Videolajm/Gomonia me 34 refugjatë merr flakë

Postuar në 31 Maj, 2017 10:16

Videoja e realizuar nga forcat ajrore portugeze tregon një gomone me 34 refugjatë që merr flakë. Ata hidhen në ujë dhe fatmirësisht janë shpëtuar.

SHBA nis armatosjen e kurdëve të Sirisë, injoron kërkesën e Turqisë

Postuar në 31 Maj, 2017 10:07

Shtetet e Bashkuara njoftuan nisjen e operacionit për furnizimin me armë të kurdëve të Sirisë në përpjekje për të rimarrë qytetin sirian të Rakas të kontrolluar nga ISIS. Zëdhënësi i Pentagonit, Major Adrian Rankine-Galloëay tha se militantët kurdë morën armë të lehta dhe automjete nga ushtria amerikane.

Agjencia e BE: Sistemet e IT dhe masat për sigurinë, vënë në rrezik të drejtat themelore në Union

Postuar në 31 Maj, 2017 09:54

Vendimet e Bashkimit Europian për të hapur bazat e të dhënve dhe disponimin e tyre për operim nga aktorë jashtë nacionale në emër të luftës kundër terrorizmit bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut. Kreu I Agjencisë për të Drejtat Themelore në BE, Michael O’Flaherty deklaroi dje se hapja e bazës së të dhënave u jep mundësi disa subjekteve që të marrin në zotërim të dhëna personale përmes mënyrave joligjore.

Shpërthim i madh në zonën diplomatike në Kabul

Postuar në 31 Maj, 2017 09:24

Nga shpërthimi kanë vdekur 80 persona në një zonë që prek edhe ambasadat e vendeve të ndryshme. 

Apple drejt finalizimit të Motorit Neuronik në celularë

Postuar në 31 Maj, 2017 09:20

Apple mund të japë një tjetër goditje në tregun e telefonisë bashkë me të cilën me gjasë do të pasojë edhe një standard i ri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe masivizimin e saj. Kompania është duke punuar për një qark të integruar të quajtur Motori Neuronik Apple(Apple Neural Engine) i cili do të shërbejë për proceset e inteligjencës artificiale në pajisjet e telefonisë celulare.

Ishin dhe janë në Parlament, me votat e prindërve tanë, tonat, e ndoshta edhe të fëmijëve tanë

Postuar në 31 Maj, 2017 09:04

Ishin, janë dhe do jenë! E nisën jetën parlamentare më 1991-1992 dhe vijojnë të kenë mandate parlamentare edhe më 2017-2021. Vetëm 6, tre të majtë dhe tre të djathtë. Berisha, Ruçi e Shehu nga 1991; Majko, Ulqini dhe Shehi më 1992. Ruci ka bërë një ndërprerje më 1996, Berisha pa ndërprerje, Shehu bëri shkëputje më 2001 dhe 2013, Ulqini pati një ndërprerje në mandatin e parë të Ramës dhe Shehi gjithashtu me disa vite ndërprerje pas ndarjes nga PD. Por kanë mbetur në lojë dhe sot janë drejtues në parti ose aktiv në politikë. Bilanci i jetës së tyre parlamentare?

Video/Dy shpërthime në Bagdad - njëri në një dyqan akullloresh

Postuar në 30 Maj, 2017 23:36

Një dhunë dhe krime absurde në një vend ku shumëkush do të mbijetojë. Nga dy shpërthimet kanë vdekur 23 persona dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.

“Micotaqis, i pari kryeministër që priti Ibrahim Rugovën si përfaqësues legjitim të popullit të Kosovës”

Postuar në 30 Maj, 2017 22:12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot përmes një postimi në Facebook ngushëllimet e veta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit grek Konstandin Micotaqis. Nëpër rreshta Berisha ka përmendur një fakt që flet shumë për sensin e iniciativës që karakterizonte Micotaqis, një përfaqësues i konservatorëve grekë.

Diskriminoi PD-në, shkarkohet drejtoresha e Radio Televizionit të Gjirokastrës

Postuar në 30 Maj, 2017 19:16

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Radio Televizionit të Gjirokastrës zonjën Albana Allushi. Shkak për këtë shkarkim janë bërë raportet e bordit të monitorimit të mediave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilat tregonin qartë njëanshmëri të theksuar të partive të mazhorancës nw pasqyrimin e fushatews. Nga monitorimi i emisioneve te Radiotelevizionit të Gjirokastrës rezulton një anësi e theksuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim  dhe Partinë Socialiste , duke I dhënë zero minuta kohë Partisë Demokratike.

Administrata 169 milionë euro dëme taksapaguesve në 4 muaj

Postuar në 30 Maj, 2017 18:17

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se administrata publike i ka shkaktuar taksapaguesve 169 milionë euro dëme në katër muajt e parë të këtij viti. Buletini i sapopublikuar i Auditit përfshin periudhën janar-prill të këtij viti. KLSH vlerëson se pjesa më e madhe e këtij dëmi, 162 milionë euro vjen nga mosarketimi korrekt i të ardhurave që duhet të shkonin në arkën publike, ose nga abuzimi me shpenzimet e kryera nga administrata, ndërsa pjesa e mbetur prej 7.1 milionë euro i takon parregullsive dhe shkeljeve financiare nga institucionet e audituara.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS