Një studim që sugjeron se kanabis frenon, ose prapëson plakjen e trurit

Postuar në 09 Maj, 2017 09:07

Ndoshta kriminalizimi i kanabisit është i padrejtë. Vetitë e tij mjekësore konfirmohen së fundmi edhe nga një kërkim I univeristetit të Bonit në Gjermani që në bashkëpunim me kolegë të universitetit hebraik në Jeruzalem kanë provuar se një kurë e dozuar me kanabis për një kohë të gjatë, arrin të prapësojë proceset e plakjes te minjtë. Plakja e trurit është normale si te çdo organ tjetër dhe kjo mund të verifikohet te rënia e aftësisë për vëmendje në shumë gjëra njëherësh, në aftësinë për të mësuar etj..Ka raste që kjo çon në demencë.

Koleget e duhura për zyrë

Postuar në 09 Maj, 2017 08:35

Xhafa shfryn policinë e Sajmir Tahirit

Postuar në 08 Maj, 2017 22:57

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa pranon për herë të parë publikisht se policia u gjet e papërgatitur për të parashikuar shpërndarjen e mbjelljes së kanabisit në gjithë vendin pas goditjes së Lazaratit. Sipas tij, kjo periudhë përkoi me rritjen e çmimit të kanabisit në Europë dhe hyrjen e një fare me cikël të shpejtje mbjelljeje dhe prodhimi që shkaktoi përhapjen e fenomenit në gjithë vendin.

Garanci nga kryeministri: Në Shqipëri nuk do bëhet nami

Postuar në 08 Maj, 2017 21:04

Kreu i qeverisë ishte në Berat ku foli para një audience të rinjsh, jo më shumë se 18 vjeç, takim që e përdori për të përcjellë dy mesazhe. E para se Shqipëria nuk ka për t’u destabilizuar pavarësisht skenarëve të Partisë Demokratike dhe e dyta që në 18 Qershor kjo e fundit mbyll kapitullin e saj si forcë politike.

Nishani dekoron Liri Belishovën dhe Llazar Fundon në ditën e Europës

Postuar në 08 Maj, 2017 20:37

Në Ditën e Europës që simbolikisht përkujton fitoren ndaj nazifashzmit Presidenti Nishani nderoi me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Liri Belishovën, Llazar Fundon, Edip Ohrin dhe Hamit Keçin për kontributin në luftë dhe qëndresën dinjitoze ndaj regjimit komunist.  Me këtë rast Nishani përcolli edhe një mesazh që lidhet me historinë e luftës së Dytë Botërore dhe rreziku që këto ngjarje të shfrytëzohen për kapital politik në kurriz të së vërtetës.

Guljelm Radoja: Brezi im në pritjë të Godosë, rininë e dominon paraja

Postuar në 08 Maj, 2017 17:02

Keni kaluar shumë peripeci në karrierën tuaj, për shkak të “biografisë” së familjes së bashkëshortes. Si rezistuat në skenë?

KQZ-ja miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit

Postuar në 08 Maj, 2017 15:32

Mbetet e paqartë strategjia e opozitës, e cila sot ka kundërshtuar përmes përfaqësuesve të vet në KQZ përmbajtjen e fletës së votimit, ndërkohë që i konsideron zgjedhjet e 18 qershorit si farsë me qeverinë aktuale. Ankimimi në Kolegj e fut procesin politik të protestës në moment delikat, pasi zgjedhjet ose i njeh, ose i konteston. Në fakt PD-ja po ecën në një rrugë që lë shtegun hapur për pjesëmarrje, por përtej 18 qershorit, kur formalisht përfundon mandati i qeverisë aktuale. 

Ndryshon gjithë policia, Çako nuk lëviz nga vendi

Postuar në 08 Maj, 2017 14:58

Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur të tjera ndryshime në strukturën e policisë, të cilat prekin nivelet e ulëta nga shefa krimesh deri në shefa komisariatesh. Vala ka përfshirë edhe Drejtoritë e Kufirit, dhe komisariatet e Tiranës dhe Durrësit.

Marina mbretërore britanike në stërvitje

Postuar në 08 Maj, 2017 14:50

Makron, çfarë ndryshon në politikën e jashtme të Francës

Postuar në 08 Maj, 2017 13:56

Presidenti i Republikës së Francës në bazë të kompetencave të dhëna me Kushtetutë, është, siç shpesh ka thënë francezët, një "monark i zgjedhur". Kjo është veçanërisht e dukshme në fushën e politikës së jashtme dhe atë të mbrojtjes.
Emmanuel Makron në bazë të premtimeve të fushatës dhe në veçanti në deklaratat pas zgjedhjeve duket i vendosur për ta marrë këtë rol që kujton Miteranin apo Gjeneralin De Gol.
Mënyra se si ai do të operojë në këto fusha është e rëndësishme duke pasur parasysh rolin e Francës në botë. Kujtojmë se Franca është:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS