SHBA me propozime të reja për emrin e Maqedonisë
Bindjen e tij se deri në fund të këtij viti do të ketë propozome të reja për emrin e Maqedonisë ka shprehur kryeministri Zoran Zaev në kuadër edhe të takimit informal që u mbajt në Durrës me kryeministrat e rajonit.
"BE nuk mbrohet dot pa NATO. Të shmanget ideja e komandës apo ushtrisë europiane"
Bashkimi Europian nuk do të jetë në gjendje të mbrojë veten pa ndihmën e NATO-s dhe dy aleatëve, ShBA dhe Britaninë e Madhe. Ky është mendimi i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg I shprehur në një intervistë për gazetën polake “Rzeczpospolita”.
Teodorakis: Adolf Hitleri, figurë e dashur për Europën raciste
Kompozitori i njohur grek Mikis Teodorakis, një nga figurat e njohura të rezistencën antifashiste është përfshirë në debatin që provokoi vendimi i autoriteteve të Bashkmit Europian për të caktuar një Ditë Përkujtimore të viktimave të nazizmit dhe komunizmit.
Në një letër drejtuar gazetës greke " Ta Nea", Teodorakis e quan të papranushëm përpjekjen për të vënë një shenjë barazimi mes dy ideologjive dhe çfarë ato përfaqësuar në Luftën e Dytë Botërore. Teodorakis flet për një amerikanokraci që ka imponuar memorandume, duke çuar Greqinë në buzë të katastrofës.
Eksperimenti me prokurimin publik të përqendruar
Procesi i reformimit të agjencive publike – më saktë likujdimi i dias prej tyre dhe përqendrimi i punës në disa të tjera – mendohet të përfshijë edhe prokurimin publik. Ish - zv.kryeministri Niko Peleshi që drejton grupin e punës për këtë çështje është shprehur ndër të tjera:
Plani për ekonominë, çfarë duhet të presim nga Ahmetaj, Gjiknuri e Peleshi
Dy apo tre ministri do të mbajnë peshën kryesore të atij që mund të quhet plani i qeverisë Rama 2 për mandatin e dytë katërvjeçar. Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Niko Peleshi janë njerëzit mbi të cilët Edi Rama ka bastuar projektin që nuk ka një e emër, por që premton përmirësim të shërbimeve publike dhe ajo që është më kryesorja rritje të mirëqënies së popullatës. Kjo sepse 3 ministritë që do të drejtohen prej tyre mbulojnë shtyllat kryesore të Ekonomisë.
Plani për ekonominë, çfarë duhet të presim!
Tradita e Eduard Shalsit vazhdon me "pakicat jevge të zv. kryeministres Mesi"
Mediat i kanë kapur zv.kryeministres Senida Mesi një koment gjatë një prononcimi për Rudina Xhungën. Një rrëshkitje nga etika e hipokrizisë që bashkëjeton me rilindasit e llojit Shalsi që premtoi se do vidhnin me stil.
Turqia rihap për besimtarët Shën Sofinë: "E drejtë që na është dhënë nga sulltan Mehmeti"
Turqia parashikon që të hapë dyert e kishës së Shën Sofisë për ritet e besimit islam. Një objekt që mbrohet nga UNESCO kisha ka shërbyer si muze që nga viti 1935 dhe duket se Ankaraja ka aktualisht plane të tjera. Ministri turk i Kulturës, Numan Kurtumlus, deklaroi gjatë një konference për shtyp se
Hapja e Shën Sofisë për falje është një e drejtë që na e ka dhënë sulltan Mehmet Ngadhnjimtari që e ktheu atë në vend adhurimi
174 milionët e dyshimtë të kioskave të Bashkisë Tiranë
Para disa ditësh ResPublica shkruajti për një tender të njoftuar nga Bashkia e Tiranës për blerjen dhe vënien në funksionim tëdisa kioskave elektronike që do të ofrojnë shërbimet e gjendjes civile si lëshim çertifikatash etj..
Zbulohen 150 letra - korrespondencë të Alan Turing: "E urrej Amerikën"
Në universitetin e Manchester janë zbuluar së fundmi 150 letra korrespondence të matematikanit të njohur, dekriptuesit Alan Turing.
Shumë pak gjëra për jetën e vështirë personale të Turing dhe materiale interesante për mendimet e tij për ShBA, çështje të kërkimeve të tij; këto janë në përgjiithësi ajo çfarë veçohet prej koleksionit.
Erdogan rikthen lavdinë e selxhukëve, thirrje turqve të frymëzohen nga historia
Presidenti turk Erdogan ka shfrytëzuar edhe njëherë ngjarjet historike në dobi të pushtetit të tij dhe idesë së Turqia dhe ai vetë janë në shënjestrën e armiqve të Jashtëm. Duke folur në një aktivitet në përkujtim të betejës së Manzikert në vitin 1071, Erdogan nuk la vend për keqkuptime, kur përmendi disa organizata që sipas po komplotojnë kundër Turqi.
