Lufta e Europës me ekomafian, rregullore e re për eksportin e mbetjeve
Çdo vit, Evropa eksporton miliona tonë mbeturina në vendet në zhvillim, dhe jo të gjitha në mënyrë legale. Kjo sjell ndikime potencialisht negative në shumë prej vendeve pritëse.
Në këtë biznes shumë fitimprurës, vlerësohet se një e treta e dërgesave janë të paligjshme dhe organizatat kriminale përfitojnë miliarda euro. Prandaj, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë eksportet e mbetjeve dhe të inkurajojë riciklimin në të gjithë Evropën.
Flet bashkëshortja/Abu Bakr al-Baghdadi u radikalizua në burg ku iu ekspozua torturave seksuale
BBC-ja sjell një intervistë të parë të Umm Hudaifa, bashkëshortja e parë e Abu Bakr al-Baghdadi, ish-kreu i Shtetit Islamik që tronditi Lindjen e Mesme pas fillimeve të Pranverës Arabe. Me këtë rast BBC-ja zbulon edhe një foto të papublikuar më herë të al-Baghdadit, emri i vërtetë i të cilit ishte Ibrahim Awad al-Badri, një person që kishte studiuar Sheriatin në universitetin e Bagdadit dhe që sipas Hudaifas në atë kohë ka qenë “fetar por jo ekstremist, konservator por mendjehapur”. Sipas saj, al-Badri ndryshoi thuajse t
Blair në Kosovë: E dija që para 25 vitesh se po bënim gjënë e duhur
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës, ku ndodhet për një vizitë. Blair, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin e marrë 25 vite më parë.
Eurodeputeti i parë shqiptar
Raportohet se Fredi Beleri është zgjedhur europarlamentër me listën e Demokracisë së Re. Ai ndodhet në burg për shitblerje votash në zgjedhjet lokale që u certifikuan nga KQZ.
Një situatë paradoksale dhe tërësisht e papëlqyeshme për Shqipërinë që përmes vendimeve të qeverisë së vet prodhoi një krizë të cilës askush nuk ja gjen kuptimin.
Do të kemi në PE një eurodeputet që do flasë për represionin shqiptar. Ja të shohim teatrin tani. Fundja Belerin e çoi aty këmbëngulja greke dhe arroganca jonë. Jemi kontribues të dyja palët.
Europa kalon djathtas. Macron njofton zgjedhje të reja në Francë
Europa është kthyer djathtas duke konfirmuar të gjitha parashikimet e bëra për zgjedhjet e 9 qershorit. Është një tërmet që ka dhënë dëmin e parë e rrëzimin e qeveriaë franceze pasi presidenti I vendit, Emmanuel Macron, vendosi të shpërndante Parlamentin sapo dolën rezultatet.
Franca ka nevojë për një shumicë të qartë në qetësi dhe harmoni. Të jesh francez në zemër do të thotë të zgjedhësh të shkruash histori, jo të udhëhiqesh prej saj
Video/Regjim i lirë lundrimi për plehrat në Koman
Pamjet tregojnë ndotjen urbane në Liqenin e Komanit, përndryshe një pasuri e vërtetë natyrore dhe mundësi turistike. Ironike nëse mendon se debati kryesor i këtyre viteve janë pikërisht mbetjet.
Të shpresojmë se do shohim futboll! Tallavaja dhe "gazetaria" aty do jenë në mijëvjeçarë
Janë përcjellë sot pamjet e mbërritjes së ekipit kombëtar të futbollit në Gjermani ku pritet të nisë kampionati europian.
Qeleshe, flamuj, festë, e gjitha sipas një zakoni të ri tonit që zhurmën dhe kapardisjen ta quajmë festë globale. Si pak kush në botë. Ndjesë: bota ka shansin të kuptojë si bëhet festa!
Vuçiç flet për fabrikë kineze trenash në Serbi
Presidenti serb Aleksander Vuçiç, ka folur së fundmi për mundësinë e hapjes së një fabrike të prodhimit të trenave nga pala kineze në Serbi. Duke folur për gazetarët në Zemun, Vuçiç ka vënë në dukje se palës kineze i janë ofruar disa rajone për fabrikën si Cuprija, Nish, Aleksinac, Kraljevo.
Do të presim çfarë do të na thonë miqtë kinezë
Borrell, joparimor me Kosovën. Shpresoj të zëvendësohen institucionet e BE-së
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka shprehur hapur dëshirën që zgjedhjet europiane të sjellin ndryshime në institucionet e BE-së. ajo ka akuzuar kreun e politikës së jashtme europiane, Josep Borrell, se ka ndjekur një politikë jo parimore ndaj Kosovës në ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë.
Luftë ekonomike ndaj Kyriakos/Ide për një taksë 200€ për shqiptarët që zgjedhin të pushojnë në Greqi
Ne një shkrim me titull "Mitsotakis dhe kërcënimet pa bukë për shqiptarët", analisti Dritan Hila, hedh ndër të tjera idenë hipotetike të një takse për ata që pushojnë në Greqi, si formë lufte ekonomike ndaj shtetit fqinj.