Vuçiç: Anëtarësimi i Serbisë në NATO zgjidh shumë probleme për Serbinë
Presidenti i zgjedhur serb ka përsëritur qëndrimin për neutralitet, por ka bërë një anim të lehtë nga Perëndimi
Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një sinjal të hënën gjatë një leksioni të mbajtur në Fakultetin e SIgurisë në Beograd, kur ka deklaruar se anëtarësimi i Serbisë në NATO do të zgjidhte shumë probleme për Serbinë. Por sipas tij një gjë e tillë do të shkonte ndesh me 75% të vullnetit të kombit serb, një balancë kjo që mban si status më të përshtatshëm neutralitetin e tanishëm.
Shpërthim në Mançester/ 22 të vdekur dhe 59 të plagosur
Nuk ka një shkak zyrtar për shpërthimin, por policia po përqendrohet te sulmi terrorist. Këngëtarja Ariana Grande që jepte koncert në Manchester Arena ka shprehur keqardhjen e thellë për ngjarjen.
Cher mbushi 71 vjeç!!!
"Erjon, kam dash me t'pyet: ça kuptimi ka titulli "Çelësi i Qytetit""? "Ka kuptimin: Ha dhe fli ku të duash paguan Bashkia". "S'ja vleka fare"
"U miratua vettingu. Moment fantastik në jetën time"
Kryeministri Edi Rama duket se e ka përjetim unik në jetën e vet miratimin e vettingut.
KIC 8462852 - "ylli i alienëve" nis të pulsojë sërish
Ministri i Jashtëm: Bashkëqeverisja PS-PD, e mundshme pas 25 qershorit
Ajo që nis më 18 maj pritet të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Nën emrin e reformave dhe integrimit, PS-ja dhe PD-ja kanë hapur derën e bashkëqeverisjes në ekzekutiv edhe pse nuk preferojnë që ta quajnë të tillë. I pyetur për këtë çështje në Report Tv, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se objektiv i PS-së mbetet kapja e 71 mandateve dhe programi. Në të kundërt siç tha vendos matematika e votave, pa përjashtuar këtu PD-në.
Parlamenti kalon me unanimitet qeverinë tekno - politike
Parlamenti shqiptar ka miratuar sot dekretet e Presidentit të Republikës, për shkarkimin e disa ministrave dhe emërimin e disa të tjerave. Më poshtë votimi:
1-Zv/kryeministri Niko Peleshi shkarkohet me 106 vota pro
Zv/kryeministrja Ledina Mandia emërohet me 119 vota pro dhe 2 vota kundër
2-Fatmir Xhafaj shkarkohet me 104 vota, 5 kundër
Dritan Demiraj emërohet me 107 vota pro, 4 kundër
3-Ogerta Manastirliu shkarkohet me 114 vota pro, 4 kundër
Arben Beqiri emërohet me 118 vota pro, 3 kundër
Është koha që njerëzimi të zhvendoset në tjetër planet
"Unë besoj fuqishëm se njerëzimi duhet të fillojë të kërkojmë planete të tjera si një opsion për strehimin e tij"- tha Stephen Hawking duke folur të shtunën në një seminar në Londër. Astrofizikanti i njohur dhe profesor në Universitetin e Kembrixhit përsëriti paralajmërimin se "mbijetesa njerëzore varet nga gjetja e një shtëpie të re" dhe theksoi se "kërkimi për kolonizimin e planeteve të tjera duhet të fillojë tani."
Kamzhik i ri për krimin elektoral
Marrëveshja Rama-Basha prodhoi edhe një Kod të Ri Penal për zgjedhjet, ku krimi elektoral dënohet me burg. Ndryshimet miratuan me konsensus dhe brenda 1 ore
Shkelja e fshehtësisë së votimit
Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e zgjedhësit, nëpërmjet fotografimit të fletës së votimit, ose filmimit të saj, shfaqjes tek persona të tjerë ose dokumentimit me çdo mjet dhe formë të mënyrës sesi ka votuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
