Video/Tentativë arratisjeje me rrezikun e vetëvrasjes
Një person që po gjykohej në një gjykatë të Utah në SHBA ka tentuar të largohet nga salla e gjyqit duke u hedhur nga kati i dytë. Në pamjet video të publikuara duket Christopher Clay Rudd që largohet me shpejtësi nga salla dhe me një salto hidhet nga ballkoni i brendshëm i katit të dytë, ndonëse me duar të lidhura. Ai theu legenein, këmbën dhe pësoi frakturë në kafkë.
I arrestuar për trafik droge, Rudd, 35 vjeç tani do të akuzohet edhe për tentativë arratisjeje.
Kryeministri poshtëron kryebashkiakun Veliaj: Punët i ka financuar qeveria
Pasi i mbajtën qëndrim njëri – tjetrit për gati një vit, pasi deri para pak javësh askush nuk dinte të thoshte ndonjë gjë me sigur, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj duket se është miqësuar sërish me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka nisur ta begenisë sërish Veliajn, me të cilin pret shirita përurimesh të punëve që ndonëse pasurojnë atë që z. Veliaj e quan Histori të Tiranës, pak thonë për përmirësimin e gjendjes në vend.
200 vjet Karl Marks
Nëse do të ketë një njeri të vetëm në historinë e njerëzimit, i cili –megjithse mund të jetë urrejtur nga fakti i lidhjes së emrit të tij me diktaturat e shekullit 20, apo nga fakti i ateizmit të tij të hapur– me tu lexuar të bën për vete, -ky njeri është Karl Marksi. Nëse ka një njeri që ua mori filozofinë elitave dhe individëve të veçantë, për ta bërë atë një fushë aq të dashur për të gjithë masën e popullsisë ky është po Karl Marksi; (duhet ta lexoni për tu bindur për këtë).
“Nuk e dua Trump në funeralin tim”
Trump është i padëshiruar në shumë ambjente. Por refuzimi i senatorit John McCain është ndoshta i pari që nuk pranon presidentin e SHBA në funeral.
Rrjeti televiziv NBC citon njerëz pranë McCain për dëshirën e tij ndërkohë që senatori është duke luftuar me kancerin në tru dhe ka pak shanse të rikuperojë. Senatori ka shprehur dëshirën që në funeral nga Shtëpia e Bardhë të jetë zv.presidenti Mike Pence.
Macron: Tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin çon në luftë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të çojë në luftë.
Macron e ka nërë deklaratën në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel” që citohet nga media të ndryshme.
Kjo do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës, do të thoshte luftë. Nuk besoj se Donald Trump do luftë
citohet Macron.
Gjiri i Lalzit - Ndërtime, prerje pemësh dhe ujëra të zeza që derdhen në det
Mania e biznesmenëve të fuqishëm ka mbërritur edhe në Gjirin e Lalzit. Vetëm në pak vite emra të njohur të ashtuquajturve oligarkët shqiptarë kanë nisur ndërtimin e komplekseve turistike duke i zëvendësuar pishat me komplekset turistike.
Ndonëse më parë nuk mund të kalohej nga njëri krah i pyllit në tjetrin për shkak të dendësisë së pemëve të pishës dhe shkurreve, edhe tashmë nuk mund të kalohet në vendet ku janë fshatrat turistikë; jo nga pemët pasi ato janë prerë por nga ndërtimet që janë ngjitur me njëra-tjetrën.
Video/Incidente fizike në Varrezat e Dëshmorëve
Përplasja ka ndodhur mes një grupi veteranësh që kanë shfaqur sërish imazhin e Enver Hoxhës dhe një grupi militant të PD-së.
Video/Ndërtime në buzë të plazhit në Palasë
Kush kryqëzoi Tahirin? Çështja “Sota” mbetet pa përgjigje(video)
Një largim i detyruar dhe jo një model politik
Sajmir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit. Është një akt dinjitoz tha me këtë rast kryeministri Edi Rama.
Sajmir është djalë i mirë, tregoi shembull, është model, ia mbajtën këngën të tjerët në media.
Është paradoksale të shohësh sesi një mazhorancë që entuziazmohet nga ky akt, kur është po kjo mazhorancë që përjetonte dramën e përfshirjes së ministrit të vet të Brendshëm në trafiqe pak muaj më parë.
