Hidrocentral me fuqi 83 mijë KV në lumin e Shalës

Postuar në 11 Shtator, 2017 16:16

Edhe lumi i Shalës, kthyer së fundmi në një destinacion turistik të preferuar, do të jetë vendndërtimi i një hidrocentrali. Tv Klan raporton sot se “Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur fituese një shoqëri me seli në Irlandë, por që është bashkimi i një firme turke, shqiptare dhe irlandeze. Ajo do të do ta ndërtojë hidrocentralin mbi lumin Shalë”.

Shifrat e investimit thuhet se shkojnë deri në 100 milionë dollarë dhe pritet të përfundojë brenda 3 vitesh.

Nelson Çabej dhe “provat” e sjella nga ai

Postuar në 11 Shtator, 2017 14:18

Artikulli i botuar disa ditë më parë, 30 gusht 2017, tek gazeta DITA “Rreth miteve të prejardhjes joilire të shqiptarëve” nga Dr.

Serbët “dalin kushërinj” me Haradinajn, hyjnë në qeverinë e tij

Postuar në 11 Shtator, 2017 13:23

Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës me 61 vota nga 120 vende që ka parlamenti i këtij vendi. Ai përfaqëson koalicionin e drejtuar nga PDK dhe partia e tij, Ardhmëria për Kosovën, krahas Nismës dhe partisë së Behgjet Pacollit që do të jetë zv.kryministër.

Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk morën pjesë në votim duke u vetëpërcaktuar si opozita e re e qeverisë që do të drejtohet nga i gjithë establishmenti i luftës së vitit 1999.  

Peshmergat e Irakut bëhen gati për pavarësinë

Postuar në 11 Shtator, 2017 12:57

Udhëheqësi i kurdëve të Irakut ka deklaruar se janë gati të inkorporojnë një shtet të ardhshëm kurd nëse Bagdadi nuk  pranon referendumin mbi pavarësinë e tyre këtë muaj. Massoud Barzani i tha BBC se do të donte një marrëveshje me qeverinë qendrore nëse kurdët do të zgjedhin shkëputjen, ndonëse kryeministri irakian e ka hedhur poshtë referendumin si jokushtetues.

Ndërron jetë prof. dr. Farudin Hoxha

Postuar në 11 Shtator, 2017 11:50

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotshëm, akademiku Farudin Hoxha. Profesor Hoxha është i njohur në vendin tonë për rolin e tij parësor në projektimin dhe zbatimin e projekteve për digat e hidrocentraleve. 
Ai lindi në Gjirokastër  më janar 1935. Ndoqi studimet larta në Budapest dhe Sofje për hidroenergejtikë dhe u diplomua në Tiranë. 

Të mos i besosh Makiavelit!

Postuar në 11 Shtator, 2017 11:39

Është për t’u habitur si erdhëm kaq shpejt në këtë situatë, kur me gjuhën tonë nuk arrijmë ta shprehin të saktë atë që e mendojmë, sepse për shumë gjëra e kemi tejkaluar kuptimin e fjalëve që përdorim. Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që i kemi menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, më shumë është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën.

Ndryshe nga 4 vjet më parë!

Postuar në 11 Shtator, 2017 11:36

Kryeministri Rama prezantoi në kuvend atë që quhet program politik i qeverisë për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Ndryshe nga 4 vjet më parë, kryeministri socialist u shfaq më pak arrogant, reflektues dhe i hapur për bashkëpunimin me opozitën në funksion të së ardhmes së vendit.

Budistët kundër myslimanëve, katastrofa humanitare e Myanmar-it

Postuar në 11 Shtator, 2017 10:42

Kanë jetuar të varfër dhe të privuar nga një vend që madje nuk u jep të drejtën ta quajnë atdheun e tyre. Deri në atë pikë sa janë konsideruar prej vitesh "pakica më e përndjekur në botë".Një milion myslimanët e Rohingya në Myanmar-it budist, u sollën atje si punëtorë të lirë nga kolonialistët britanikë. Ata flasin të ashtuquajturën Ruaingga, një dialekt i dallueshëm nga të tjerët në të gjithë vendin.

Fëmijët, viktima të zakoneve mesjetare

Postuar në 11 Shtator, 2017 10:18

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor Gazeta Panorama ka sjellë në vëmendje historinë e (pa)zakontë të një djali 10-vjeçar nga fshati Barbullush i Shkodrës, i cili prej 3 vitesh është detyruar ta kryejë shkollën jo në fshatin e tij, por 3 orë larg tek të afërmit në një shkollë të Postribës. Kjo për shkak të zakonit mesjetar të gjakmarrjes që mbizotëron ende në komunitetet lokale të kësaj zone të veriut të Shqipërisë.

Fotolajm/Në doganën shqiptare

Postuar në 11 Shtator, 2017 09:28

Bunk'art, një investim fitimprurës së një personi,  një trill i disa të tjerëve, i prezantohet çdo personi që hyn në Shqipëri si destinacioni përfaqësues, unik. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS