Qeveria "Rama 2", tre prurje të reja, dalin nga qarkullimi Ilir Beqaj e Sajmir Tahiri

Postuar në 27 Gusht, 2017 13:29

Emra të afërt me kryemistrin dhe tre prurje të reja janë suprizat e qeverisë së re të bërë publike në Asamblenë Socialiste.

Senada Mesi në postin e zv/kryeministres, Etilda Gjonaj në detyrën e Ministres së Drejtësisë dhe Sonila Qato si ministre shteti për sipërmarrjen janë emrat që ekuilibrojnë barazinë gjinore në kabinetin e ri, me 7 femra dhe 7 meshkuj. Bie në sy dalja nga qarkullimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. 

Reagimi i gjyqtares Mataj

Postuar në 27 Gusht, 2017 12:52

​Para disa ditësh ResPublica riprodhoi një shkrim të "shqiptarja.com" për gjyqtarët që deklarojnë pasuri si dhurata. Gjyqatarja Rezarta Mataj ka reaguar përmes një emaili që po e botojmë të plotë. 

 

Rama shpall dekalogun: Me popullin për popullin

Postuar në 27 Gusht, 2017 12:37

Asambleja e Partisë Socialiste shënoi praktikisht fillimin e qeverisë "Rama 2" që për nga fryma dhe modeli do të bazohet në një dekalog parimesh, të cilin kryeministri ua kërkoi të gjithëve ta varin në mur, në mos në qafë. 

Fjala e Ramës 

Çekia dhe Jugosllavia - një histori dhe dy rrjedha të ndryshme

Postuar në 27 Gusht, 2017 12:32

Ka qenë një ditë e nxehtë 26 Gushti i vitit 1992 në Brnon çeke. Në kopshtin e vilës së famshme Tugendhat, nën hijen e ahut dhe para një gote me ujë të ftohtë, ishin ulur kryeministrat e vendeve të Çekisë dhe Sllovakisë, Vaclav Klaus dhe Vladimir Meçiar, për të folur për shpërbërjen në paqe të shtetit të dikurshëm çekosllovak. Në mbrëmje ata dolën para shtypit dhe deklaruan se nga 1 janari 1993 do të ketë dy shtete të pavarura, Çekinë dhe Sllovakinë.

Përqafime, vllazërime por violina e Serbisë nuk ndryshon

Postuar në 26 Gusht, 2017 21:27

Në takimin informal të kryeministrave të rajonit në Durrës, që siç u tha ishte iniciativë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nuk munguan përqafimet, buzqëeshjet, sportiviteti dhe fotot relaksuese të asaj që mund të quhet elita udhëheqëse e politikës së Ballkanit, ky hyjnë Edi Rama, Ana Brnabiç, Zoran Zaev,  Isa Mustafa, Denis Zvizdiç, dhe Dushko Markoviç. Është prezantuar si elita që do bëjë kapërcimin e madh, nga llogoret konservatore të nacionalizmit dhe protagonizmit ballkanik në fakktorët eeuropianizes dhe pajtues të popujve të rajonit.

Kylie Jenner, poshte mantelit dritherues

Postuar në 26 Gusht, 2017 20:22

Manteli i kuq dhe i verdhe mbi trupin e Kylie Jenner është një shfaqje më vete. 20-vjeçarja nuk ka hezituar të bëjë një nga setet fotografikë më sfiduese të karrierës së saj për revistën “V”.

Konçesione "të shtrenjta" me kosto minimale investimesh

Postuar në 26 Gusht, 2017 19:27

Tre kontratat konçesionare të cilat kanë çmimin më të lartë të shërbimit që i kanë ofruar shtetit shqiptar janë shërbimi i hemodializës, prodhimi dhe pasjijsa e kartave të identitetit e pasaportave biometrike dhe markimi i karburanteve. Agjencia e trajtimit të konçesioneve ka përpiluar një raport i cili ka llogaritur çmimin që konçesionarët ofrojnë në kontratat që kanë me shtetin shqiptar në raport me vlerën e investimit.

Hahn pa dorashka: S’ka datë për negociata dhe as justifikime për reformat

Postuar në 26 Gusht, 2017 16:12

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ishte i drejtëpërdrejtë dhe i qartë në mesazhin dërguar qeverisë shqiptare dhe në veçanti kryeministrit Rama. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Durrës në kuadër të takimit informal me kryeministrat e rajonit, Hahn nuk dha një datë për hapjen e negociatave dhe po ashtu ishte i prerë për të mos dëgjuar më asnjë justifikim për vonesën në reforma.

"Le Point”: Macron ka shpenzuar 26 mijë euro vetëm për makiazh

Postuar në 26 Gusht, 2017 11:16

Dhimbje koke ka shkaktuar në Elize publikimi i revistës "Le Point", sipas të cilës Presidenti francez Emmanuel Macron sapo ka dhënë ... 26,000 euro për grimin e fytyrës. "Emmanuel Makron duket shumë i lidhur me grimieren e tij. Ai i ka kërkuar ta ndjekë edhe në Elise dhe të jetë grimierja e tij personale. Por, në mënyrë që fytyra e Macron të jetë e bukur në çdo rrethanë, ju duhet të vendosni dorën thellë në xhepin tuaj.

S’ka qetësi Shtëpia e Bardhë, ikën një tjetër këshilltar i Trump

Postuar në 26 Gusht, 2017 10:57

Sebastian Gorka, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, i cili mendohet se i përkiste fraksionit të udhëhequr nga nacionalistët dhe punonte si konsulent i ish-shefit të larguar të fushatës së Trump, Steve Bannon nuk është më në sfafin e Donald Trump. "Sebastian Gorka nuk dha dorëheqjen, por unë mund të konfirmoj se ai nuk punon më për Shtëpinë e Bardhë”-tha një zyrtar i qeverisë amerikane.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS