ERTV censuron videon e "takimit" Rama - Basha

Postuar në 17 Maj, 2017 21:58

Pak para takimit të partive parlamentare një "takim" spontan mes Ramës dhe Bashës ka ndodhur në rrugë.

Rama ndalon para Bashes by e-d21

Fotolajm/Agron Duka dhe Fatmir Mediu qëllojnë në shenjë: "Shiten të gjitha biletat" për tryezën e krizës

Postuar në 17 Maj, 2017 21:49

Leksione kundër organizatës Gylen në auditorët e universiteteve publike, ministrja Nikolla spektatore (Video)

Postuar në 17 Maj, 2017 19:25

Që shteti shqiptar u ka hapur dyert shumë "lektorëve" që japin këshilla mbi demokracinë dhe përparimin kjo nuk është ndonjë gjë e re, por situata e krijuar në ambjentet e Universitetit të Tiranës me koordinatorin e Agjencinë turke TIKA në Tiranë, Eyup Yavuz Umutlu ka ekspozuar edhe njëherë raportin që kjo qeveri ka vendosur me autoritetet turke, që mesa duket kanë rekomandimin të shtrijnë vizionin e erdoganizmit  edhe në Universitetet laike të Shqipërisë, në frymën e re të vllazërisë që ka inspiruar udhëheqja.

Vizita që aktualizoi kërkesën për largimin e Edi Ramës

Postuar në 17 Maj, 2017 18:42

Situata e provokuar nga propozimet e zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee është paradoksale: i mbërritur në Tiranë për të presuar opozitën të hyjë në zgjedhje, ai ka lënë në tryezën e bisedimeve një draft që sikletos më së shumti socialistët dhe kryeministrin. Ky i fundit ka lënë të kuptohet se nuk e pranon draftin si të tërë, ka rezerva për disa pika, por nuk ka thënë Jo zyrtarisht.

Foto/Kreu i PD-së konfirmon pranimin e paketës Yee

Postuar në 17 Maj, 2017 15:31

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama përmes së cilës pranon se opozita është dakord me propozimet e zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee. 

Zaev merr mandatin. Jep garanci me shkrim dhe lexon tekstin përjashtues për Platformën e Tiranës

Postuar në 17 Maj, 2017 14:17

Një pikë kritike e krizave ballkanike duket se ka humbur sot intensitetin teksa presidenti maqedonas George Ivanov ka dorëzuar mandatin për krijimin e qeverisë kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Mediat në Maqedoni raportojnë për takimin e zhvilluar mes dy politikanëve, të cilët kanë rënë dakord me kushtin se Zaev ka dhënë garanci me shkrim që dispozitat e Platformës së Tiranës nuk do të adoptohen gjatë qeverisjes së tij.

Drafti i Yee për krizën

Postuar në 17 Maj, 2017 13:28

Këto janë pikat kryesore të propozimit që zyrtari amerikan Hoyt Brian Yee u la palëve politike shqiptare për t’u dakordësuar për zgjidhjen e krizës politike aktuale.

 

1.            Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;

2.            Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;

Shahu i kryeministrit: Kushtetuta alibi, Gjin Gjoni shpresë

Postuar në 17 Maj, 2017 13:09

Pas heshtjes më shumë se një ditore Partia Demokratike ka zbardhur gjithë përmbajtjen e takimit me zv/ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee dhe negociatat për krizën duke konfirmuar tërheqjen nga shumë prej kërkesave të saj. Në njoftim thuhet se diplomati amerikan i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, të cilit opozita i tha “po”.

E shkelim s’e shkelim, hyrja e opozitës në zgjedhje zhgënjen zërat kundër

Postuar në 17 Maj, 2017 11:29

Mesa duket kompromisi për marrëveshjen e hyrjes së opozitës në zgjedhje ka mbetur peng i datës se kur do të mbahen votimet, pasi për çështjet e tjera duket të jetë arritur një dakordësi, ku më kryesorja është tërheqja e opozitës për çështjen e Vetting-ut dhe votimi pa asnjë kusht i komisioneve të Vetting-ut

10 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake në botë

Postuar në 17 Maj, 2017 09:27

Instituti Ndërkombëtar për Paqen  ka renditur 10 vendet me shpenzimet më të mëdha ushtarake në mbarë botën për vitin 2016. Lista kryesohet nga Shtetet e Bashkuara që në vitin 2016 shpenzuan 611 miliardë USD. Më pas vjen Kina me 215 miliardë dollarë dhe Rusia me 69.2 miliardë dollarë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS