Popullsia ra me 420 mijë banorë, 40% të pallateve i kemi bosh

Postuar në 28 Qershor, 2024 15:31

Censi i zhvilluar në vjeshtën e vitit të kaluar ka bërë publike rezultatet. Shqipëria rezulton me 2 412 113 banorë, 13.8% më pak krahasuar me popullsinë që rezultoi rezidente në censin e vitit 2011.

Sipas të dhënave të bëra publike sot nga Instituti i Statistikave, në Shqipëri jetojnë gjithsej 755 950 familje me mesatarisht 3.2 anëtarë, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, Shqipëria kishte 2 831 741 banorë. Rënia me 13.8% e popullsisë i korrespondon shifrës 419 628 banorë.

Hungaria i kërkon Ukrainës të njohë Zakarpattian si “tradicionalisht hungareze”

Postuar në 27 Qershor, 2024 21:57

Hungaria i ka kërkuar Ukrainës të njohë si “tradicionalisht hungareze” të gjitha vendbanimet në Zakarpattia. Kërkesa është vetëm një nga 10 të tilla drejtuar Kievit në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Zakarpattia Oblast ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe sipas regjistrimit të vitit 2001 dhe viteve të mëparshme, përqindja e hungarezëve atje ishte mbi 10%.

Kosova hap observatorin e saj

Postuar në 27 Qershor, 2024 21:44

Kosova ka hapur për herë të parë observatorin dhe planetariumin e saj. Objekti ndodhet në fshatin Rashnicë të Komunës së Shtimes. Ai është realizimi i ëndrrës së Pranvera Hysenit, një studente që sapo ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë, Santa Kruz.  

Autoritetet serbe ndalojnë zhvillimin e festivalit "Mirëdita - Dobar Dan"

Postuar në 27 Qershor, 2024 18:43

Policia serbe ka ndaluar sot zhvillimin e festivalit "Mirëdita – Dobar Dan" për arsye sigurie. Festivali është një aktivitet I përvitshëm që bën bashkë aktivistë dhe njerëz të kulturës nga Serbia dhe Kosova, me synim inaugurimin e një dialogu mes të dyja vendeve dhe kulturave.

Kritika të hapura për "liderin që erdhi nga Perëndimi"

Postuar në 27 Qershor, 2024 18:20

87 anëtarë të SYRIZA-s, përfshirë deputetë kanë nisur një letër të përbashkët për kryetarin e partisë, Kasselakis, përmes së cilës bëjnë thirrje për një front të përbashkët të së majtës përballa Demokracisë së Re të Mitsotakis. Në letrën e tyre ata akuzojnë ndër të tjera, Kasselakis, për taktika përçarëse, refuzime, sulme ndaj anëtarëve të partisë për shprehjen e opinioneve. Ndër këto, ata kanë kritikuar edhe vendimin e Kasselakis për të mbyllur gazetën historike të partisë, “Avgi”.

Muret tona të brendshme ndaj Lirisë

Postuar në 27 Qershor, 2024 15:04

Irani është një republikë fetare, ose demokraci fetare siç quhet vetë. Me përkufizimet e zakonshme ne jemi mësuar të dëgjojmë se Irani është diktaturë, autokraci nën drejtimin e disa gangsterëve që nuk e kanë gjë jetën e njeriut. Se zgjedhjet janë formalitet e kështu me radhë, çka në mënyrë intuitive na çon në reflektimin se në Iran nuk flet dot lirisht.

Pse është shumë vonë për ta ndaluar Luftën e Tretë Botërore

Postuar në 27 Qershor, 2024 01:14

 

Futbolli le t’i paraprijë historisë

Postuar në 26 Qershor, 2024 22:06

 

“Po fshehin pluhurin nën qilim”/Von der Leyen në detyrë me marrëveshje korridoresh

Postuar në 26 Qershor, 2024 17:31

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ashtu siç pritej, e kritikoi marrëveshjen e arritur dje për postet kryesore të BE-së, duke u shprehur se është "surreale" që opinionet e votuesve evropianë nuk u morën parasysh.

Lirohet Julian Assange

Postuar në 26 Qershor, 2024 12:58

Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është liruar nga burgu i sigurisë maksimale në Belmarsh në Mbretërinë e Bashkuar. Assange rifitoi lirinë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Departamentin e Drejtësisë të SHBA.

Ai ka kaluar pesë vjet i izoluar në Londër ndërsa kundërshtonte ekstradimin në SHBA, ku akuzohet për marrjen dhe zbulimin e paligjshëm të materialeve të sigurisë kombëtare që hedhin dritë mbi krimet e dyshuara të luftës amerikane.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS