SHBA-BE, koordinim kundër propagandës ruse dhe kineze në Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Europian dhe SHBA kanë zyrtarizuar së fundmi një Mekanizëm të Koordinuar mbi Ballkanin Perëndimor, që do të menaxhojë çështje të dizinformacionit dhe propagandës. Vendimi është marrë pas ministerialit SHBA-BE, mbajtur në Belgjikë muajin e kaluar dhe sipas njoftimeve zyrtare do të përforcojë integritetin e informacionit në Ballkanin Perëndimor. Objekti I Mekanizmit është propaganda kineze dhe ruse që sipas nismëtarëve ka ndikim në rajonin tonë dhe madje organizojnë fushata manipulimi.
“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia”
Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Po nxitja për të shkuar te lufta, sipas tij vjen nga vetë Europa dhe jo nga Rusia.
Është Evropa ajo që po përgatitet për një luftë me Rusinë, dhe jo kundërta. Nuk ka gjasa që Rusia të sulmojë një vend të NATO-s dhe diskutimi për "kërcënimin rus" nuk është gjë tjetër veçse një marifet perëndimor për t'u përgatitur për luftë.
Ushtria iraniane publikon raportin paraprak: Presidenti vdiq në aksident!
Autoritetet iraniane kanë publikuar dje në mbrëmje një raport paraprak mbi incidentin e datës 19 maj ku gjeti vdekjen presidenti Ebrahim Raisi, minostri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian dhe gjashtë persona të tjerë.
Sipas raportit të përpiluar nga ushtria iraniane në helikopterin e rrëzuar nuk janë gjetur gjurmë të objekteve të jashtme si gjurmë fishekës, një provë që rrëzon dyshimet e deritanishme për sabotazh apo vrasje. Megjithatë ushtria ka saktësuar se raporti final do të kërkojë ende kohë.
Macron po lobon për Mario Draghin si pasues të von der Leyen
“Politico” shkruan se presidenti francez, Emmanuel Macron preferon dhe po lobon që vendin e Ursula von der Leyen si kryetar e Komisionit Europian ta marrë ish-kryeministri italian, Mario Draghi. Një lloj konfirmi ka dhënë deputeti i partisë së Macron, Pascal Canfin që ka deklaruar drejtpërdrjet se:
Franca dhe kushdo në ekosistemin presidencial dëshiron që Draghi të luajë një rol
Ekstremi i djathtë europian përjashton nga grupi AfD-në gjermane
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë është përjashtuar nga grupi i saj pan-evropian Identiteti dhe Demokracia në Parlamentin Evropian pas një sërë skandalesh që e kanë dëmtuar popullaritetin e saj.
Tensionet e nisura prej kohësh midis partive të së djathtës ekstreme evropiane u shtuan këtë javë kur Maximilian Krah, kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet evropiane, i tha një gazete italiane se anëtarët e SS-së naziste nuk mund të quhen domosdoshmërisht kriminelë.
Kremlini bllokon asetet amerikane në Rusi
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar bllokimin e aseteve amerikane në Rusi si kompensim për asetet ruse të bllokuara nga ShBA.
Agjencia “Tass” raporton se subjekt i dekretit janë kompanitë amerikane, shteti amerikan me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, qytetarët amerikanë sib dhe siguracionet e tyre, aksionet në kompani ruse, por edhe të drejtat e kompanive apo shtetit amerikan në Rusi
Skandali i mikrokredive, revokohen licencat e 'MCA' dhe 'Final'
Banka e Shqipërisë u ka revokuar licencat dy subjekteve financiare jobanka, “Final” sh.p.k. dhe “Micro Credit Albania” sh.p.k, vetëm pak ditë pasi prokuroria zbardhi skemën së skandalit të mikrokredive, i cili çoi sot në pranga 9 administratorë dhe përmbarues privatë, me akuzën për mashtrim me pasojë një dëm financiar prej 7.3 milionë eurosh.
Në njoftimin e BSH-së thuhet se subjektet në fjalë nuk plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.
OKB miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Rezoluta e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda kaloi me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.
Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia votuan pro, ndërsa nga vendet e BE-së votoi kundër Hungaria. Greqia, Sllovakia dhe Qiproja abstenuan.
Kundër votuan edhe Kina, Rusia, Bjellorusia, Kuba dhe Nikaragua.
SHBA, armë Ukrainës për goditjen në thellësi të Rusisë
Armët amerikane mund të përdoren në sulmet brenda territorit rus. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme se Uashingtoni është gati të diskutojë me Kievin mundësinë e përdorimit të armëve amerikane për të sulmuar objektivat thellë në territorin rus.
Hoxha: Sistemit i mungojnë 910 mijë listë-pagesa, verifikoni kontributet që të shmangni gjykatën
Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh, thotë se ngarkesa e madhe e gjykatave dhe vonesa e shqyrtimit të çështjeve si pasojë, po dëmton shpresën e qytetarëve te drejtësia. Në MCN Economy, ai theksoi se trajnimi i administratës do të shmangte përfundimin në gjykatë të shumë rasteve.
Sistemi i drejtësisë sot është i tejngarkuar. Kjo sjell shqetësim të madh dhe dëmton shpresën e qytetarëve te drejtësia. I parë në këndvështrimin e dosjeve që janë në gjykata, me pak kujdes nëse zbatohet ligji nga administrata do të ketë më pak njerëz që shkojnë në gjyq.