Përplasja për drejtorët e Hipotekave!

Postuar në 04 Gusht, 2017 17:21

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi pezulloi procedurat e miratimit të dorëheqjeve për të gjithë drejtuesit e hipotekave për të nisur një hetimi të  plotë administrativ mbi veprimtarine e tyre. Bardhi vlerëson  se zyrtaret  publikë  që shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve duhet të lagohen me masë disiplinore “shkarkim nga detyra” dhe jo me nje akt dinjiteti sic e cilëson ai dorëheqjen.

Ministrat teknikë, operativë që ditët e para. Dyfishohen tarifat e përmbarimit

Postuar në 04 Gusht, 2017 15:36

Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë, nën drejtimin e ministrave teknikë të PD-së, kanë vendosur dyfishimin e tarifave të përmbarimit. Sipas Top-Channel që raporton për udhëzimin në fjalë, bankat kanë reaguar duke e cilësuar atë si abuziv dhe motivuar nga interesa të dyshimta.

Femrat protestojnë në Izmir, Ankara dhe Stamboll për të drejtat e veshjes

Postuar në 04 Gusht, 2017 13:51

Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme para një konflikti për ujin

Postuar në 04 Gusht, 2017 13:32

Vitet e fundit Lindja e Mesme dhe Afrikëa e Veriut kanë tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për shkak të tensionit që erdhi si rezultat i Pranverës Arabe të vitit 2011 e tutje. Për çështjeve ekzistuese, pritet t'i shtohet dhe mungesa e burimeve ujore në veçanti. Rritja e kërkesës për ujë për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë shtojnë rreziqet për konflikte të reja në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë, kërkesa për ujië do të rritet me 35-45% në vitin 2035.

Jemi sekreti i fundit - të na zbulojnë sa më shpejt se do asfiksohemi

Postuar në 04 Gusht, 2017 13:12

Je i mërzitur? Nuk shtyhet? Nuk bëhet ky vend? Ka vrasje, drogë, krim dhe korrupsion? Për të gjitha këto ka një fjalë që të vë me shpatulla për muri: ti je pesimist. Ti e shikon gotën gjysmë plot. Të shohësh realitetin është njëra gjë, se të bën realist, praktik, siç ta kërkon kuvendi këtu. Por ta soditësh atë mund të të bëjë të papërshtatshëm, depresiv në dukje, të pakënaqur. Në mos edhe pak si të shitur tek armiqtë.

Epoka e Facebook/Presidenti turkmen në "aksion"(video)

Postuar në 04 Gusht, 2017 12:09

Ky është presidenti i Turkmenisë, Gurbanguly Berdymukhamedov, që shfaqet në një video propagandistike si një James Bond i kompletuar në artet marciale. Presidenti është unik në vetëpromovimin e kultit të tij, me një statujë në kryeqytetin Ashgabat(https://www.theguardian.com/world/2015/may/25/horse-turkmenistan-preside...), e veshur e gjitha me flori 24 karat.

Turqia hap bazë ushtarake në Somali

Postuar në 04 Gusht, 2017 11:09

Gara për prezencë ushtarake në pika jashtëterritoriale shtetërore po përfshin përherë e më shumë vende. Kina është vendi kryesor që po mbështet dhe investon për prezencën ushtarake në Afrikë, por së fundmi edhe Turqia, një vend me kapacitet shumë më modest, po kërkon të rrisë prezencën.

Bashkia e Tiranës kërkon ndërhyrjen e Akademisë së Shkencave për ruajtjen e gjelbërimit

Postuar në 04 Gusht, 2017 11:00

Bashkia e Tiranës me propozim të kryetarit të saj, Erjon Veliaj, i është drejtuar me një letër Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përmes së cilës i kërkon me kortezi formale që të lejohet një përfaqësues i saj, pra Bashkisë, në institucionet përkatëse që merren me gjuhën shqipe.

Çmimi i ujit dhe koncepti për shërbimet publike

Postuar në 04 Gusht, 2017 10:39

Para dy vjetësh, kur mori detyrën, kryetari i Bashkisë së Tiranës miratoi rritjen e çmimit të biletave të transportit urban, ndërsa këto ditë, së bashku me Këshillin Bashkiak, vendosën rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Akademia Spanjolle krijon degë të veçantë për Ladino –dialekti i hebrejve sefardikë të dëbuar shekuj më parë

Postuar në 04 Gusht, 2017 09:22

Akademia mbretërore e Spanjës njofton së fundmi planin për krijimin e një dege judeo-spanjolle në Izrael që do t’i bashkëngjitet 23 degëve ekzistuese akademike që i dedikohen gjuhëve spanjolle- dialekteve – në Amerikën Latine. Drejtori I Akademisë, Dario Villanueva e ka përshkruar dialektin judeo-spanjoll, quajtur Ladino, si një “fenomen historik dhe kulturor jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS