Na e thuaj më mirë vetë pse ike nga TCH(nëse ike)
Ja një shembull i fundit që fatkeqësisht i jep deri diku të drejtë kryeministrit të vazhdojë këngën e kazanit për mediat.
Prej disa ditësh në disa faqe online, po ndiqet me hollësi fati profesional i Sokol Ballës. Drejtues prej vitesh i informacionit në Top-Channel, por edhe i emisionit Top-Story. Thuhet se Balla do të lëvizë nga televizioni në fjalë, se ai po negocion me një tjetër televizion. Për ta mbështetur këtë tezë shtihen në punë…Burimet. Mirëpo nga janë këto burime?
Veliaj: Vdekja e Ardit Gjoklajt aksident i zakonshëm
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka anashkaluar të flasë për përgjegjësitë e bashkisë në ngjarjen ku gjeti vdekjen 17-vjeçari Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, mesditën e 7 gushtit 2016. Sipas dëshmisë së familjarëve, 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë, e lejuar nga Bashkia e Tiranës të punojë në këtë sektor,
Presidenca "dorovit" tezën Soros për votën e Shqipërisë në OKB
Duket se opozita parlamentare shqiptare e me të edhe presidenca e Ilir Metës so ta përdorë votimin e Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin si një pedan për të ndërtuar një aksion që mund të afektojë raportet me ShBA-në. Letra e presidentit të Republikës, Ilir Meta për presidentin Trump është akti kulminant që po pasohet nga një propagandë shpjeguese për psenë e votës së qeverisë.
40 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin
Si sot 40 vjet më parë vdiq gjeniu i aktrimit dhe komediani i famshëm për të gjithë ne, Charlie Chaplin. Shumë nga filmat e tij përcjellin mesazhet që sot ngjajnë më aktuale se kurrë. Chaplin ndërtoi jetë në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1977 në moshën 88 vjeçare. 25 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Korsie, në afërsi të liqenit të Gjenevës në Zvicër.
Vrasës me pagesë për të eleminuar disidentët
Informacione se vrasës me pagesë nga Turqia synojnë të godasin akademikë turq, gazetarë dhe shkrimtarë në Gjermani, të cilët janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së Partisë së Rexhep Taip Erdogan) kanë trazuar politikën e brendshme në Turqi. Paralajmërimin e dha gjatë një konference shtypi në parlamentin turk, deputeti filokurd me origjinë armene Garo Pailan.
Moskë/Autobuzi "kërcen" drejt metrosë
Një autobuz është drejtuar nga hyrja e metrosë në Moskë duke lën 5 të vdekur dhe 15 të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Raporti i ShBA për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor nervozon Beogradin zyrtar
Departamenti amerikan i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes pritet të publikojnë vitin që vjen një raport që hedh dritë mbi bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ShBA-në dhe Rusinë.
Përmes këtij raporti do të sqarohet pesha që zë një fuqi dhe një tjetër në marrëdhëniet me vende të rajonit tonë. Raporti vjen në një kohë kur propaganda perëndimore ka kohë që flet për rrezikun rus dhe për depërtimin e enteve të asociuara me Kremlinin në politikën e vendeve të kësaj zone.
Emigrimi i gaforreve të kuqe në Ishullin e Pashkëve në Australi
Ndodh çdo vit dhe zgjat 2 javë. Një atraksion turistik i veçantë për të cilin qeveria australiane kujdeset duke krijuar kalimin e gaforreve.
Every year, officials on Christmas Island close roads for millions of red crabs migrating across the island https://t.co/cJ93WlyXYu pic.twitter.com/eRiBh63vAE
— CNN (@CNN) December 25, 2017
Turqi/Largohen nga puna 2 756 punonjës të shërbimit publik
Pastrimi i zyrave shtetërore nuk ndalet në Turqi. Të djelën u larguan nga puna 2 756 njerëz të tjerë, që sipas raportimeve të ndryshme, në sytë e autoriteteve turke kanë lidhje me grushtin e shtetit të një viti më parë.
Kisha Orthodhokse Maqedonase, drejt Autoqefalisë
Kisha Orthodhokse e Maqedonisë duket se po fiton statusin e një kishe të njohur nga simotrat e saj, pra të Autoqefalisë. Letra e kësaj kishe drejtuar Kishës Orthodhokse Bullgare - Patriarkanës - ka dhënë efekt dhe sipas agjencisë bullgare të lajmeve, janë krijuar dy komitete përbërë nga pesë mitropolitë secili të cilët zhvilluan një takim më datën 21 dhjetor në Sofie.
