BE qorton Francën dhe Italinë për nivelin e lartë të borxhit
Komisioni Europian u tërhoqi vëmendjen sot Francës dhe gjashtë vendeve të tjera të BE-së (Belgjika, Italia, Hungaria, Malta, Polonia, Sllovakia) për shpenzimet, duke u sugjeruar që të ndërmarrin veprime korrigjuese pasi u zbulua se shkelin kufijtë e deficitit dhe borxhit të vendosur sipas rregullave fiskale të bllokut.
Çahet bllokada/Borrell rekomandon heqjen e masave ndaj Kosovës
Mediat në Kosovë raportojnë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell ka propozuar heqjen e masave ndëshkuese. Sipas negociatorit Bislimi, raportimi i Borrel ishte përgatitur që në prill, nuk u dorëzua sepse Kosova në atë rast do të anëtarësohej në Këshill, madje nuk i është dorëzuar ende as Komisionit.
Rusia dhe Koreja e Veriut, marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan kanë nënshkruar një marrëveshje të re, në të cilën të dyja zotohen për ndihmë të ndërsjellë në rast përballjeje me "agresion".
Nxënësit shqiptarë, të fundit për mendimin krijues
Nxënësit shqiptarë renditen të fundit në një klasifikim që ka bërë Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) për aftësinë e të menduarit në mënyrë krijuese.
PISA ka matur aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë për të menduar në mënyrë krijuese si një mënyrë për të vlerësuar aftësinë e tyre për t’u angazhuar në mënyrë produktive në gjenerimin, vlerësimin dhe përmirësimin e ideve.
Ta emërojmë kryeministrin, jo ta zgjedhim!
Unë do të preferoja një figurë që vjen nga diaspora, një figurë të pakontesueshme që do të gëzonte besimin e të gjithë strukturës së partisë. Nuk e kam emrin, por po bëj profilin si do doja unë. Edhe Tabaku mund të ishte një figurë e shkëlqyer për kandidate për kryeministre, qoftë për profilin që ka, qoftë për individin që përfaqëson
Shqipëria është më e qetë dhe më e mirë pa Toksicitetin e z. Rama
Këto ditë kanë qenë me ngjarje. Me zhvillime por edhe shfaqje personale që jemi mësuar t’i shohim.
Mungon me praninë e tij disaditore kryeministri. Ta sqarojmë: nuk mungon në sensin e domosdoshnërisë, por nuk është i pranishëm. As për ndeshjet, as për non grata e Saliut, as për seancat në Kushtetuese për profesionet e lira. Thuajse për çdo gjë publike zotëria nuk është.
Katër minuta vonesë për të dështuar një pritje zyrtare
Presidenti bullgar, Rumen Radev, u largua nga një takim i planifikuar me kryeministrin e Malit të Zi, sepse ky i fundit u vonua katër minuta.
Radev, i cili udhëhoqi një delegacion në Podgoricë këtë javë, ishte planifikuar të takonte kryeministrin malazez, Milojko Spajiç në sallën e pritjes të ndërtesës së qeverisë të hënën në mbrëmje pas takimit të parë me presidentin e vendit, Jakov Milatoviç.
Por këto plane u anuluan kur Spajiç nuk erdhi në kohë dhe Radev refuzoi të priste.
29 biznese të mëdha falimentuan në 2023-shin
Rënia e euros dhe rritja e kostove të brendshme, ka bërë që me dhjetëra biznese të mëdha të falimentonin në 2023.
Sipas shifrave të INSTAT në sektorin e prodhimit 29 biznese me mbi 50 punonjës mbyllën dyert e megjithatë për kryetarin e Shoqatës Pro-Export Albania, Edvin Prençe, shifrat në terren janë më të larta, sidomos në industrinë përpunuese.
Në një komunikim për "MCN live", Prençe tha se vetëm në pesëmujorin e parë të 2024-s janë mbyllur edhe disa ndërmarrje të tjera, duke lënë mijëra punonjës të papunë.
Qeshni me ministrin e Jashtëm HASANI! I kujton Athinës mbiemrin otoman të Belerit
Athina zyrtare ka hedhur një hap tjetër për vlerësimin dhe ruajtjen e Marrëveshjes së Prespës që garantoi zgjidhjen edebatiti për emrin e Maqedonisë së Veriut. Një konferencë me pjesëmarrësit e marrëvëshjes është mbajtur në Athinë dhe aty ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se shpreson se qeveria e re në Shkup nuk do ta bëjë gabimin e anullimit të marrëveshjes, ndërkohë që në dritë ka dalë edhe debati mes Tiranës dhe Athinës për z. Beleri.
Varosha, “Las Vegasi i Mesdheut” për 10 miliardë dollarë
Turqia mund ta kthejë qytetin e Varoshës në “Las Vegasin e Mesdheut”.
Gazeta turke “Sozcu” shkuan se lagjes fantazmë në Famagusta i duhen 10 miliardë dollarë për t’u rikthyer në jetë pas braktisjes 50-vjeçare.
Zona e braktisur në Qipron veriore ka komplekse të mëdha banimi të zbrazura, dyqane dhe hotele. Në total, zona ka 105 hotele, 3 000 dyqane, 99 vende argëtimi, 4 649 shtëpi verore, 21 banka dhe 24 teatro e kinema.