Inteligjenca artificiale, kërcënim ekzistencial për njeriun

Postuar në 17 Janar, 2018 11:57

 Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange i është bashkuar korit të njerëzve të njohur që po parlajamërojnë rrezikun ekzistencial që i vjen njeriut nga inteligjenca artificiale. Përmes një statusi në Twitter, Assange, vetë një protagonist i shekullit të 21-të dhe epokës teknologjike, akuzon edhe kompanitë e mëdha si gjeneruese dhe përçuese të këtij rreziku që duket se po hyn në axhendën publike me shumë forcë.

E ardhmja e njeriut është beteja mes njerëzve që kontrollojnë makinat dhe makinat që kontrollojnë njerëzit.

Meteori mbi Michigan në SHBA

Postuar në 17 Janar, 2018 11:22

Konsorciumi turk ofrohet për aeroportin e Vlorës

Postuar në 17 Janar, 2018 11:13

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës. Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.

Adoleshentët ndajnë seksin në Facebook Messenger

Postuar në 17 Janar, 2018 10:30

Mbi 1000 të rinj u akuzuan nga policia daneze për trafikimin e materialeve të paligjshme të përmbajtjes seksuale. Siç raportohet nga BBC, ata akuzohen se kanë përdorur Messenger-in e Facebook për të arkulluar video që tregon sesi dy 15-vjeçarë kryejnë marrëdhënie seksuale. Sipas policisë, kjo vepër mund të përfshihet në kategorinë e pornografisë së fëmijëve, pasi njerëzit e përshkruar janë nën moshën 18 vjeçare.

Agjencia ukrainase: Ditmir Bushati viziton Ukrainën në shkurt 2018

Postuar në 17 Janar, 2018 10:17

Ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati pritet të vizitojë Ukrainën më 22-23 shkurt të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ukrainase “Interfax” dhe I referohet deklaratave të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Visit Shithole Zambia

Postuar në 17 Janar, 2018 00:22

Trump e la edhe një gjurmë tjetër. Me përçmimin për vendet afrikane, ai ka hapur një mundësi për turizmin. Në faqen e Facebook të turizmit në Zambia, është përdorur pikërisht thënia e Trump duke shtuar se "Zambia është një vend ky yjet dhe vizat i shikoni vetëm në qiell dhe te zebrat". 

Baton Haxhiu: Në eleminimin e Ivanoviç ka dorë Vuçiç

Postuar në 16 Janar, 2018 20:37

Vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic ka ngritur shumë pikëpyetje, se kush qëndron pas këtij atentati.  Më shumë se teori konspirative, gazetari Baton Haxhiu ka ndërtuar një analizë që sipas tij çon në përfundimin se në vrasjen e Ivanoviç ka dorë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. 

Analiza e Baton Haxhiut

Republika Islamike e Histerisë

Postuar në 16 Janar, 2018 19:57

Për aq sa mund të lexohet, strategjia e administratës Trump në Lindjen e Mesme, konsiston në përmbajtjen dhe përballjen me Iranin. Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, sekretari i Mbrojtjes James Mattis, ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley dhe vetë presidenti Donald Trump, kanë denoncuar të gjithë bashkë aktivitetet rajonale të Iranit(në shkurt pas testeve të Iranit me raktetat balistike, Trump shkroi në twitter se ky vend po lunate me zjarrin.”

Ndikimi i kripës në ushqim, prezent edhe kur nuk çon në rritje të tensionit

Postuar në 16 Janar, 2018 15:08

Një dietë ushqimore me shumë kripë ndikon në performancën mendore edhe nëse nuk shoqërohet me rritje të tensionit. Ky është të paktën përfundimi i një studimi të realizuar nga Weill Cornell Medicine që sjell në vëmendje pasojat e përdorimit të kripës në ushqim dhe raportin që kjo dietë ka me punën e trurit.

Eksperimentet u kryen mbi minjtë te të cilët u vu re se ushqimi i pasuruar me shumë kripë solli rënien e fluksit të gjakut në tru dhe cenim të integritetit të qelizave të gjakut me pasoja edhe në funksionet konjitive.

Diplomaci publike me historinë. Rusia kujton marrëveshjet e viteve '90 mes Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik

Postuar në 16 Janar, 2018 13:57

Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, e cila ka komentuar publikimin e disa dokumenteve që provojnë angazhimin e Perëndimit përkundrejt Bashkimit Sovjetik, për moszgjerim të NATO-s në Lindje.

Zaharova i referohet dokumenteve të publikuara nga Arkivi i Sigurisë Kombëtare në universitetin e “Georgetown” në të cilat pasqyrohet korrespondenca dhe bisedimet e nivelit të lartë mes ish-drejtuesve sovjektikë dhe liderëve perëndimorë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS