Deshifrohet kodi sekret i Ferdinandit të Aragonës

Postuar në 05 Shkurt, 2018 11:14

Shërbimet sekrete spanjolle kanë arritur të deshifrojnë kodin e vjetër sekret të përdorur në letërkëmbim nga mbreti Ferdinandi i Aragonës(1452-1516), që konsiderohet një ndër monarkët më të famshëm të vendit. Kodi konsiston në 200 ose më shumë karaktere dhe ai është përdorur në letërkëmbimin e tij me Gonzalo de Cordoba ku flitet për strategjinë ushtarake gjatë fushatave në Itali në fillim të shekullit të 16-të.

Ashpërson tonet presidenti grek: Çamët, pjesë e mizorive naziste

Postuar në 04 Shkurt, 2018 21:25

Me tone të larta dhe i ngarkuar emocionalisht, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos ashpërsoi gjuhën ndaj Shqipërisë dhe pretendimit të Tiranës për çështjen çame. Ai i bëri thirrje Shqipërisë të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe të pronës, si dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Ankimi në gjykatë, Veliaj humbet shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranë

Postuar në 04 Shkurt, 2018 17:33

Në datën 26 korrik 2017  në mbledhjen këshillit bashkiak të Tiranës u votua ndër të tjera me shumicë votash edhe vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Por, kur kishte kaluar vetëm një muaj nga zgjedhjet e 25 qershorit, 6 këshilltarë të majtë kishin lënë mandatin për t’u betuar si deputetë dhe 6 të tjerë zunë vendet e tyre. Zgjedhjet e qershorit ndryshuan edhe rrjedhën e votave në bashki, ku LSI në opozitë, nuk votoi për të plotësuar shumicën për certififikimin e këshilltarëve e rinj.

Ish-drejtori i ASHR-së mbetet në burg

Postuar në 04 Shkurt, 2018 16:37

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit që ka dhënë sot masën e sigurisë për Xhikën, i arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Ai akuzohet se ka abuzuar me dëm 5.3 miliardë lekë me fondet e rrugës Elbasan – Gjinar. Në seancë ka qenë edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërkohë që goditja e Xhikës po perceptohet se luftë politike ndaj LSI-së.

Videolajm/Burrë e grua, të bllokuar në rrjedhën e Vjosës

Postuar në 04 Shkurt, 2018 14:42

Një furgon është rrëmbyer nga ujërat e Vjosës në Selenicë ndërkohë që një burrë dhe një grua kanë mbetur të bllokuar në mes të lumit.

Ballkani Perëndimor para një mundësie historike

Postuar në 04 Shkurt, 2018 13:55

Në raportin e strategjisë së Zgjerimit të Komisioni Evropian që pritet të publikohet të martën në Strasburg Brukseli ka për qëllim të të përshpejtojë ndjeshëm proceset pranimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja - Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova).
"Një integrimi i vendeve Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Unionit në nivel të politik, por edhe për sigurinë dhe ekonominë"-thuhet në dokumentin  me titull "një perspektivë e besueshme e zgjerimit për vendet e Ballkanit" .

Akuza për Soros edhe nga Netanyahu

Postuar në 04 Shkurt, 2018 13:28

George Soros vihet nën akuzë publike edhe nga kreyministri izraelit, Beniamin Netanyahu. Sipas kreut izraelit, Soros qëndon pas një fushate protestash kundër planit të Izraelit për të deportuar disa mijëra afrikanë që kanë aplikuar për azil.

Garë e re SHBA-Rusi për armët bërthamore

Postuar në 04 Shkurt, 2018 12:58

Disa media në SHBA i kanë kushtuar vëmendje publikimit të një raporti të administratës Trump mbi gjendjen e kapaciteteve ushtarake bërthamore të vendit.

Orë të vështira për LSI-në, Haxhinasto ndjek gjyqin e vartësve

Postuar në 04 Shkurt, 2018 12:48

Dalja përpara Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë e ish-zyrtarëve të LSI-së, të arrestuar pak ditë më parë për shpërdorime në projektet e rrugëve u shoqërua me tension. Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Translorteve, Edmond Haxhinasto, 

Shtet pa shtet

Postuar në 04 Shkurt, 2018 12:25

Titulli mund të duket sikur nuk shkon, për të vërtetën e thjeshtë se dikush, me të drejtë, mund të më kthehet: ”Ore mik i dashur, ka apo nuk ka shtet?! Dy pohime të tilla nuk shkojnë se përjashtojnë njera-tjetrën”. Drejt! Le ta shtjelloj më poshtë. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS