Zbulimi/Hans Asperger ishte pjesë aktive e eutanazisë së nazistëve
Një studim i fundit nga historiani i mjekësisë, Herwig Czech hedh dritë mbi përfshirjen e Hans Asperger në programin nazist të eutanazisë. Asperger është një pediatër që i ka dhënë emrin një forme të autizmit dhe nuk është i panjohur në mjekësi.
Czech ka shfrytëzuar dokumente të pashqyrtuara më parë të kohës naziste që provojnë se Asperger ka qenë pjesë aktive e programit të eutanazisë në Austri.
Negociatat/Pas fjalimit të Macron, Franca siguron vetëm Beogradin: Votë pro Serbisë në qershor
Deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron në Parlamentin Europian, janë lexuar gjerësisht si një Jo e Francës për hapjen e negociatave apo negociimin e disa kapitujve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por përfaqësuesi diplomatik i Francës në Beograd, ambasadori, Frederic Mondoloni, ka dalë posaçërisht për mediat serbe për të sqaruar se ky mesazh i Macron nuk ka të bëjë me Serbinë.
Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: "Goja është për të ngrënë, jo për seks"
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni ka paralajmëruar publikisht qytetarët e vendit të vet se ka ndërmend të ndalojë seksin oral. Sipas tij praktika të këtilla promovohen nga të huaj, ndërkohë që ka shtuar fare qartë mendimin e tij për funksionet parësore të organeve:
Goja është për të ngrënë, jo për seks. Ne e dimë ku është seksi, ne e dimë adresën e tij
tha ai.
Më herët ai ka ndërmarrë nisma edhe kundër komunitetit homoseksual duke cilësuar të gjitha këto si praktika të gabuara.
Video/Berisha, operator i punimeve në Parlament
Nëdetësja amerikane SSN 768 çan akullin në detin Beaufort
Shqipëria ndihmon SHBA-të dhe NATO-n me analizë gjeostrategjike
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shfaqur sot në një intervistë për Zërin e Amerikës ku ka folur për kërkesën që i është drejtuar SHBA-së për vendosjen e bazave në Shqipëri. Ministrja justifikohet për kërkesën me argumente qesharake, kur teksa pyetet me këmbëngulje nga gazetarët e ZA-së, nëse ka një kërkesë të tillë nga NATO apo SHBA, përgjigjet në mënyrë të tërthortë se Jo.
TEC-i i Vlorës në Gjykatën e Lartë, Gjiknuri e nxjerr në shitje
Qeveria ka rishpallur predispozitën për të dhënë konçesion edhe TEC-in e Vlorës, i mbetur në gjendje konservimi thuajse që prej ndërtimit të tij. Gjatë një raportimi në grupin parlamentar të punës 6-mujore të Ministrisë së Energjisë, Gjiknuri tha se TEC-i do funksionojë me gaz dhe do të furnizohet nga një tubacion që do të ndjekë trajektoren Fier-Vlorë.
Erdogan shpall zgjedhje të parakohshme
Turqia do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 24 Qershor. Ato u njoftuan nga presidenti Erdogan pas një vendimi të konsultuar me organet drejtuese të partisë së tij dhe kreun e Partisë Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli
Presidenti turk tha se pavarësisht referendumit të vitit të kaluar, sistemi i ri presidencial nuk mund të zbatohej plotësisht deri në zgjedhjet e 2019, kështu që ky mosfunksionim i administratës krijonte pengesa.
Rruga Kardhiq-Delvinë, qeveria tërhiqet nga PPP
Rruga Kardhiq – Delvinë e tenderuar në vitin 2009 nga qeveria Berisha do të realizohet me paratë publike dhe jo me investim privat, ndryshe nga sa u miratua në ligjin për buxhetin 2018.
Për 16 kilometrat e mbetura të këtij aksi që do të lidhë Sarandën me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, duke shmangur qafën e Muzinës, qeveria kishte programuar fonde përmes programit “One billion euro”, për të cilin edhe Fondi Monetar Ndërkombtar shprehu rezerva dy javë më parë.
Dossier/Strategjia e vitit 1993: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO parashikohej të ndodhte në vitin 2000
Universiteti i Goergtown në SHBA publikon së fundmi disa dokumente të rëndësishme të Arkivës Kombëtare Amerikane që zbulojnë evolucionin e strategjisë së zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes së Europës. Dokumentet përfshijnë edhe bisedat mes dy ish-presidentëve Bil Clinton dhe Boris Jelcin, që duket se kishin edhe miqësi personale. Materialet jepen në formatin orgjininale, pra faksimile, por paraprihen nga një analizë kritike e tyre për të shpjeguar kontekstin dhe për të kryqëzuar
