Qeveria teknike, TVSh: Largimi i Ramës, Kushtetuta sugjeron mocionet
Ideja e qeverisë teknike është tanimë në qendër të debatit, aq sa edhe Telvizioni Publik Shqiptar i ka kushtuar sot një trajtim të vetin. Në faqen e këtij institucioni publikohet një lajm sipas të cilit variantet kushtetuese për largimin e kryeministrit janë vetëm dy:
Ervin Koçi zgjidhet drejtor i AMF-së
Ish-deputeti socialist, Ervin Koçi, është votuar nga Parlamenti në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, pas shkarkimit të Enkeleda Shehit. Parlamentoi votoi me 71 vota, 2 kundër dhe 3 abstenime. AMF monitoron të gjithë tregun financiar jo bankar në vend, që nga sigurimet, pensionet private deri tek fondet e investimeve. Nën drejtimin e Shehit, AMF-ja u ekspozua keq në raport me zhvillimet në tregun e sigurimeve të automjeteve.
Suksesi i konçesionuar i Erion Veliajt
Ka një lloj konstatimi se kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj pamvarësisht retorikës shumë herë të tepruar që përdor në daljet publike po kryen disa punë që kontrastojnë dukshëm me “gjumin” e ish-kryebashkut Lulzim Basha. Në më shumë se 1 vit që drejton bashkinë e kryeqytetit Erion Veliaj ka rritur koston e transportit publik, ka taksuar parkimin e automjeteve dhe ka marrë autorësinë e të paktën 2 veprave të mëdha publike, Bulevardit të Ri të Tiranës dhe Pazarit të Ri, për të cilat Partia Demokratike thotë se janë projekte të nisura nga ish-kryetari Basha.
Pyetja e NASA-s: A është ky krater i një përplasjeje në Mars?
Imazhi është publikuar nga agjencia amerikane e hapësirës me pyetjen se për shkakun e deformimit. Pamja është fotografuar në Polin e Jugut në Mars nga "Mars Reconnaissance Orbiter".
Bluja egjiptiane përmirëson identifikimin e gjurmëve të gishtave
Bluja egjipitiane, pigmenti sintetik I krijuar 5200 vjet më parë, mund të përdoret për identifikimin e shenjave të gishtërinjve në sipërfaqe të vështira, duke e përdorur atë si pluhur. Pigmenti që është përdorur në dekorime, u krijua nga nxehja e një mikstimi bakri, rëre kuarcore, gëlqere dhe alkaline si natrium. Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se pigmenti emeton rrezatim infrared kur ekspozohet në një kënd të caktuar drite. Gjurmët e gishtave identifikohen duke lëshuar koncentrate pluhur mbi sipërfaqe të caktuara.
Sulmi kimik në Siri/Rusia: SHBA po rishikon politikat e veta. Damasku: Përfitues vetëm Izraeli
Një sulm me armë kimike në Idlib të Sirisë ka detonuar tërbimin turko-amerikan kundër Bashar al Assad. Edhe presidenti amerikan, i pandjeshmi Donald Trump foli dje për aksion ushtarak ndaj Assadit, ndërkohë që presidenti turk Erdogan nuk kursue thuajse edhe mallkimet. Duket se të dyja vendet po riafrohen në interesin e tyre për Sirinë, ndërkohë që Turqia është firmosëse e Konferencës së Astanas bashkë me Iranin dhe Rusinë, e përmes të cilës zgjidhja në Siri kalon jashtë kufijve të Washingtonit. Mirëpo armët kimike janë një çështje ende serioze në një botë që po shkallmon çdo normë morale.
Vuçiç: Bëhet fjalë për Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë
Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një mesazh jo pak “provokativ” kur përmes një interviste për “Politico” në SHBA, ka deklaruar se bashkimi ekonomik dhe doganor i Ballkanit Perëndimor është në fakt një rikrijim tregu i Jugosllavisë së vjetër plus Shqipërinë.
Kina dërgon zv/kryeministrin në Shqipëri
Zv./kryeministri i Kinës Zhang Gaoli do të vizitojë Shqipërinë, në kuadrin e një turneu në Europën Lindore. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Hua Chunying, noftoi se me ftesën e qeverisë së Rusisë, Estonisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Kazakistanit, zv./kryeministri Zhang Gaoli do t'i vizitojë këto pesë vende nga data 11 deri më 19 prill.
LSI-ja duhet të dalë nga qeveria që propozimet e saj të fitojnë besueshmëri
Lëvizja pështjelluese e Ilir Metës mund të ketë zënë në befasi vetëm socialistët e Edi Ramës që tani po dalin solidarë të shefit të tyre. Por aty nuk ka asnjë gjë të re krahasuar me aktet politike, as mish as peshk të LSI-së. Kjo sjellje është e kuptueshme nëse vë në punë logjikën e një force si LSI-ja që percepton se mund të rritet vetëm duke dhënë garanci se do të jetë vazhdimisht në pushtet.
Indinjatë ndërkombëtare për regjimin e Asad
Bastisja me armë kimike në Siri ka shkaktuar reagime të shumë udhëheqësve botërorë, të cilët fajësojnë qeverinë e Asadit për masakrën me të paktën 86 civilë të vrarë, 30 prej të cilëve fëmijë dhe 20 gra. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Mjekët pa Kufij thanë se viktimat kishin simptoma të të shkaktuara nga agjentë neurotoksikë si gazit Sarin.
