Rama në Turqi: Jemi entuziastë, kemi zbuluar një burim të madh gazi

Postuar në 10 Korrik, 2017 13:18

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës ka ftuar investitorët të shohim me shumë përparësi e seriozitet vendin tonë, duke e cilësuar atë fronin e ri të naftës. “Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushatave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 milionë fuçi nate të vërtetuara në rezerva nafte, 6.5 milionë fuçi në vit prodhim, kemi rritje të prodhimit të naftës dhe të kapacitetit të rafinimit. Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompaninë shtetërore.

Mediat serbe konfirmojnë tezën e Kurtit/Kroacia do të ketë rol në krijimin e ushtrisë kosovare

Postuar në 10 Korrik, 2017 12:39

Disa ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, deklaroi se ushtria e Kosovës do të krijohet me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kroacisë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shtuar disa sqarime të vetat referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake. Sipas gazetës lajmi këtu është te angazhimi i Kroacisë, një vend me të cilin Serbia ka marrëdhënie komplekse dhe përballet në disa drejtime.

Ndalohet hyrja në Austri e ministrit turk të Ekonomisë

Postuar në 10 Korrik, 2017 12:26

Një tjetër episod u shtohet polemikave që kanë shpërthyer mes vendeve të Evropës dhe Turqisë. Austria nuk ka lejuar ministrin turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci të hyjnë në vend për të marrë pjesë në një aktivitet për përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.

“Lufta Revolucionare” furnizohej me armë nga Shqipëria

Postuar në 10 Korrik, 2017 10:58

Gazeta greke “To Vima” ka publikuar një material ku përfliten lidhje të organizatës anarkiste “ Lufta Revolucianare” me elementë kriminalë në Shqipëri. Kështu autoritetet e vendit fqinj kanë në dorë të dhëna të rëndësishme që mund të çojnë policinë  greke në furnizuesit me armë të organizatës anarkiste “Lufta Revolucionare”.

Përpjekja për të riaktivizuar 18 majin si program bashkëqeverisjeje

Postuar në 10 Korrik, 2017 09:08

Situata paszgjedhore në Shqipëri është edhe më paradoksale sesa ajo parazgjedhore. Kemi një parti politike që ka fituaar bindshëm zgjedhjet, që ka 74 mandate dhe ka arritur maksimalisht objektivin e shpallur elektoral: ka marrë timonin e vetme. E megjitthatë nisma e parë politike pas fitores së zgjedhjeve nuk është përgatitja për qeverinë e re që do të niste nga shkarkimi i ministrave teknikë, por vendosja e një komunikimi me “popullin” për të qartësuar platformën e bashkëqeverisjes.

Ambasadori italian shmang termin Zonë Ekonomike Rajonale: “Në Trieste, plan veprimi për vitet e ardhshme”

Postuar në 10 Korrik, 2017 08:35

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, thotë në një intervistë për revistën “Monitor” se në samitin e Triestes, mund të miratohet një plan veprimi që përafron në planin tregëtar dhe ekonomik vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

90 minuta takim me Erdoganin

Postuar në 09 Korrik, 2017 18:34

Kryeministri Edi Rama njofton një takim me presidentin turk Erdogan, me të cilin siç thotë ai ka folur për projektet e përbashkëta. Linja ajrore shqiptare dhe aerporti i Vlorës, sipas Ramës do të mbështeten nga Turkish Airlines. 

Çfarë fshehin në hipoteka gjyqtarët dhe prokurorët?

Postuar në 09 Korrik, 2017 17:21

Nis zyrtarisht procesi i Vettingut për 775 gjyqtarë dhe prokurorë. Institucionet e administratës shtetërore kanë filluar punën për kontrollin e pasurive të punonjësve të institucioneve të drejtësisë, të cilët do të verifikohen nëse kanë bërë deklarime të sakta të pronave të regjistruara dhe parave që kanë në bankë.

ISIS humbet edhe Mosulin (Foto)

Postuar në 09 Korrik, 2017 12:41

Autoritetet irakiane janë duke u përgatitur për të shpallur një tjetër fitore të madhe. Suksesin e operacionit për rimarrjen e Mosulit, qyteti i dytë më i madh të vendit, i cili ka qenë nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik. Duke folur për AFP, gjenerali amerikan Robert Softz tha nga Bagdadi se: "Njoftimi është i pashmangshëm. Nuk mund të them nëse do të jetë sot ose nesër, por unë mendoj se do të jetë shumë shpejt." Sipas gjeneralit, xhihadistët janë duke luftuar deri në vdekje në një  perimetër të vogël në zemër të qytetit të vjetër, në afërsi të lumit Tigër.

Paniku i qëllimshëm me lajmin për deklarimin e vendbanimit

Postuar në 09 Korrik, 2017 11:47

Dje qarkulloi një lajm sipas të cilit nëse nuk ndryshoni gjendjen civile brenda 28 korrikut, gjobiteni me 10 000 lekë. Protagonist i këtij lajmi që përhap panik, ishte drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i cili shpjegonte efektet e disa amendimeve ligjore mbi ligjin aktual për Gjendjen Civile, përmes një dispozite kalimtare, e cila pushon efektin pikërisht më 28 korrik. Kjo dispozitë anulonte për 6 muaj sanksionet ekzistuese (nga 3000 lekë bëhen 10 000 lekë) për mosdeklarim në afat të vendbanimit të ri. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS