Akuza: Me buxhetin 2018 po pastrohen paratë e kanabisit. Të ndërhyjë FBI dhe DEA
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po kryen pastrim masiv të parave të drogës përmes buxhetit 2018. Në një dalje për mediat, Basha ka deklaruar se biznesi i ndërtimit është skemë tradicionale për pastrimin e parave dhe kjo po ndodh në Shqipëri.
Treshja kryesore europiane + BE kundër SHBA: Respektojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin
SHBA mbetet thuajse vetëm në kontestimin e marrëveshje bërthamore me Iranin. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka deklaruar se Gjermania ka rënë dakord me Francën dhe Britaninë e Madhe si dhe me diplomaten kryesore të BE-së, Federica Mogherini që të të vijojnë të respektojnë marrëveshjen e vitit 2015.
“Ne jemi të bashkuar dhe duam të mbajmë një marrëveshje për programin bërthamore Iranian, përndryshe ne rrezikojmë që ky shtet të krijojë armë bërthamore”, tha ai pas një takimi me homologët e vet.
E papritur! Refuzohet Bashkëqeverisja, njerëzit vazhdojnë të denoncojnë te Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të korrë suksese me profilin e tij në Facebook. Sot përmes një postimi, ardhur sipas tij nga Prindi Dixhital, ai sjell në vëmendje rastin e disa fëmijëve në shkollën “Koli Sako” në Lushnje. Ja si e paraqet Berisha situatën në bazë të denoncimit që i ka ardhur:
Takimi i Kretës, LSI kërkon seancë dëgjimore me ministrin e Jashtëm
Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë seancë dëgjimore me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Kërkesa është bërë në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme nga deputetja Klajda Gjosha dhe është mbështetur nga socialistja Mimi Kodheli.
Si arsye për këtë seancë duket se është informimi mbi bisedimet e zhvilluara në Kretë mes Bushatit dhe homologut grek Kotizas, për të cilat ka shumë paqartësi.
Princi Harry thyen rregullat ushtarake/Me mjekër në Ditën e Përkujtimit
Akuza të rënda kompanisë Vodafone për praktikat e ndjekura në tregun afrikan
Një investigim i Finance Uncovered Network, kryer për llogari të “The Observer” tregon për praktikat jotransparente dhe korruptive që operatorë të ndryshëm perëndimorë të fushës së telekomit, kanë ndjekur gjatë depërtimit në tregun afrikan. Tregu në fjalë ka qenë në shpërthim në dy dekadat e fundit dhe mund të merret me mend marzhi i fitimit. Por terreni i investimeve ka përcaktuar edhe ecurinë e tyre.
Përfshirja në regjimin e TVSh-së/Biznesi i vogël: Protesta dhe ankim në Kushtetuese
Biznesi i vogël do të kundërshtojë regjimin e ri të TVsh-së në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kryetari i shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, thotë se kjo politikë do të sjellë rrënimin e ekonomisë.
Dhjetëra milionë dollarë investime: Politika e Jashtme e SHBA duhet të ndryshojë
Politika e jashtme e SHBA-së është shumë e militarizuar, intervencioniste dhe e shtrenjtë. Ky është mendimi që po zë përherë e më shumë vend e që duket se është reaksion ndaj dominimit të politikës së jashtme nga neokonët për dekada me radhë. Dhe siç e kërkon modeli amerikan, për të ndryshuar këtë qasje po hidhen para dhe jo pak.
Dossier/”Letra Zinoviev”, Fake News perfekt 83 vjet më parë
Nga një pikëpamje mund të thuhet se ka edhe një epokë të lajmeve të rreme. Që kanë qenë përherë prezente, të përdorura nga të gjitha shtetet, ka patur falsifikime historike etj., por asnjëherë më parë lajmi i rremë nuk është ngritur si shqetësim politik i nivelit të lartë. Aktualisht çështja e lajmeve të rreme është pjesë e hetimeve në SHBA dhe Facebook dhe Google po marrin pjesë në to në cilësinë e dëshmitarit dhe pjesëmarrësit.
Edhe Princi Charles në listën e antisemitëve
Do të gjesh belanë në media? Afroju disi çështjeve që kanë të bëjnë me hebrejtë. Kjo nuk ka kursyer as Princin Charles të Anglisë, të cilit I është zbuluar një letër e vitit 1986 ku ai përdor terma që sipas një pjesë të medias janë antisemte. P.sh termi Lobi Çifut konsiderohet një i tillë dhe princi i aka lejuar vetes që ta përfshijë në tekstin e letrës.
