Vendet nordike mund të bëhen "hambari i ardhshëm" i ushqimit

Postuar në 05 Qershor, 2017 17:48

Planktone, alga deti dhe insekte të ngrënshme ishin në menunë e kryeministrave të Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Islandës dhe Norvegjisë në takimin e 30 majit në Austevoll, në jugperëndim të qytetit të Bergenit në Norvegji.
Ata ndërmorën  një iniciativë të quajtur Zgjidhja Nordike ndaj Sfidave Globale, e cila synon të arrijë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së për vitin 2030.
Bujqësia është një kontribues i madh në ndryshimet klimatike, por deri më tani, vëmendja ka qenë kryesisht në kufizimin e emetimeve të karbonit nga industria dhe transporti.

"Politika ruse në Ballkan, sipas strategjisë së energjisë" - përpjekje për korridor neutral

Postuar në 05 Qershor, 2017 16:11

Gazeta britanike “The Guardian” raportonte dje për një plan të Kremlinit për të destabilizuar Ballkanin, sidomos Maqedoninë, plan për të cilin ajo pretendon se disponon apo ka parë dokumente origjinale sekrete. Aktiviteti i Rusisë ka zgjatur një dekadë përmes përhapjes së propagandës, sidomos në Maqedoni, me synimin e gjerë të vendosjes së influencës ruse në vendet e ish-Jugosllavisë. Moska është përpjekur të ndalojë hyrjen e tyre në NATO, çka pretendohet se shkruhet në materialet e siguruara nga Projekti për Raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Fotofakt/Aleanca shqiptaro - amerikane

Postuar në 05 Qershor, 2017 15:09

Pse origjina beratase e Edi Ramës nuk ngjan e vërtetë dhe cilat janë pasojat politike të saj?

Postuar në 05 Qershor, 2017 14:55

E mbani mend një vit e ca më parë kur kryeministri Edi Rama akuzohej në Parlament nga Sali Berisha se ai ishte kushëri me Milena Hariton? D.m.th kjo mund të quhet akuzë vetëm në Shqipëri, në politikën e saj, pasi ç’përgjegjësi ka njeriu i shkretë se kë ka kushëri?

Berisha ia hidhte fjalën se Harito ishte bërë ministre vetëm si kushërirë. Mirëpo lidhjet familjare të analizuara me mendje nga ministrja nxorën se një farë lidhje gjaku mes të dyve na dilte në brezin e katërt apo të pestë. Që këtej kryeministri shtroi në mes të parlamentit pyetjen me të futme për Berishën:

Sheshi qendror i Sarandës drejt përfundimit

Postuar në 05 Qershor, 2017 14:11

Fundi i Islamit otoman - Turqia në rrugën drejt Lindjes së Mesme*

Postuar në 05 Qershor, 2017 13:51

***

Urdhërat fetarë dhe politika turke nga Erbakan tek Erdogan

Kur "populli" nuk shtiret dhe nuk duartroket...

Postuar në 05 Qershor, 2017 11:32

Britania doli nga BE-ja, Shqipëria kërkon me ngulm të hyjë. Por a të bën kjo më pak apo më shumë europian në kuptimin e një kulture politike? Mundet, pasi BE-ja në një farë mënyre është kërbaç që i duhet një vendi pa tradita politike si Shqipëria, ndërkohë që Britania është një nga vendet ku forma moderne e demokracisë ka njohur embrionet e para. Nuk ka vend krahasimi, por meqenëse modeli është i gjithëpranuar atëherë nuk mund të flasim për pretendime.

Tensionet në Lindjen e Mesme, katër vende arabe ndërpresin marrëdhëniet me Katarin

Postuar në 05 Qershor, 2017 08:56

Disa vende arabe të Gjirit Persik dhe Egjipti kanë vendosur në bllok ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur shkëputjen e marrëdhënieve duke akuzuar Katarin si financues dhe mbështetës të terrorizmit, përfshirë ndihmën për Shtetin Islamik.  Po kështu koalicioni I drejtuar nga Arabia Saudite që është përfshirë së fundmi në konfliktin në Jemen ka vendosur përjashtimin e Katarit në emër të mbrojtjes së interesave kombëtare, por edhe për të eliminuar rrezikun e terrorizmit.

Mirënjohja e kryeministrit: Ilir Meta më ka ndihmuar siç ndihmoj unë Lali Erin

Postuar në 04 Qershor, 2017 22:27

Gjatë një interviste në emisionin “Fakt” në “syri.net”, kryeministri i ka njohur kundërshtarit kryesor të vet në politikë, Ilir Metës, meritën se dikur e ka ndihmuar në punën e tij si kryebashkiak.

Struktura fetare e pushtetit turk

Postuar në 04 Qershor, 2017 17:53

 

Gjatë dy dekadave të kaluara, Turqia është afirmuar në skenën globale. Ajo ka përjetuar një rritje ekonomike të shpejtë që e ka katapultuar në klubin ekskluziv G20 të ekonomive kryesore dhe nën drejtimin e Recep Tayyip Erdogan dhe Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim(AKP), Turqia ka përjetuar një stabilitet politik të paprecedentë. Në 15 vitet e fundit(17) ka krijuar një qeveri me një parti të vetme, një tipar i rëndësishëm nisur nga politika e zhurmshme e Turqisë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS