(në) Një kafe sahat(I)
Feksje mençurie të një xhakete të vjetër duke rrufisur filxhanin
***
I ka më 760 mijë vota Ky?
Shqiptarët votojnë se e konsiderojnë llotari. Ajo barsaleta thotë që “bli biletën” se mbase fiton ndonjë gjë.
Pse nuk ndërhyri policia në Elbasan? Mendoj se është e thjeshtë: Në Elbasan të paragjykojnë po ndoqe meshkujt…
“Unë nuk fal as det jo më tokë”. Ja një mënyrë e mirë për të rikthyer turistët kosovarë që i kanë bërë topin Shqipërisë.
Këtë javë përgjuan Lulin në PD. Pamë natën Lulin e ditës.
Ministri i Jashtëm: "Afër zgjidhjes për ligjin e luftës me Greqinë. Marrëveshje e re për detin"
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ka deklaruar sot gjatë një interviste në Top-Story se Shqipëria dhe Greqia janë shumë afër gjetjes së një mirëpkuptimi të ri për çështjen e ligjit të luftës.
“Është një çështje që nuk do të doja të prodhoja lajm, por me bindje të plotë them sonte që për ligjin e luftës jemi shumë herë më afër zgjidhjes seç kemi qenë para një apo dy vitesh”, tha Bushati.
Çfarë la pas ish-ministrja e Ekonomisë!
Auditi që KLSH ka bërë në ish-ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit që drejtohej nga Milva Ekonomi ka gjetur shkelje të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare për buxhetin, që nga programimi i biletave të udhëtimit të zyrtarëve mbi fondin e miratuar me ligjin e buxhetit, e deri të pagesat që punonjësit e këtij insitucioni duhet të derdhnin për tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore si anëtarë bordesh në kompanitë publike.
Ngjarja e Elbasanit? E sigurtë është që do ketë analizë
I pyetur sot në parlament mbi ngjarjen e Elbasanit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndër të tjera tha:
Kryeministri ankohet për imazhin e keq të nxitur nga PD
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Parlament për propagandën e ulët që sipas tij zhvillon Partia Demokratike pranë të huajve që monitorijnë Shqipërinë.
Trefishohen lejet e ndërtimit në Tiranë
Pas një rënie të ndjeshme në vivtet e fundit, sektori i ndërtimit ka nisur të fuqizohet sërisht. Të dhënat e INSTAT raportojnë për rritje të lejeve të ndërtimit për 6 mujorin e parë 2017 me afro 82 %, krahasuar me vitin e kaluar. Vendin kryesor e zë Tiranë, e cila ka trefishuar numrin e lejeve të ndërtimit në këtë 6 mujor.
TemaTv
Di Caprio në rolin e presidentit Theodore Roosevelt
"Paramount Pictures" dhe regjisori Martin Scorsese kanë nisur xhirimet për filmin mbi jetën e presidentit të 26 amerikan Theodore Roosevelt. Në rolin kryesor do të jetë aktori Leonardo Di Caprio. Skenari mban firmën e Scott Blum dhe është përshtatur për filmin autobiografik që do të mbajë titullin “Roosevelt”.
Ish-presidenti amerikan ka pasur një karrierë shumëdimensionale që filloi nga radhët e marinës amerikane. Rritja e tij në politikë nisi me zgjedhjen si Guvernator i New York-ut dhe më pas si president pas vrasjes së William McKinley.
Tani me një leksion mbi (anti)kapitalizmin
Gazeta “Mapo” raporton për botimin nga shtëpia botuese “UET” dhe i ashtuquajturi “Instituti Pashko”, të dy librave me autor Ludwig von Mises: “Politikat ekonomike” dhe “Mentaliteti anti-kapitalist”.
Përtej promovimit të zhurmshëm që është metoda dhe parimi në kësi rastesh, tërheq vëmendjen fakti se librat janë pajisur me një pasthënie nga biznesmeni Samir Mane. Citohet Mane në pasthëniet e veta:
Aksidenti me avionin bombardues rus (Video)
Një avion rus përfundoi në pyll kur pilotët e tij u përpoqën të ndërprisnin ngritjen për shkak të indikacioneve të rreme në shpejtësinë e avionit. Rezultati ishte që avioni i TU-22M3 pësoi dëme serioze në krahët e saj, ndërsa fatmirësisht pilotët nuk u dëmtuan. Aksidenti ndodhi në bazën ushtarake të Saikovës si gjatë stërvitjes “Zapad 2017”
Iraku thirrje kurdëve të “fshijnë” referendumin
Dy ditë pas referendumit për pavarësi të organizuar nga autoritetet kurde në veri të Irakut, parlamenti irakian miratoi një rezolutë që i bën thirrje kryeministrit Haider al-Abadanit për të dërguar trupa në qytetin e kontestuar të Kirkukut dhe të mbajë në mbikqyrje puset e naftës.
Kirkuk i përkiste territorit të qeverisjes lokale kurde, por u qeveris nga Bagdadi deri në verën e vitit 2014, kur ra në duart e shtetit islamik. Luftëtarët kurdë (Peshmerga) e çliruan atë, duke i penguar xhihadistët që të kapnin puset e naftës.
