Pavarësisht marrëveshjes, në qershor u tenderuan pesë Hec të reja
Një nga pikat e marrëveshjes së 18 majit ishte edhe pezullimi I çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe lokal. Çka do të thotë pezullim tenderash për të hequr çdo dyshim manipulimi dhe ndikimi në zgjedhje. Por kjo pikë nuk është realziuar, të paktën sipas një raportimi të gazetës “Shqiptaarja.com”. Gazeta në fjalë shkruan sot se gjatë muajit qershor, “Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur garë për pesë hidrocentrale vendorë, të cilët, për nga fuqia dhe investimet, bëjnë pjesë ndër veprat mesatare hidroenergjetike”.
Dështimi i Bashës noterizon Berishën si palë në marrëveshjen e 18 majit
Sot u bë publike se dy garuesit për kreun e PD-së, Eduard Selami dhe Astrit Patozi, kanë zhvilluar një takim me Sali Berishën. Ndonëse nuk jepen të dhëna për bisedimet e zhvilluara, është e thjeshtë të kuptohet se takimet kanë patur në vëmendje zhvillimet e fundit në PD, për të cilat duket se Berisha po del si garant.
Facebook nën hetim për shantazhim të përdoruesve
Agjencia Federale Gjermane për mbrojtjen e konkurrencës do të përfundojë në vitin 2017 hetimin për shkelje të mundshme të ligjeve antitrust nga Facebook.Bundeskartellamt po e heton nga 2016-ta kompaninë Facebook pas dyshimeve për shkelje të privatësisë të përdoruesve të saj, duke shfrytëzuar dominimin e saj në rrjetet sociale.
Zhvarrosja e Salvador Dali, pse mjekët janë kundër
Gjeniu surrealist, Salvador Dali vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik edhe pas vdekjes njësoj si në jetën e gjallë kur me megalomani besonte se ishte i pavdekshëm. Tridhjetë vjet pas largimit në jetën tjetër, trupi i tij do të zhvarroset për t’u krahasuar me materialin gjenetik të Pilar Abelit, e cila pretendon se është vajza e tij.
Bota akademike "refuzon" Shqipërinë që Duam
Kryeministri njoftoi sot se për ata që dëshirojnë të japin kontribut për reformat e pretenduara, ata mund të shkruajnë në një adresë të posaçme. Kryeministri ka marrë shkas nga tre raste që kanë komunikuar me të, pikërisht për këtë qëllim.
Mirëpo nga njëra anë flitet për optimizëm për reformat në vend dhe frymën e re të 25 qershorit, nga ana tjetër raportohet se njerëzit teorikisht të kualifikuar në jurisprudencë, po i rrinë larg institucioneve të reformës në drejtësi.
"S'ka më lojra me kufijtë në Ballkan"
Prania amerikane dhe interesi i SHBA në Ballkan mbetet i fortë dhe Uashingtoni nuk ka ndryshuar politikën për rajonin tha në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini" zv/ndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Evropës Juglindore, Hoyt Brian Yee. Ai thotë se çështja e ndjeshme e kufijve ekzistues është e përcaktuar dhe nuk është objekt diskutimi.
Privatizimi i bregdetit
Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar sekuestrimin e mbi 360 mijë metra katrorë truall në zonën bregdetare të Spillesë, e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme të Prokurorisë së Kavajës, gjykata ka pranuar kërkesën për vendosjen e sekuestros mbi 4 parcela toke.
Migracioni, Austria do të vendosë ushtrinë në kufirin me Italinë
Situata e migracionit në hapësirën e BE-së po mbërrin në tensione ndërshtetërore. Kështu mediat bëjnë të ditur se Austria ka ndërmend të vendosë ushtrinë në kufirin me Italinë për të mos lejuar kalimin e emigrantëve nga gadishulli apenin drejt Europës Qendrore. 750 ushtarë thuhet se do të angazhohen në këtë operacion dhe mes tyre do të përfshihen edhe mjete të blinduara Pandur, lajm që zyrtarizohet nga ministri i Mbrojtjes, Hanspeter Doskozil.
Kulla e sahatit të Janinës, aliazh i tre kulturave
Po të shkosh në Janinë është e pamundur të mos dëgjosh për sahatin e qytetit si një pikë takimi. Pak e dinë historinë e këtij sahati, kur u ndërtua, nga kush, dhe cila ishte vendndodhja e tij origjinale. Fillimisht kulla e sahatit ishte ndërtuar në veri të sheshit të sotëm në kryqëzimin me Rrugën Averof.
Korea e Veriut teston raketë të re – mund të arrijë Alaskën
Korea e Veriut deklaron se ka kryer testimin e një rakete balistike ndërkontinentale e quajtur Hwasong – 14. Ajo u shfaq në paradën e fundit ushatarake dhe përbën befasinë e radhës për vëzhguesit e ndryshëm të këtij vendi. Shpesh është shtruar pyetja se nga vjen teknologjia e nevojshme për zhvillimin e këtyre armëve në një vend kaq të izoluar.
Për rastin e fundit, televizioni kombëtar njoftoi se lëshimi ishte i suksesshëm dhe se raketa udhëtoi 934 km dhe udhëtoi për 39 minuta. Ajo mund të godasë Alaskën në territory amerikan, por vetë SHBA-në apo Havain.
