Britania, drejt rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Në Britani, konservatorët premtojnë se do të rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Plani në fjalë duket më shumë një përpjekje për të fituar votat që po shkojnë drejt Reformimit të Britanisë së Madhe dhe parashikon që çdo 18-vjeçar do të duhej të kalojë një periudhë kohe në ushtri ose një fundjavë në muaj si vullnetar i “rezistencës civile”.
Gjermania: Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar
Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, thotë se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar duke vazhduar ofensivën e tij kundër Rafah. Habeck është politikani i parë gjerman i nivelit të lartë që mban publikisht një qëndrim kaq të fortë ndaj ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.
Rusia neutralizon raketat e SHBA-së në Ukrainë
Raketat Himars, të cilat i janë dërguar Ukrainës nga SHBA-të, janë bërë "plotësisht joefektive" për shkak të sistemeve ruse të bllokimit elektronik.
Raketahedhëset, të cilat janë të afta t’i lëshojnë raketat amerikane deri në 50 milje, janë ndër viktimat e një strategjie të luftës elektronike të përdorur nga forcat e Vladimir Putin.
Banka Botërore, plan për të shpëtuar skemën e pensioneve në Shqipëri
Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve në Shqipëri, është në rrezik të madh, kjo për shkak të informalitetit në ekonomi, emigracionit të lartë si dhe plakjes së popullsisë.
Pikërisht për të pakësuar problematikat deficitare, Banka Botërore ka vënë disa propozime në tryezë për Ministrinë e Ekonomisë.
Disa prej tyre, i zbulon për MCN, zv.ministrja Holta Manjani.
Skema e re e pensioneve:
BB, propozimet:
-Të hiqen rimbursimet për pensionet e bujqëve, (shteti paguan një pjesë që prej 2014).
Mediat: Negociata pas shtatorit mes Shqipërisë e Greqisë
Vizitat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë dhe Himarë kanë ngrirë marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë.
Për MCN, gazetari i Kathimerini, Vasilis Nedos, tha se atmosfera mes dy shteteve nuk është e mirë, edhe pse ka kanale diplomatike, por negociata për të riparuar marrëdhëniet mund të fillojnë vetëm pas shtatorit. Sipas tij, qeveria greke e ka humbur besimin tek Edi Rama pas veprimeve të fundit të tij.
Studentët nuk na lexojnë më. Opinioni po nyjëtohet larg mediave tradicionale
Shtypi ka qenë burimi kryesor i edukimit gjeopolitik të brezit tim…Gazetaria përfaqësonte një modalitet tjetër të lëvizjes së protestës
Kush e sponsorizoi KPK për aktivitetin në resortin luksoz në Vlorë?
Një kompani private ka sponsorizuar një aktivitet të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në një resort luksoz në Vlorë. Aktiviteti është mbajtur kohë më parë në « Marina Bay Resort ».
Gazetari i “Birn”, Edmond Hoxhaj, thotë se në të kanë marrë pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë pranuar të akomodohen në hotelin luksoz, në bazë të rregullores që kanë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Izraelin të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.
“Në përputhje me këto udhëzime, sipas konventës së gjenocidit, Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe çdo veprim tjetër në provincën Rafah që mund t'i shkaktojë grupit palestinez në Gaza kushte jetese që mund të çojnë në shkatërrimin e tyre fizik, tërësisht ose pjesërisht”, tha kryegjykatësi Nawaf Salam.
600 mijë myslimanë në Serbi. Myftiu i Beogradit njeh Kosovën shtet
Rreth rezolutës së miratuar në OKB për genocidin në Srebrenicë, ka reaguar edhe Myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiç. Në një reagim në rrjetin “X”, Jusufspahiç është shprehur ndër të tjera se:
Ky komb nuk është genocidal dhe Serbia ime nuk e Meriton këtë. Serbia është vendi im dhe ne jetojmë në të, lutemi në xhamitë e Zotit, kishat dhe sinagogat. Ka 600 000 myslimanë në Serbi
Përgjigje Greqisë, parqe detare turke në Egje
Turqia do të krijojë parqet e saj detare në Detin Egje. Lajmin e bëri të ditur Daily Sabah, e përditshme turke pro-qeveritare. Gazeta i referohet një zyrtari anonim turk, sipas të cilit Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Turqisë do ta ndërmarrë këtë hap në përgjigje të vendimit të Greqisë për të krijuar një park detar në Egje.