Në shtator filloj punë ministër

Postuar në 30 Korrik, 2017 01:20

Mezi po prisja pushimet e verës. Pushimet e trurit, të mendjes. 
Por një haber më prishi terezinë
Në shtator do jem në qeveri
Do jem ministër, zv.ministër, drejtor e zv. Drejtor
Do flas e do dëgjohem, do ankohem e do begenisem
Fjala ime do të ketë peshë. 

Në shtator marr vesh se do qeveris, do jem pranë timonit, 
ndoshta më lënë t’i bie edhe borisë
të rri në vend të parë një çikë, e të shoh nga xhami
jam nga ata që më zë vendi i fundit edhe në makinën e pushtetit

Pakistan, ikën Nawaz vjen Shahbaz

Postuar në 29 Korrik, 2017 23:54

Pasi Gjykata e Lartë pakistaneze shkarkoi kryeministrin Nawaz Sharif për korrupsion, ky i fundit ka caktuar vëllain, Shahbaz si pasues. 

Një spektakël politik që nuk i shton asgjë dinjitetit

Postuar në 29 Korrik, 2017 22:34

Ka sot dy lajme që në thelb flasin për të njëjtin shqetësim: zbatimin e të drejtave bazë në shtete të Ballkanit. Lajmi i parë ishte një reagim i Presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos i cili gjatë një fjalë të mbajtur në Kongresin e Këshillit Botëror të Epirotëve të Diasporës në Prevezë, ndër të tjera tha:

KLSH: Administrata 590.6 milionë euro dëm në dy vite

Postuar në 29 Korrik, 2017 19:44

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë të ditur të dhënat mbi kontrollet e  ushtruara ndaj istitcioneve buxhetore ne 6 muajt e parë të  këtij viti. Sipas KLSH dëmi që administrata i ka shkaktuar buxhetit të shtetit është 590.6 milionë euro, shkelje financiare që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar në vitet 2014-2016.

"Pamundësia" për të furnizuar me ujë Tiranën sipas Veliajt

Postuar në 29 Korrik, 2017 16:46

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi, në Televizionin Publik Shqiptar ka folur për problematikën e furnizimit me ujë të kryeqytetit si dhe vendimin  per rritjen e çmimit të ujit.

Tensionet SHBA-Rusi, kongresi amerikan bllokon produktet e Kaspersky

Postuar në 29 Korrik, 2017 14:33

Mosbesimi dhe praktikat e reja të spiunazhit mes SHBA dhe Rusië po shtrijnë tensionet edhe drejt sektorëve ekonomikë që mendohet se nuk mund të kuptohen pa ndërvarësinë. Së fundmi, kompania ruse e sigurisë kibernetike, Kaspersky, bëri të ditur krijmin e një softi të ri antivirus që do të jetë falas. Kaspersky përdoret shumë në kompjuterët në të gjithë botën, por duket s eepoka kur penetrimi i prodhimeve të tilla kalon pa kontroll, po shkon drejt fundit.

Për Ballist Morinën mbetet vetëm të ndërhyjë NATO

Postuar në 29 Korrik, 2017 14:14

Lexoni se çfarë shkruan njeriu që ka qenë president dhe kryeministër i Shqipërisë për çështjen “Morina”. Sali Berisha përmes një statusi në profilin e vet në Facebook hulumton konspiracione për individin Ballist Morina vetëm e vetëm për të gjetur një argument që do t’i lejojë marrjen e një poze që nuk ja lejon më katandia e asaj që quhet Partia Demokratike.

Koha për një dekoratë dhe titull "Ballist Morina"

Postuar në 29 Korrik, 2017 12:18

Në Kroaci është arrestuar personi i quajtur Ballist Morina i cili është vendosur të ekstradohet në Serbi. Aty Morina pritet të gjykohet për ngritjen e dronit në Beograd gjatë ndeshjes së 14 tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ngjarje cila provokoi shumë reagime. 

Prishja e shtëpive në Dhërmi, çështja drejt Gjykatës Europiane të të Drejtave

Postuar në 28 Korrik, 2017 23:20

Katër shoqata të komunitetit himarjot kanë reaguar dje për prishjen e dy shtëpive në Dhërmi duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin. Përmes një deklarate të posaçme, shoqatat njoftojnë se do të përgatisin ankimim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. 

Polemika e Xhufit për Qendrën e Studimeve Albanologjike, këshilltari Mehmeti njofton padi në gjykatë

Postuar në 28 Korrik, 2017 22:00

Një ditë pasi studiuesi Pëllumb Xhufi publikoi shkrimin për ndërhyrjet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, i cili mund të lexohet këtu: http://www.respublica.al/2017/07/27/mbi-ndërhyrjet-e-fundit-ndaj-qendrës-së-studimeve-albanologjike, këshilltari i ministres Mirela Karabina, Ndriçim Mehmeti, ka reaguar duke paralajmëruar përballjen në gjykatë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS