Vendimmarrja në Perëndim lë shumë për të dëshiruar. Zelenskiyn do ta heqin më 2025-n

Postuar në 06 Qershor, 2024 14:08

Rusia do të punojë me çdo president që zgjidhet nga populli amerikan

Kështu është shprehur në një bisedë me drejtues të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, presidenti rus, Vladimir Putin.

Biba i Konkurencës: Nuk e hetuam kompaninë One se humbi klientë ngaqë iu prish serveri

Postuar në 05 Qershor, 2024 18:29

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, u është përgjigjur pyetjeve lidhur me konkurrencën e munguar për tarifat celulare, por duke i dalë në mbrojtje kompanisë One.

Kompania në fjalë kishte humbur një numër domethënës klientësh për shkak të një problemi teknik. Ndërruar serverat dhe patën probleme. Kur ti humbet treg, humbet para, nuk e di si mund të identifikohet shkelje e ligjit nga autoriteti i konkurrencës. Në këtë pikë vlerësuam se nuk ishte e nevojshme për të shkuar në hetim.

Do bien të gjitha po lamë Ukrainën. Moska: Jemi gati për negociata, por duhen njohur arritjet tona territoriale

Postuar në 05 Qershor, 2024 15:42

Vendimet që SHBA do të marrin në katër vitet e ardhshme do të përcaktojnë të ardhmen e Europës për një kohë të gjatë. Mbani mend fjalët e mia: nëse në e lëmë Ukrainën, do të shihni Poloninë të bjerë pas saj dhe të gjitha ato vende përgjatë kufirit aktual të Rusisë, nga Ballkani dhe Bjellorusia do të bëjnë përgatitjet e tyre

WSJ: Gjendja mendore e Biden po përkeqësohet

Postuar në 05 Qershor, 2024 15:36

Njerëz pranë presidentit amerikan flasin për përkeqësimin e gjendjes mendore të tij. Wall Street Journal, duke iu referuar burimeve pranë Joe Biden, shkruan se kreu i Shtëpisë së Bardhë tregon herë pas here "shenja rrëshqitjeje". Gazeta amerikane ka intervistuar 45 persona që kanë punuar në rrethin e Biden gjatë shtatë muajve të fundit.

Thirrje që NATO dhe SHBA të rishikojnë vendimin për bazën e Kuçovës

Postuar në 05 Qershor, 2024 14:38

Në një opinion të publikuar në gazetën greke “Kathimerini”, Michael Rubin nga “American Enterprise Institute” paralajmëron SHBA dhe Perëndimin mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, manifestuar kryesisht si qëndrime të kryeministrit Edi Rama. Rubin vendos një paralele – klasike nëse mund të shprehemi kështu në politologjinë amerikane – mes natyrës së shtetit dhe pushtetit dhe politikës së jashtme që do të jetë patjetër refleks i të parëve. Dy shembuj sillen në këtë kuadër për

Infertiliteti te meshkujt shqiptarë, 40%

Postuar në 05 Qershor, 2024 12:35

Infertiliteti në Shqipëri është rritur dhe shkak për këtë është mënyra e jetesës. Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Balili, thotë se katër në 10 mjeshkuj shqiptarë janë infertilë.

Rusia: Ushtarët francezë, shënjestër legjitime

Postuar në 05 Qershor, 2024 12:00

Pasi SHBA-të kanë autorizuar përdorimin e raketave të saj me rreze të mesme veprimi në territorin aktual të Rusisë, paralajmërimet, për të mos përmendur kërcënimet, po shumohen.

Ish-zv.ministri ukrainas i Shëndetësisë, i dyshuar për trafik organesh

Postuar në 05 Qershor, 2024 11:51

Një ish-zëvendës ministër ukrainas i Shëndetësisë dyshohet se është përfshirë në një skemë të trafikut të organeve. Sipas mediave lokale, të cituara nga RT, pjesë e grupit janë edhe mjekë, disa prej të cilëve rezultojnë të punësuar në një klinikë prestigjioze në Kiev.

Media shtetërore ruse i referohet gazetës ukrainase Strana, e cila citon agjencitë e zbatimit të ligjit. Janë 11 të dyshuarit e përfshirë në këtë skemë, por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është bërë i ditur.

Izet Haxhia, Ilir Meta, Arben Ahmetaj/Cili është dallimi mes këtyre dëshmitarëve - protagonistë?

Postuar në 04 Qershor, 2024 23:48

Shumëkush e pa intervistën e kryeministrit Edi Rama për RAI3. Pa edhe videomesazhin e tij. Disa të tjerë kanë lexuar edhe diarenë e gazetarëve që janë gjithmonë gati të jenë sifoni i tij. Nëse e shohim si do z. Rama ta shohim ne këtë situatë duhet të ndajmë botën në dy pjesë: ata që kanë kundër Shqipërisë dhe të tjerë që punojnë për të. Varianti ideal për këtë delirant karabush do të ishte: Të ligjtë dhe Edi përballë. 

Turqia shpreh interesin për t'u anëtarësuar në BRICS

Postuar në 04 Qershor, 2024 17:59

Turqia ka shprehur interes për t’u anëtarësuar në BRICS – organizata e vendeve joperëndimore(në një farë mënyre) dhe me këtë rast Kremlini e ka mirëpritur kërkesën e Ankarasë.

Ne qartazi mirëpresim interesin në rritje drejt BRICS nga fqinjët tanë, përfshirë partnerë të rëndësishëm si Turqia. Patjetër që çështja e shprehjes së interesit do të jetë në agjendën e samitit të organizatës që do të drejtohet nga Rusia

ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS