Vetëanimohet ministri i parë i qeverisë Rama
Qeveria aktuale e ka kthyer në standard vetëpromovimin e ministrave përmes xhirimeve që kryhen nga stafet e zyrave të shtypit dhe më pas u përcillen mediave. Meraku është që ashtu si kryeministri Rama apo kryebashkiaku Veliaj, edhe ministrat të jenë sa më shumë të pranishëm në media. Në këtë garë të shfrenuar secili përpiqet të tregohet sa më praktik, ndonjëherë duke mos u kujdesur shume për atë çfarë del në kamera.
CIA parandalon sulmin terrorist në Shën Peterburg
Autoritetet ruse kanë shmangur një sulm terrorist të Shtetit Islamik me ndihmën e CIA-s amerikane. Këtë e konfirmoi vetë presidenti rus Vladimir Putin, i cili i telefonoi homologut amerikan për ti shprehur mirënjohjen.
Siç bëjnë të ditur mediat ruse, zyrtarët e CIA-s kishin informuar kolegët e tyre të agjencisë ruse të zbulimit FSB për një plan të militantëve të Shtetit Islamik për të kryer një seri sulmesh terroriste të përmasave të mëdha në Shën Peterburg, më 16 dhjetor.
Liderët europianë të ekstremit të djathtë takohen në Pragë
Me slogane kundër BE-së u takuan të shtunën në një hotel në Pragë liderët nacionalistë të krahut të djathtë nga 10 vende evropiane, duke përfshirë francezen Marine Le Pen, holandezin Geert Wilders, gjermanin Markus Pretzel, italianin Lorenzo Fontana dhe grekun Failos Kranidiotis. Takimi u zhvillua me iniciativën e çeko-japonezi nacionalist Tommy Okamoura me temë "një Europë e e shteteve kombe pa BE-në".
Kotzias: Shqipëria dhe Greqia afër Marrëveshjes së Detit
Karta patriotike e Partisë Socialiste në raport me Greqinë po shkërrmoqet, me qeverinë shqiptare që po përpiqet t'i japë një karakter diplomatik "zbythjes" nga fqinjët. Mediat greke vijojnë të flasin për progres në raportet shqiptaro-greke, bazuar në atë çfarë është arritur në takimin e Kretës mes ministrave Bushati- Kotzias.
Kryeministri merr nën kontroll direkt Agjencinë e Zhvillimit të Territorit - lejet në dorë të Ramës
Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të marrë nën kontroll të drejtëpërdrejtë administrativ dhe juridik çdo vendimmarrje të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave të marrë në datën 13 dhjetor 2017, normohen varësi të reja të Agjenicisë e cila sipas përcaktimit të VKM-së nr. 795 të vitit 2015 “kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit”. Konkretisht Agjencia pranon dokumentacionin për shqyrtim dhe miratim në KKT, organizon mbledhjet dhe çka ka më shumë rëndësi,
Efektet e Kretës/Varrezë e re për ushtarët grekë të rënë në luftën italo-greke
Diskutimet e Kretës duket se kanë prodhuar lëvizjet e para në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në mbledhjen e datës 13 dhjetor, qeveria ka vendosur të zbatojë marrëveshjen mes dy vendeve për ndërtimin e varrazave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në territorin shqiptar.
Negociatat e Shqipërisë, Hahn del bosh nga takimi me Kotzias
Pas takimit me Komisionerin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn të shtunën në Athinë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha se diskutimi ishte i gjerë lidhur me perspektivat e zgjerimit të BE, duke nënvizuar se për çdo zgjerim duhet të jenë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së.
Çmimi i energjisë nuk pritet të ndryshojë
Këshilli i Ministrave ka miratuar në datën 8 dhjetor të këtij viti një vendim ku shprehet qartë se miratimi i programeve ekonomike dhe çmimeve për kompanitë e tregut energjetik, duhet të marrin parasysh impaktin që do të ketë në çmimin final të konsumatorëve. Në këtë rast, ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike, i lejonte korporatës elektroenergjitke që të vendoste çmimin me të cilin ia shet OSHEE energjinë për furnizimin e klientëve të saj të ishte sipas kostos reale të prodhimit, duke u përjashtuar nga tregu i rregulluar.
Pritet tensionim i situatës politike, PD-LSI në protestë të hënën
Vendi mund të futet sërish në një spirale tensioni politik. Zgjedhja e kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm të hënën do të gjejë jashtë parlamentit dy partitë e opozitës, PD-LSI. Drejtues të saj kanë vendosur mbajtjen e një proteste kundër përpjekjes së mazhorancës për të përmbyllur këtë proces.
Arabia Saudite lejon hapjen e kinemave
Pasi lejoi që gratë të drejtojnë makinat dhe u bë vendi i parë në botë që u dha shtetësi robotëve, Arabia Saudite hoqi “moratotiumin” e ndalimit të kinemave duke lejuar përsëri hapjen e këtyre zonave rekreative siç njoftoi Ministria e Kulturës së këtij vendi. Sipas të njëjtit burim, autoritetet do të lëshojnë licenca operative për hapjen sërish të kinemave pas 35 vitesh ndalim.
