Dalin jashtë funksionit faqet online të qeverisë dhe KQZ-së, por jo ato të institucioneve të pavarura

Postuar në 25 Qershor, 2017 22:25

Faqet online të ministrive dhe kryeministrisë, bashkë me agjencitë në varësi kanë dalë jashtë funksioni prej gati një ore. Duket se ose është fjala për një çështje administrimi rrjeti, ose për një sulm, ose më e keqja për një black out të qëllimshëm. Duhet thënë se faqet e institucioneve të pavaruara si Presidenca, Gjykata Kushtetuese, apo Kontrolli i Lartë i Shtetit janë funksionale, por jo faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që është që nga ky moment porta krysore informative për zgjedhjet.

E pabesueshme - krimbi i anijeve arrin rreth 2 m

Postuar në 25 Qershor, 2017 18:38

Ertugrul fiton garën e zgjedhjeve (Grafiku i audiencës)

Postuar në 25 Qershor, 2017 18:01

Televizionet në Shqipëri e kanë bërë traditë tashmë që ditën e zgjedhjeve të jenë në transmetim maratonë që kur hapen kutitë e votimit e deri në daljen e rezultateve. Kjo për shumë arsye që lidhen me kontekstin e zhvillimeve, frymën politike apo interesin e shoqërisë dhe pritshmëritë mbi ndryshimin që mund të sjellë një proces i tillë.

Qeveria e pranon: Grupe të caktuara lëvizin me makina pa targa, të armatosur dhe tentojnë blerjen e votës

Postuar në 25 Qershor, 2017 17:10

Tanimë është zyrtare. Blerja e votës përmes kërcënimit është një realitet që pranohet edhe nga qeveria shqiptare. Zv.kryeministria Ledia Mandia ka deklaruar në studion e News 24, se në disa qytete po lëvizin makina pa targa me njerëz të armatosur që synojnë blerjen e votës.

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 16:00, 35.78%

Postuar në 25 Qershor, 2017 15:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të njohur pjesëmarrjen e zgjedhësve në zgjedhjet parlamentare 2017 deri në orën 13:00. Shifra ngjan të jetë e ulët – poshtë 30% - dhe nga 12 qarqe në vend Kukësi ende nuk ka dorëzuar të dhëna.

PS brutalizon gjuhën me Metën

Postuar në 25 Qershor, 2017 13:56

Deklaratat e Ilir Metës pës ngjarjes në Shëngjin ku mbeti i plagosur në rrethana të paqarta një simpatizant i LSI-së kanë ngjallur një reagim të ashpër të Partisë Socialiste, e cila ka dalë me një reagim të zhveshur nga gjuha diplomatike duke lëshuar etiketime të ashpra ndaj Presidentit të Zgjedhur.

Reagimi i plotë:

Mediat e huaja: Ilir Meta mund të jetë prapë ai që vendos

Postuar në 25 Qershor, 2017 12:48

Zgjedhjet parlamentare të në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Shtypi botëror ka vënë një shenjë barazimi mes zgjedhjeve dhe të ardhmes europiane te vendit. Euronews e  hap artikullin per shqiperine me titullin, “Europa po shikon Shqipërinëë që voton”.

Mesazhi i SHBA për zgjedhjet!

Postuar në 25 Qershor, 2017 10:32

Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane u ka bërë thirrje 3.4 milionë zgjedhësve shqiptarë të ushtrojnë  të drejtën e votës. Në një mesazh urimi në Facebook, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, njoftoi se 34 ekipe të selisë diplomatike të SHBA-ve do të vezhgojnë votimin dhe numerimin në të gjithë vendin.

Diplomacia – Kjo “jetime” elektorale

Postuar në 25 Qershor, 2017 10:28

Zgjedhjet parlamentare 2017 do të mbahen mend edhe për heshtjen e plotë ndaj diplomacisë, politikës sonë të jashtme dhe integrimit të mëtejshëm evropian. Për herë të parë në 25 vitet e fundit, diplomacia u bë “jetime” elektorale; nuk ka vend tjetër në Evropë, as në vendet më neutrale, ku asaj t’i jetë bërë një “embargo” e tillë elektorale. Për më tepër, kur rreth nesh dhe në botë ka pasur aq shumë sfida dhe ngjarje madhore me ndikim të drejtpërdrejtë edhe mbi vendin tonë.

Fitër Bajrami falet në sheshin "Skënderbej"

Postuar në 25 Qershor, 2017 10:19

Pages

Subscribe to ResPublica RSS