Ministria e Arsimit lë nxënësit e shkollave pa dëftesa
Ndoshta për herë të parë në Shqipëri, nxënësit e shkollave nuk marrin dëftesa pas përfundimit të sezonit shkollor, situatë që nuk ka ndodhur as në vitin 1997. Kjo për shkak të burokracive në Ministrinë e Arsimit që nuk ka zhvilluar në kohë tenderin për printimin e dëftesave. Drejtoresha e arsimit ne Tirane Arjola Byzyka thotë se shpërndarja e dëftesave te notave mund te behet vetëm pas verës. Kjo pas dëftesat e notave per mijëra nxënës nga klasa e pare deri ne te 11 ende nuk janë prodhuar. Ndërkohë është zgjidhur problemi për 7 mijë maturantet qe do te aplikojnë per studime jashtë vendit.
Rritja e tarifave për pataten e Kosovës, reagime nga ministrat kosovarë, heshtje në Tiranë
Dje mediat kosovare njoftonin ndryshimin në tarifimin doganor nga Dogana Shqiptare për mallrat ë eksportuara nga Kosova. Sot Televizioni Publik Shqiptar bën me dije se fjala është për një urdhër të datës 5 maj 2017, firmosur nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përmes të cilit detyrohet kreu i doganave të përditësojë të dhënat për vetëm tre kode doganore që përfshihen në nomenklaturën e mallrave të Shqipërisë, respektivisht patate nga çdo origjinë që të vijnë, patate Kosove dhe qepë të thata, nga çdo origjinë që të vijnë.
Ushtria, sërish në pastrim territori
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli poston sot në profilin e vet në Facebook, disa foto përmes të cilave tregohet angazhimi i ushtrisë në pastrimin e zonave bregdetare. Ministrja shoqëron fotot me këtë shënim:
“Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në terren në këto ditë të nxehta në çdo segmet rrugor kufitar dhe bregdetar pasi ndotja e mjedisit është në emergjencë kombëtare. Që nga Hani i Hotit, Velipoja, Shëngjini, Qafë Thana, Qafë Bota, dhe përgjatë gjithë rivierës, nga Llogoraja deri në Ksamil po pastrohet çdo cm rrugë, me qëllim ndërgjegjësimin e çdo qytetari”.
Shpikja e emergjencës për administratën
Kryeministri shpalli prioritet administratën dhe populli e votoi mu për këtë arsye. Apo më mirë për këtë hall. Jo vetëm kaq. Kryeministri pyeti popullin në Facebook se çfarë halli kanë? Administrata u përgjigj “populli”.
treta e vërteta: Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e ka paketuar këtë shqetësim mbarëpopullor me një deklaratë të vetën.
Rama në Turqi: Jemi entuziastë, kemi zbuluar një burim të madh gazi
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës ka ftuar investitorët të shohim me shumë përparësi e seriozitet vendin tonë, duke e cilësuar atë fronin e ri të naftës. “Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushatave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 milionë fuçi nate të vërtetuara në rezerva nafte, 6.5 milionë fuçi në vit prodhim, kemi rritje të prodhimit të naftës dhe të kapacitetit të rafinimit. Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompaninë shtetërore.
Mediat serbe konfirmojnë tezën e Kurtit/Kroacia do të ketë rol në krijimin e ushtrisë kosovare
Disa ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, deklaroi se ushtria e Kosovës do të krijohet me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kroacisë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shtuar disa sqarime të vetat referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake. Sipas gazetës lajmi këtu është te angazhimi i Kroacisë, një vend me të cilin Serbia ka marrëdhënie komplekse dhe përballet në disa drejtime.
Ndalohet hyrja në Austri e ministrit turk të Ekonomisë
Një tjetër episod u shtohet polemikave që kanë shpërthyer mes vendeve të Evropës dhe Turqisë. Austria nuk ka lejuar ministrin turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci të hyjnë në vend për të marrë pjesë në një aktivitet për përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.
“Lufta Revolucionare” furnizohej me armë nga Shqipëria
Gazeta greke “To Vima” ka publikuar një material ku përfliten lidhje të organizatës anarkiste “ Lufta Revolucianare” me elementë kriminalë në Shqipëri. Kështu autoritetet e vendit fqinj kanë në dorë të dhëna të rëndësishme që mund të çojnë policinë greke në furnizuesit me armë të organizatës anarkiste “Lufta Revolucionare”.
Përpjekja për të riaktivizuar 18 majin si program bashkëqeverisjeje
Situata paszgjedhore në Shqipëri është edhe më paradoksale sesa ajo parazgjedhore. Kemi një parti politike që ka fituaar bindshëm zgjedhjet, që ka 74 mandate dhe ka arritur maksimalisht objektivin e shpallur elektoral: ka marrë timonin e vetme. E megjitthatë nisma e parë politike pas fitores së zgjedhjeve nuk është përgatitja për qeverinë e re që do të niste nga shkarkimi i ministrave teknikë, por vendosja e një komunikimi me “popullin” për të qartësuar platformën e bashkëqeverisjes.
Ambasadori italian shmang termin Zonë Ekonomike Rajonale: “Në Trieste, plan veprimi për vitet e ardhshme”
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, thotë në një intervistë për revistën “Monitor” se në samitin e Triestes, mund të miratohet një plan veprimi që përafron në planin tregëtar dhe ekonomik vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
