Nuk është kërkuar Arrestimi, por GJYKIMI i Tahirit

Postuar në 27 Prill, 2018 17:15

Qeveria dhe qerrja mediatike që i shkon nga pas kanë nisur një përpjekje të mjeruar për të korrigjuar imazhin që la pas vizita e Edi Ramës në Gjermani. Përqendrimi: çështja Tahiri. Kjo vëmendje ndaj një kërkese gjermane për ish-ministrin e Brendshëm është kompromentuese, pasi provon një gjendje stresi, sikurse mëton të skualifikojë një aspekt që është shumë kushtëzues. 

Për ta minuar argumentin, kryeministri Rama hodhi si pa dashje idenë se në një vend si Gjermania nuk mund të kërkohet arrestimi i dikujt. Dhe te fjala ARRESTIM po mbahet isoja e medias. 

Iran vs Arabia Saudite, përballja ushtarake dhe ekonomike

Postuar në 27 Prill, 2018 13:29

Në pesë vitet e fundit vendet e Lindjes së Mesme kanë qenë të përfshira direkt ose indirekt në konflikte të armatosura, dhe nuk është rastësi fakti që 32% e importeve të armëve i takojnë këtij rajoni.
Arabia Saudite, sipas Radio Farda, është e famshme për shumat e mëdha të investuara në armatime, të vlerësuara në rreth 7 miliard $. është e vështitë të përcaktohet një shumë ekuivalente për Iranin.

ShBA, propozohet nismë për bllokimin e shitjes së avionëve F-35 Turqisë

Postuar në 27 Prill, 2018 13:09

Tre senatorë amerikanë kanë zyrtarizuar nismën ligjore për bllokimin e transferimit drejt Turqisë të avionëve F-35 që konsiderohen si shumë të avancuar dhe shumë të shtrenjtë. Ndonëse Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ndonëse ajo prodhon avionë që shpëtojnë radërve, tre senatorët mendojnë se politikat e Erdogan po shkojnë kundër interesave amerikane dhe po shpërbëjnë paradigmat e vlerave demokratike.  

A përgjigjet penalisht përfaqësuesi i besimit fetar për moskallëzim krimi?

Postuar në 27 Prill, 2018 11:58

Gazeta “Panorama”, në një artikull të saj ka trajtuar faktin se, këto kohët e fundit ka ndodhur një ngjarje që lidhet me pyetjen në trajtim: E pandehura Marjana Cmeta, akuzuar për vrasjen e vjehrrës së saj, ka shpjeguar se para një viti i kishte rrëfyer me detaje Hoxhës Hysen Shehu ngjarjen që lidhet me këtë vrasje, që nga momenti kur e ka helmuar e deri te përleshja me të për ta vrarë.

Ambasada në Jeruzalem, Turqia propozon mekanizëm bashkëpunimi BE-Konferenca Islamike

Postuar në 27 Prill, 2018 10:45

Turqia synon të riaktivizojë mekanizmin e bashkëpunimit me Bashkimin Europian me synim frenimin e vendimit të SHBA për të zhvendosur ambasadën e vet në Izrael, drejt Jeruzalemit.

Historike, Kim Jong-un kalon kufirin drejt Jugut në një vizitë zyrtare

Postuar në 27 Prill, 2018 09:24

Është zhvilluar sot takimi historik mes përfaqësuesve më të lartë të dy Koreve, Kim Jong-un nga Veriu dhe Moon Jae-in nga Jugu. Jong-un ka nisir vizitën në Jug duke u takuar me homologun e tij në linjën kufitare të përcaktuar me luftën e vitit 1953 duke bërë madje edhe gjestin e ecjes së bashku nëpër të. 

Topalli: Basha financohet(Kunati) nga Samir Mane dhe Shefqet Kastrati

Postuar në 26 Prill, 2018 23:17

Ish-nënkryetarja e Partisë Deëmokratike Jozefina Topalli ka akuzuar sërish kreun aktual Lulzim Basha për lidhje të ngushta biznesi  që prevalojnë mbi çdo forum politik në parti.

Fotolajm/Publikohet takimi Pompeo-Kim Jong Un

Postuar në 26 Prill, 2018 22:42

Shtëpia e Bardhë ka publikuar foto të takimit mes ish-kreut të CIA-s Mike Pompeo me kreun e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Takimi u zhvillua në fillim të muajit prill në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje mes ShBA dhe Koresë. Sot Pompeo është miratuar si sekretar Shteti në Senatin amerikan. 

Industria e riciklimit në krizë, inceneratorët u marrin tregun

Postuar në 26 Prill, 2018 21:55

Ricikluesit ndjehen të rrezikuar nga strategjia që po ndjek qeveria për menaxhimin e mbetjeve, duke i orientuar ato drejt djegies përmes inceneratorëve. Sipërmarrësit Iljaz Mehmeti dhe Bardhyl Baltëza thonë se incenerimi do të shoqërohet vetëm me kosto. Ata shprehin solidaritet me pronarin e fabrikës së riciklimit në Kashar.

Hapja e negociatave mund të shtyhet

Postuar në 26 Prill, 2018 19:48

Pas ardhjes nga Gjermania kryeministri Rama pranoi se hapja e negociatave mund të shtyhet përtej qershorit. Marrja e tij në pyetje nga deputetët e parlamentit gjerman tregon se kreu i qeverisë shqiptare nuk gëzon më besimin pa kushte të Berlinit dhe në veçanti të kancelares Merkel.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS