Spanja drejt marrjes nën kontroll direkt të Katalonjës
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka kërkuar nga Senati miratimin për qeverisjen direkte të Katalonjës, shkarkimin e liderit të rajonit, Carles Puigdemont, zv.presidentin rajonal dhe ministrat.
“Ligji, demokracia dhe stabiliteti duhet të kthehen në Katalonja. Nuk ka rrugë tjetër”, tha Rajoy në një fjalë që u prit me duartrokitje. Sipas tij, lidershipi katalanas ka provokuar ndarje dhe frakturim social.
600 mijë në lëvizje
600 mijë refugjatë kanë lënë Birmaninë për të hyrë në Bangladesh në arrati nga dhuna e ushtrisë birmaneze. 600 mijë që nga fundi i muajit gusht duke e kthyer zonën e Rohingya në kampin më të madh për refugjatë në të gjithë botën. Situata është përkufizuar nga OKB-ja si kriza akuale e refugjatëve me intensitetin më të lartë.
Presidenti refuzon dekretimin e kreut të ri të Akademisë së Shkencave?
Siç pritej kërcënimi i kryeministrit për të ndërprerë fondet për Akademinë e Shkencave pas asaj që ndodhi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj rezultoi thjesht një deklaratë e pavërtetë. Gazeta “Panorama” shkruan sot qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2018 të njëjtin buxhet të vitit të shkuar për Akademinë.
Pse Lali Eri po mendon ta ndryshojë emrin e fshatit Surrel?
Lali Eri ka talentin e këmbënguljes dhe virtytin e pacipësisë. Njësoj si kalamani që kur e do një gjë e do dhe pikë. Të dyja në funksion të aspiratave për të ecur para. Dhe do të ecë kaq shpejt sap o t’I vësh krahë, që mund të jenë ta zëmë gjethe preshi, Lali Eri mund të bëhet aerodinamik dhe të fluturojë. Çuditë e tij nuk janë të tilla në vetvete, por sepse në fillim ngjajnë si skica gazmore dhe pa zarar të një djaloshi që rastis të jetë kryetar bashkie.
Intriga e Lali Erit. Propozon që Muzeu i Gjetheve të marrë emrin “Saimir Tahiri”
E pabesueshme/ Zbulohet një pikë e Marrëveshjes së 18 majit. Pjesë e bashkëqeverisjes, edhe emërtimi i një rruge në Kamëz me emrin: Edi Rama. PD-ja garantoi OK-in e Xhelal Mziut
Kush po i blen pronat e Kishës Orthodhokse në Izrael?
Gazeta izraelite “Haaretz” ka disa ditë që shkruan për një zhvillim që prek Kishën Orthodhokse në Jeruzalem dhe Patriarkun e saj, Theofil III. Ai është vënë në qendër të vëmendjes për shitjen e sipërfaqeve të mëdha pronash të Kishës për një çmim shumë të ulët dhe ndaj blerësve anonimë që janë të regjistruar në parajsat fiskale.
Twitter bllokon reklamat e Sputnik dhe Russia Today
Twitter bllokon të gjitha reklamat e rrjetit televiziv rus RT (Russia Today) dhe agjencisë ndërkombëtare ruse të lajmeve Sputnik.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi ishte i bazuar në një raport të inteligjencës amerikane që arriti në përfundimin se TV RT dhe Sputnik kishin tentuar të ndërhynin në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016 nga qeveria ruse.
Ministrja “heq” kartat e shëndetit, spitali ua kërkon pacientëve (VIDEO)
Me qindra prindër apo gjyshër preken nga indiferenca totale e mjekëve të Pediatrisë. Përpos shqetësimeve shëndetësore dhe tronditjes psikologjike i shtohet edhe ankthi i dokumentacionit. Ministrja Ogerta Mastirliu i “heq” kartat e shëndetit nëpër konferenca, por i mban “de facto” nëpër spitale. Ogerta Manastirliu ka lëshuar një urdhër, në të cilin parashikohet që mjekët të mos kërkojnë më kartat e shëndetit, por prindërit shprehin të kundërtën për kameran e TemA TV.
Ambicia e Google për të marrë drejtimin e qyteteve
Alphabet, kompania nënë e Google, nuk vuan nga mungesa e ambicies. Filialet e saj po trajtojnë çështje që variojnë që nga automjetet autonome te shtëpitë inteligjente, inteligjenca artificiale te bioteknologjia për zgjatjen e jetës. Kështu që nuk ka pse të jetë surprizë që Alphabet ka vendosur të planifikojë, ndërtojë dhe drejtojë një qytet – ose një pjesë të një qyteti. Supriza këtu është se një qytet i madh po i jep me gëzim Alphabet një lagje të nivelit të parë, të cilën kompania mund ta konsiderojë të vetën.
