mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe është shkarkuar nga kryeministri, e megjithatë ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është ende trënfadili i Kavajës për Partinë Socialiste. Kjo e fundit e njeh ende si kryebashkiak edhe pse ligji i dekriminalizimit i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike.
Muezinë të një ambasadori, por jo të reformës në drejtësi
“Ne themi Lenini dhe nënkuptojmë Alibia”.
Këto fjalë i atribuohen Majakovskit, poeti të njohur, në kohën kur revolucioni bolshevik po asociohej si vepër e një njeriu, thëniet dhe shkrimet e të cilit po zëvndësonin Biblën në tempullin e pushtetit. Në Shqipëri kjo thënie mundet fare mirë të zëvendësohet me: “Ne themi Lu dhe nënuptojmë reforma në drejtësi”.
Kush tha që vetëm shenjat e gishtave janë unikë?
BE-ja drejt Europës së vjetër: Zyrtarizohet ndarja mes "klubit të vendeve të zhvilluara dhe “të tjerët”
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se pas Samitit të Romës që mbahet muajin e ardhshëm mund të adoptohet një udhëzues i ri për atë që ajo e quajti “Europa e shpejtësive të ndryshme”. Në 60 vjetorin e Bashkimit Europian, liderët e 27 vendeve do të përpiqen të shpallin një dokument për periudhën post-Brexit, i cili duhet të rregullojë standardet e integrimit, aderimin në të njëjtën monedhë, duke lënë hapësirë për vendime të alternuara nga secili vend.
