Ilir Meta(j) "emërohet" President: U detyrova nga rrethanat

Postuar në 28 Prill, 2017 18:59

Ashtu siç pritej Ilir Meta ose Ilir Metaj siç e artikuloi Musa Ulqini bazuar në gjeneralitetet e gjendjes civile u emërua President i Republikës,  me një procedurë formale në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishin të pranishëm deputetët e shumicës, të cilëtnuk dolën nga rreshti por votuan në unanimitet kandidaturën e bashkëkryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, ose për t’u kthyer pas në kohë të njeriut me bllok, për të cilin Partia Socialiste protestoi në 21 Janar, ku vranë 4 veta.

Raporti i NATO-s: Elitat politike të Ballkanit, të painteresuara për demokracinë

Postuar në 28 Prill, 2017 18:20

Me normën e lartë të papunësisë, korrupsionit, erozionit i shtetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, shpesh me ndërhyrjen e Rusisë në punët e shtetit, Ballkani Perëndimor duhet të mbështetet fuqishëm në integrimin e tij euroatlantik”-thuhet në draft raportin e fundit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.Komiteti i Ekonomisë dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka hartuar draft raportin me titull "Tranzicioni ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Një vlerësim në prill të vitit 2017”,  i shkruar nga Richard Benyon, raportues për Mbretërinë e Bashkuar nga Partia Konservatore.

Një presidencë që kënaq punët private të vetëm dy njerëzve

Postuar në 28 Prill, 2017 18:19

Në prill të vitit 2013 u tha se koalicioni me Ilir Metën u bë në emër të nxjerrjes nga skena politike të Sali Berishës. Pa pyetur shumë mendimin njerëzve, Edi Rama, pranoi pazarin e ndërmjetësuar dhe mandej eci përpara. Në politikë njësoj si në çdo sipërmarrje duhet pak guxim, pabesi, marrje rreziku që të ecësh. Kjo e Edi Ramës në fakt ishte dorëzim dhe dëshpërim në kushtet kur Sali Berisha e kishte dhunuar rëndë në planin psikologjik kreun e PS-së.

Ortakëria që duhet ndalur

Postuar në 28 Prill, 2017 15:15

Qarku po vjen e mbyllet drejt dy njerëzve që tërheqin zvarrë mullirin qeverisës, mulli që në katër vite e ka destabilizuar, zhbalancuar, politizuar, kriminalizuar, kanabizuar Shqipërinë dhe ka nxjerrë rreth 450000 shtetas jashtë vendit, në një jetë e të ardhme të pasigurt. Përpjekja europiane përmes dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckstein për një zgjidhje të krizës ditën e martë, 25 prill 2017, thuhet se dështoi me sukses të plotë.

Zaev: Ishte tentativë për vrasje me paramendim

Postuar në 28 Prill, 2017 15:12

Zoran Zaev dhe përfaqësues të partisë së tij kanë dalë sot në një konferencë për shtyp, ku binte në sy manikota në fytyrën e disa prej tyre. Zaev deklaroi se ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë, mbrëmjen e datës 27 prill, ishte tentativë vrasjeje me paramendim. Sipas tij zv.ministri i Brendshëm, Mitko Çakov duhet të japë dorëheqje, ndërkohë që Agim Nuhiu, ministër i Brendshëm, është larguar. Policia u pa qartë të bashkëpunonte me huliganët-protestues që kapërcyen gardhin e parlamentit dhe ushtruan dhunë.

Orgazëm në "kazanin mediatik": Meta del i Pastër

Postuar në 28 Prill, 2017 13:52

Nuk e ka vjedhur energjinë elektrike, nuk ka ndërtim pa leje dhe ka bërë transparencë me paratë e partisë. 

Kundër demokracive hibride mbetet vetëm Rruga*

Postuar në 28 Prill, 2017 13:05

Nëse doni të kuptoni çfarë po ndodh në Europën Qendrore dhe pse mijëra të rinj janë lëshuar në rruugët e Budapestit, Bukureshtit, Bratislavës apo Varshavës, e vetmja gjë që duhe ttë bëni ëështë shihni filmin 25 minutës të Kristof Deak “Këndo”, fitues i Oskarit të këtij viti për filmin për të mirë të shkurtër në kategorinë live-action.

Rrëshqitja e Maqedonisë, pritet ndërhyrja e amerikanëve

Postuar në 28 Prill, 2017 12:45

Ngjarjet e një dite më parë në Maqedoni ishin një paralajmërim i fortë se vendi fqinj mund të rrëshqasë kollaj drejt destabilitetit. Përplasja ka vënë përballë Nikolla Gruevskin, kryeministër i një dekade  dhe fitues i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe opozitën e drejtuar nga "filoperëndimori" Zoran Zaev. 

E meriton për president! Tradhëtoi 83 mijë zemra, por edhe u mbushi xhepat ama!

Postuar në 28 Prill, 2017 10:47

A do të zgidhet Ilir Meta president? Gjasat janë që po, të zgjidhet. Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar vuv - deputetët në Grupin Parlamentar të PS-së që ta votojnë të gjithë. Mirëpo, teorikisht ekziston mundësia që kjo votë të mos jepet, që vuvët të gjallërohen e të mos e votojnë Metën. Kjo me siguri do të ishte skema eventuale e kalimit në zgjedhje të parakohshme, për shkak të prishjes së koalicionit.

40 punëtorë majë kullës në rafinerinë e Fierit - kërkojnë rroga dhe siguracione

Postuar në 28 Prill, 2017 10:38

Pages

Subscribe to ResPublica RSS