Tërheqja gravitacionale e mediokritetit

Postuar në 05 Shtator, 2017 22:10

"Cili president të akordoi titullin nderues “Mjeshtër i madh”?", ishte pyetja që një të njohuri të dekoruar i bëra përpara ca kohësh. Si me një ndjenjë faji në vetvete, me një zë që më shumë shprehte pendim e brengë u përgjigj: “Mos ma kujto të lutem, jemi akoma të ankoruar në ujrat e komunizmit. Më ngjallën kujtimin e shpërndarjes së distinktivave “aksionist i dallur”, që u bënë objekt talljeje në atë kohë”.

Taksa e re e ‘fshehtë’ mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët

Postuar në 05 Shtator, 2017 19:38

Ditët e fundit Bashkia e Elbasanit nisi një aksion të ngjashëm me atë të Bashkisë së Tiranës për të  për mbyllur aktivitetin e atyre pikave të karburantit që nuk kishin aplikuar për rilicensim sipas një vendimi të qeverisë të muajit prill që përcakton se pikat e karburanteve duhet të paguajnë një tarifë licencimi në masën 3 milionë lekë në Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë në  bashkitë e tjera.

Bashkimi i Pacollit me Hardinajn u pagëzua nga ndërkombëtarët

Postuar në 05 Shtator, 2017 17:23

Siç është bërë e udhës tashmë Ballkani është fusha e ndërkombëtarëve dhe kjo u vërtetua edhe në zhvillimet e fundit në Kosovë. Kreu i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli vendosi t’i bashkohet koalicionit  PDK-AAK-NISMA, dhe të mundësojë votat që duhen për qeverinë e re.

Xhandari që duam

Postuar në 05 Shtator, 2017 14:18

Dy statuse në Facebook, një shantazh për ndërprerje fondesh dhe bilbili i kryeministrit ka vënë në lëvizje zëdhënësin personal të Edi Ramës në Ministrinë e Arsimit. Sot Lindita Nikolla ka reaguar për përballjen vërbale të kryeministrit me Akademinë e Shkencave pas procesit të zgjedhjes së kryetarit, duke folur shkoqur me këtë shqipe: 
 

Europa e shqiptarëve është e ndryshme nga ajo e ambasadores së BE-së pro qeverisë së Tiranës

Postuar në 05 Shtator, 2017 13:49

Dje ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Valhutin, u bëri të ditur shqiptarëve se pesë muajt e ardhshëm do të jenë kyç për të ardhmen e tyre europiane, për integrimin. 
 

Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë shumë të rëndësishëm, kyç. Është e qartë për të gjithë çfarë lipset që të ndodhë sa i takon 5 prioriteteve kyçe, por në veçanti lidhur me të gjithë aspektet e ligjit dhe në veçanti me luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë asgjësimin e kultivimin e tregtisë së kanabisit

tha ajo. 

29 birra njëherazi

Postuar në 05 Shtator, 2017 12:44

Kamerieri gjerman, Oliver Struempfel ka thyer rekordin e tij botëror. Ai mbajti 29 birra të mbushura në gota të mëdha 1 litër për një distancë për 40 metra.
Ai u mundua që të conte numrin në 31, por dy gota ranë në minutën e fundit. Titulli iu dha nga ‘Instituti i Rekordeve në Gjermani.’
Oliver kishte muaj që stërvitej për të mbajtur sa më shumë gota me birrë për të mbajtur titullin e tij si ‘kamarieri që mban më shumë birra në vend.

Radioa "Ejani"

Yee: Traktati i Miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, i rëndësishëm për gjithë Ballkanin

Postuar në 05 Shtator, 2017 11:23

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euraziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Briqn Hoyt Yee ka përshëndetur firmosjen e Traktatit të Miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, duke vlerësuar se ai është i rëndësishëm për mbarë rajonin. 

Polonia kërkon 1 miliardë $ dëmshpërblime nga Gjermania

Postuar në 05 Shtator, 2017 08:45

Polonia ka rihapur çështjen e dëmshpërblimeve me Gjermaninë duke shtuar tensionin me Berlinin zyrtar. Varshava ndodhet nën presionin e BE-së për arsye të zhvillimeve të brendshme politike që sipas Brukselit zyrtar po kërcënojnë demokracinë e këtij vendi.

Në këtë kuadër çështja e dëmshpërblimeve është një mënyrë për të kushtëzuar veprimet e Gjermanisë.

Britania në qendër të skemës së pastrimit të parave nga Azerbajxhani

Postuar në 05 Shtator, 2017 00:18

Një hetim i gazetës britanike "thë Guardian" zbuloi se elita qeverisëse e Azerbajxhanit operoi me një skemë sekrete prej 2.9 miliardë dollarësh për të paguar europianë të njohur dhe  pastruar para përmes një rrjeti të kompanive të pasura britanike.
Të dhënat tregojnë se udhëheqja e Azerbajxhanit, e akuzuar për abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsion sistemik dhe zgjedhje të manipuluara, ka bëtë më shumë se 16,000 pagesa të fshehta në periudhën 2012 - 2014.

Europa ka problem Erdoganin

Postuar në 04 Shtator, 2017 19:30

Europa ka problem Erdoganin dhe kjo kosto bie mbi Turqinë, të cilës po i mbyllet dera nga Brukseli.  "Turqia po largohet nga Evropa dhe kjo e bën të pamundur që ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian", tha zëdhënësi i Komisionit Europian të hënën, duke bërë të qartë se çdo vendim për të ndaluar zyrtarisht procesin e negociatave të pranimit të Turqisë varet nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit dhe jo nga Komisioni.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS