Akuza për ngacmime seksuale edhe për Kevin Spacey. Aktori pranon se është gay
Harvey Weinstein duket se ka hapur kutinë e Pandorës për atë që është industria e filmit në ShBA. Akuzat ndaj tij për ngacmime seksuale ndaj aktoreve të reja kanë shkuar tanimë në 50, ndërkohë që kjo histori po nxjerr në dritë edhe përvoja të tjera të ngjashme. Një e tillë është fare e papritur dhe ka të bëjë me aktorin e njohur Kevin Spacey. Ai akuzohet nga Anthony Rapp, aktori 46 vjeçar i serialit Star Trek, I cili në një intervistë për BuzzFeed News, deklaroi se është ngacmuar seksualisht nga Spacey në moshën 14 vjeçare.
Paralajmërimi i Kinës/Testet bërthamore koreanoveriore mund të çojnë në shembjen e malit Punggye-ri
Akademia Kineze e Shkencave ka paralajmëruar Phenianin zyrtar se teste të mëtejshme bërthamore rrezikojnë shembjen e malit Punggye-ri. Informimi mbi këtë çështje është bërë nga Instituti i Gjeologjisë dhe Gjeofizikes i cili a vënë në dispozicion të dhënat e veta për një delegacion koreanoverior që drejtohej nga Lee Doh-sik, kreu i Institutit për Kërkime Gjeologjike. Zona e testimeve është vetëm 80 km nga kufiri kinez dhe mendohet se shembja e malit mund të provokojë një katastropfë të vërtetë.
Kur femra i tregon të gjitha vetë (Video)
Përmasa të mëdha ka marrë fenomeni i "upskirting", që do të thotë fotografimi poshtë fundeve ose fustaneve të grave për të parë të brendshmet e tyre. Një vajzë e re ruse në Shën Petersburg, me sa duket një nga mijëra viktimat e kësaj manie të pahijshme, donte të protestonte në mënyrën e vet. Ajo shkoi në stacionin qendror të metrosë në Shën Petersburg dhe ngriti vetë fustanin për të zbuluar të brendshmet e saj.
Jo vetëm radarët, edhe tunelet e magazinat e ushtrisë në dispozicion të kanabisit
Shteti shqiptar ishte në dijeni të përmasave që kishte marrë kultivimi i kanabisit në vitin 2016 në Shqipëri dhe njohjes së problemit nga partnerët ndërkombëtarë. ABC News ka siguruar një raport sekret për drogën të vitit 2016 nga Qendra Monitoruese Europiane, ku Shqipëria renditet si një prej vendeve me prodhimin më të madh të kanabisit në Europë.
Zaganit i mjafton një vërtetim nga Prokuroria e Katanias
Partia Socialiste përjashtoi Saimir Tahirin nga radhët e saj duke shpallur përmes kryetarit Edi Rama se që këtej e tutje, “Tahiri është një deputet dhe qytetar i lirë në mbrojtjen e tij për të gjetur të vërtetën”. Duke synuar të artikulojë një qëndrim të paanshëm dhe jo ndikues në procesin hetimor që ka nisur për ish-ministrin e Brendshëm, PS-ja u shfaq me një qëndrim parimor. Por nuk kanë kaluar vetëm pak ditë dhe duket se partia është hedhur në veprim për të mbrojtur njeriun e vet.
Belgjika e gatshme t'i japë azil politik Carles Pouigdemond
Belgjika e sheh si opsion real dhënien e azilit politik për presidentin e Katalonjës, Carles Pouigdemond. Qeveria spanjolle i ka hequr atij të gjitha kompetencat pas shpërbërjes Parlamentin e rajonit autonom.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese e Spanjës po shqyrton rastin e referendumit për pavarësi, për të përcaktuar nëse ai mund të konsiderohet si rebelim.
Dominimi i plastikës në oqeane
Pamjet janë marrë në ishullin Roatan në Hondusas.
Turqia feston 94 vjetorin e Republikës
Rikthehet HEC i Kalivaçit
Pas 20 vitesh qeveria rikthen ndërtimin mbi lumin Vjosë të hidrocentralit të Kalivaçit. Vepra është menduar të ketë një kapacitet prej 110 megavat orë dhe do të kushtojë 125 milion euro.
Bashkimi i dy firmave “Ayen Enerji” dhe “Fusha” , fituese të tenderit, duhet të përfundojnë brenda 30 muajsh ndërtimin e HEC-it. Qeveria shqipatre prishi përpara 6 muajsh kontratën me kompaninë Hidro srl, e cila zotëronte aksionet e shoqërisë Kalivaçi Green Energy, në pronësi të Françesko Beketit dhe rihapi garën për dhënien me koncesion për 35 vjet të hidrocentralit.
Zv/ministri grek: Turp për Shqipërinë, ka lënë pa varre dëshmorët e luftës
Çështja e varrezave të ushtarëve të luftës italo-greke mbetet një nga ngërçet në marrëdhëniet shqiptaro-greke.
I pyetur pas përfundimit të paradës, ku ai përfaqësoi qeverinë në festimet për 77 vjetorin e 28 tetorit 1940, zv/ministri grek i Rendit, Nikos Toskas tha se kjo ishte një çështje serioze dhe vuri në dukje se:
