Më në fund një fjalë politike dhe jo hartim
Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e zgjedhur të PS-së.
Një optikë tjetër - nga jashtë - për rezultatin e 25 qershorit
Gazeta greke “Ta Nea”, e afërt me të majtën dhe socialistët e PASOK, i linte vend në datën 1 korrik një shkrimi të një autori të quajtur Telemak Kocias, që prezantohet si shkrimtar i lindur në Vrisera të Gjirokastrës. Autori në fjalë që ka gjetur një dritare jo të vogël në shtyptin grek, e titullon shkrimin e vet: Quo Vadis Albania?
Kultura e sakrificës njerëzore tek aztekët - zbulohet kullë kafkash në Meksiko


Lexoni çdo faqe të kontratës kur merrni kredi*
Familja Bozhiqi paditi një bankë të nivelit të dytë dhe shoqërinë përmbarimore për pavlefshmëri kontrate kredie bankare dhe rrëzim të një urdhëri ekzekutimi. Për fat ata i kishin ruajtur faturat dhe dokumentet që vërtetonin pagesat.
Banka ku familja Bozhiqi, nga Elbasani, kishte marrë kredinë në përfundim të saj e kishte transferuar atë tek një tjetër kredidhënës dhe ky i fundit i kërkoi qytetarëve të shlyenin sërish të njëjtën shumë.
Laguna e Nartës, jepen leje mjedisore për tre impiante të depozitimit të karburanteve
Laguna e Nartës duket se nuk do të gëzojë më statusin e një vendi në paqe me natyrën dhe që zhvillon traditat e vjetra si peshkimi. Kjo pasi Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka dhënë 3 muajt e fundit 3 leje mjedisore për 3 operatorë të ndryshëm për të ngritur në këtë zonë impiante të depozitimit të karburanteve.
“Panorama”: Ristani, negociator mes Lulzim Bashës dhe Astrit Patozit për vendosjen e rregullave të garës
Gazeta “Panorama” shkruan sot se palët e përfshira në garën për drejtimin e Partisë Demokratike janë në negociata për rregullat e lojës. Sipas kësaj gazete, sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani është caktuar si ndërmjetës, apo negociator, mes Lulzim Bashës, kryetar i ngrirë dhe kandidat dhe Astrit Patozit, rivali kryesor përballë tij. Synimi i kësaj negociate është që të vendosen rregulla të qarta dhe të gjithëpranuara, meqenëse deri më tani ka patur kritika dhe dyshime për atë që po ndodh me procesin e hapur nga dy nënkryetarët.
Brazil, arrestohet pas 30 vitesh në kërkim, njeriu kryesor i trafikut të kokainës
30 vjet në arratisje. Luiz Carlos da Rocha, një nga njerëzit kryesorë të trafikut të kokainës në Brazil dhe në Amerikën e Jugut, është arrestuar. Policia arriti ta identifikonte pasi depërtoi në bandën e tij. Rocha jetontë si fermer dhe kishte kryer operacion plastik për të mos u njohur. Pasuria e tij vlerësohet në rreth 100 milionë dollarë.
Shqipëri – Kosovë, “të bashkuar” në korrupsion
Gazeta e Kosovës “Zëri” shkruan sot për disa veprime të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, të cilat lënë dyshime të mëdha për korrupsion. Sipas gazetës në fjalë, ministri ka firmosur një kredi 2 milionë dollarë në emër të Republikës së Kosovës, kredi kjo e marrë nga Banka Botërore për grantet për zhvillim në shkollat e vendit. Nga kjo kredi, ministria që drejton z. Bajrami, 234 mijë dollar ia ka kaluar një organizate ku si menaxhet punon djali i tij.
Albinot - Bukuri Porcelani
Julia Taits, fotografe nga Izraeli, e quan projektin e saj Bukuri Porcelani. Mënyra më e mirë për të përshkruar Albinot. Ja disa foto të saj.
http://www.boredpanda.com/i-continue-to-discover-the-beauty-of-albinism-...
Përpara lakuriqësisë së viteve '2000
Fotot janë realizuar në vitet '50-'60 nga fotografi Peter Basch dhe paraqesin yjet e kinemasë së atyre viteve. Një mundësi për të parë sesi ka ndryshuar femra në shfaqjen publike.
