Europa ka nisur luftën hibride ndaj vetes në Kosovë dhe Ballkan

Postuar në 07 Maj, 2024 14:38

Gazeta “Koha Ditore” mban sot tri tituj të ndryshëm për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës që do të duhet të votohet së afërmi. Gjermania kërkon që të ketë hapa konkretë për Asocacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Franca gati e kushtëzon votën pro me dërgimin në Kushtetuese të Asocacionit, kurse Britania e Madhe mbështet pa rezerva anëtarësimin e Kosovës.

Ndërkohë raporterja Bakojanis dhe Asambleja ka rekomanduar anëtarësimin e vendit të cilit i mbahen në fuqi masa sanksionuese, premisat për të cilat nuk ekzistojnë më. 

Sufizmi në Ballkanin otoman

Postuar në 07 Maj, 2024 00:37

 

Tarikatet (urdhrat sufistë) më të shumta dhe më të përhapura gjatë sundimit osman në Ballkan ishin urdhrat Halveti dhe Bektashi. Urdhrat Nakshibendi, Kadiri dhe Rifai vijnë menjëherë pas tyre për sa i përket rëndësisë, numrit të ndjekësve dhe përhapjes territoriale. Të gjitha këto urdhra janë të pranishëm sot dhe sufizmi ka mjaft ithtarë. Disa tarikate të tjera, si Mevlana, Bajrami, Saadi, Xhelati, Shadili dhe Badai, u shfaqën në periudha të ndryshme gjatë epokës osmane dhe u zhdukën përfundimisht.

Sufizmi para otomanëve

Të mos e harrojmë heshtjen e PS-së për aferat e Zdromsit

Postuar në 06 Maj, 2024 22:48

Erjon Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, ka deklaruar sot në një intervistë se ai nuk ka fare frikë dhe as droje nga SPAK. Se e bën gjumin të qetë, sepse ai ka patur gjithë kohës shqetësimin e interesit publik dhe se askush nuk mund të dalë të thotë se Erjon Veliaj “më ka kërkuar këtë apo atë gjë”. Është padyshim një ndër ato spazmat e sëmundjes së tij të përjetshme të maskimit të vetes deri në pikën e mosnjohjes. 

Patriarku serb në parakalim simbolik me veteranët e luftës së Koshares dhe Pashtrikut

Postuar në 06 Maj, 2024 15:35

Mediat në Serbi publikojnë një fotografi të Patriarkun Porfirije me veteran të luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares dhe Pashtrikut.

Patriarku i priti veteranët, bisedoi me ta dhe u dha dhurata dhe libra lutjesh

citojnë mediat serbe.

Propozimi në BE: 422 miliardë euro të pandemisë të përdoren për mbrojtjen

Postuar në 06 Maj, 2024 15:27

Fondi europian i emergjencës – i krijuar në kulmin e krizës së borxhit – mund të jetë zgjidhe për qeveritë europiane që duan të investojnë në mbrojtje. Zëra të fuqishëm në bllokun europian po kërkojnë që Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (ESM), me vlerë 422 miliardë euro, të shkojë përtej rolit për të cilin u krijua (shpëtimi i ekonomive në kulmin e krizës).

Afera "5D", Veliaj ligjërisht titullar i Autoritetit Kontraktor dhe Nëpunës Autorizues

Postuar në 06 Maj, 2024 13:38

Në një intervistë për MCN TV, nënkryetari i Këshillit të Bashkisë Tiranë, Dorian Teliti, ka vënë në dukje një fakt që sipas tij anashkalohet në media.

Teliti ka nënvizuar se në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është edhe titullar i autoritetit kontraktor – Bashkia Tiranë dhe njëkohësisht edhe Nëpunës Autorizues për çdo negociim apo prokurim, çka e vendos atë në pozitë juridike përgjegjëse për çdo lek të shpenzuar nga Bashkia Tiranë.

Më i sigurtë se Ruanda? Londra konsideroi edhe Irakun për deportimin e azilkërkuesve

Postuar në 06 Maj, 2024 12:21

Qeveria britanike fitoi betejën juridike për të trajtuar kërkesat e azilkërkuesve në Ruanda nën argumentin se Ruanda është një vend i sigurtë. Mirëpo këtu nuk ka asgjë parimore dhe ajo që bëri Londra zyratre është të hiqte qafësh një kontigjent njerëzish të padëshiruar për higjenën sociale të metropolit. Konfirmohet tërësisht një qasje e tillë nisur nga raportime të mediave në Britani, sipas të cilave në procesin e shqyrtimit të opsionit të deportimit, përveç Ruandës, qeveria britanike konsideroi si vend të mundshem edhe Irakun.

Zelenskiyt i mbaron mandati më 20 maj

Postuar në 06 Maj, 2024 12:05

Shërbimi i jashtëm rus. SVR, ka shpërndarë një deklaratë publike përmes së cilës kujton se presidentit ukrainas, Zelenskiy i mbaron mandate presidencial më 20 maj. Nisur nga kjo rrethanë, SVR vë në dukje një aspekt të legjitimitetit të presidentit ukrainas, që cilësohet si “njeri kyç në skemat e financimit të luftës që po sjellin fitime të jashtëzakonshme Kievit dhe prodhuesve perëndimorë”.

Kubanët i bashkohen ushtrisë ruse

Postuar në 05 Maj, 2024 23:01

Rusia po rekruton shtetas kubanë për të luftuar në ushtrinë e saj në Ukrainë. Sipas një investigimi të BBC, pagesa e lartë dhe mundësitë që jep pasaporta ruse janë dy arsyet pse kubanët zgjedhin radhët e ushtrisë ruse.

Rusët zëvendësojnë trupat amerikane në Niger

Postuar në 05 Maj, 2024 17:00

Këshilltarë dhe pajisje ushtarake ruse kanë mbërritur në Niger, pas lajmit për largimin e forcave amerikane.

Sipas televizionit shtetëror, një grup i parë prej rreth 100 këshilltarësh rusë kishte mbërritur në Niger më 10 prill së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore.

Dy transportues ushtarakë mbërritën të shtunën, sipas Tele Sahel, i cili raporton se Rusia ka dërguar më parë tre aeroplanë mallrash me material ushtarak dhe instruktorë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS