Mziu: Më mirë emra personalitetesh të shquara ndërkombëtare për rrugët, sesa emra të dëshmorëve të rremë
Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, sqaron në një intervistë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” arsyet se përse rrugët e njësisë që ai drejton kanë ato emra të çuditshëm. Si Coca Cola, Banka Botërore, Londër, Paris, Manhatan, Berisha etj.. Mziu është i qartë: ato janë një sfidë ndaj emërtimeve me emra dëshmorësh të rremë:
Charlotte McKinney kondenson mbi Ferrari
Ysh o deputetë ysh drejt Europës!
Afrim Krasniqi sjell një rast interesant që na bën të kuptojmë se ABC-ja e politikës nuk ka lidhje organike me ABC-në e shkollës. Një rast i një deputeti që shkruan me gabime, që ngatërron terma dhe koncepte, por që ka qenë edhe ministër dhe kryetar bashkie.
Shkruan Krasniqi:
Dialogu për Kosovën, Drashkoviç: Serbia duhet të pranojë Planin e Ahtisarit të vitit 2007
Dialogu i brendshëm propozuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka riaktivizuar disa zëra që e ishohin njohjen e pavarësisë së Kosovës, si një akt realist dhe të pashmangshëm. Në një intervistë për gazetën “Blic”, shkrimtari serb, ish-ministër i Jashtëm, Vuk Drashkoviç, ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës. Sipas tij Kosova e pavarur është fakt, ajo është njohur nga vendet kryesore të BE-së dhe të OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar pavarësinë e saj si legale.
Mungesa e ujit është shenjë qytetarie - pa orar e pinë vetëm fshatarët
Që nga koha e Batos e deri sa erdhi Enver Hoxha, shqiptarët/ ilirët/arbërit, kanë patur ujë 24 orë. Me puse dhe me burime. Uji me orar, madje përherë e më i paktë, është privilegj i shqiptarëve europianë.
Drejtësinë e sollën këtu “gjenitë” e politikës dhe të misioneve ndërkombëtare
Situata e krijuar me gjyqësorin në kontekstin e një reforme të lënë në mes të rrugës, është absurd. Vakancat që po krijohen në disa nivele gjykatash, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, kërkojnë miratimin e Vettingut për të hapur procesin e emërimeve. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, juristi Çlirim Gjata shpjegon se shpresa e mbetur politike për të dalë nga kjo situatë është të pritet nëse marrëveshja Rama – Basha do të zbatohet për reformën kushtetuese.
Më poshtë intervista e Gjatës:
Marrëveshja BE-Brexit, Greqia do të kërkojë kthimin e statujave të Parthenonit në këmbim të votës
Greqia do të kërkojë dhe bëjë presion ndaj Britanisë së Madhe për kthimin e statujat e marra në tempullin e Parthenonit. Sipas Alexis Mantheakis, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar për Skulpturat e Parthenonit, kjo gjë mundësohet nga marrëveshja finale e Brexit, e cila duhet të kalojë përmes parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare të BE-së. Sipas zyrtarit në fjalë procesi mundëson për herë të parë që Greqia të përdorë disa leva dhe mjete diplomatike që do ta detyrojnë Londrën të firmosë kthimin e statujave që u morën 200 vjet më parë.
Siguria ushqimore, markat e BE-së nuk janë garanci. Rasti domethënës i Barilla në Itali
Autoritetet europiane janë vënë në alarm pas skandalit me kontaminimin e vezëve të prodhuara në fermat e Holandës dhe eksportuara kryesisht në Belgjikë e Gjermani. Zyrtarët e sigurisë së ushqimit në Belgjikë pranuan se ata ishin në dijeni për këtë çështje.
"Ne e dinim që nga i qershori se ka patur potencialisht një problem me [insekticidin] fipronil në sektorin e shpendëve. Ne menjëherë nisëm një hetim dhe ne gjithashtu e informuam prokurorin për një mashtrimit të mundshëm", tha Katrien Stragier, një zëdhënës i agjencisë së sigurisë së ushqimit në Belgjikë, AFSCA.
Tarifa e re e përmbarimit/Dhoma e Përmbaruesve: Bankat pretendojnë sovranitet ndaj ligjit
Pas reagimit të Shoqatës së Bankave për miratimin e tarifës së re të përmbarimit ka ardhur përgjigja e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë. Dhoma e cilëson disinformuese deklarimin dhe fushatën e bankave, ajo flet për sovranitet bankar që tenton të kundërvihet ndaj sovranitetit shtetëror mishëruar në ligje dhe akte nënligjore, ndërkohë që konsideron se veprimet e dy ministrave teknikë janë konform procedurës ligjore të iniciuar më parë.
Eksperimente mbi hebrejtë në Buchenwald, eksperiment mbi fëmijët hebrej pas Lufte
Gazeta izraelite Haaretz sjell në një shkrim të sotëm, historinë e një mjeku gjerman, Hellmut Haubold, profesor pediatër në Mynih, i cili në janar të vitit 1960 u ftua nga disa prindër hebrej në Izrael që të trajtonte disa fëmijë me sindromën Daun. Në atë kohë shkruan gazeta, përflitej se doktori aplikonte një metodë të re që konsistonte në injektim qelizor në trurin e fëmijëve me probleme. Mediat raportuan si lajm mbërritjen e mjekut, i cili nga sa rezulton së fundmi ka qenë një nga drejtuesit e ekipit të mjekëve SS që kryenin eksperimente në kampin e përqendrimit në Buchenwald.
