Thirrje për t'i dhënë fund "marrëdhënies së veçantë" me Rusinë
Revista e njohur gjermane “Spiegel” i ka kushtuar një editorial të gjatë marrëdhënies së Gjermanisë me Rusinë, e cila është cilësuar si special për një kohë të gjatë. Historia e afërt dhe realitetit gjeopolitik që vazhdon që prej unifikimit gjerman, i kanë hapur rrugën idesë se mes të dyja vendeve nuk duhet të ketë më përplasje, të cilat provokuan shumëçka në Luftën e Dytë Botërore.
Rikthehet Predator
Predator – filmi i famshëm që nisi me Arnodl Schwarchenger në vitet ’80 rikhehet sërish me një version të përpunuar nga Shane Black. Filmi ka të njëjtin drejtim, por me elementë të pasuruar teknologjikë që i mundësojnë kinemasë sot të ofrojë më shumë spektakël, dinamikë dhe dekor të sofistikuar.
Kush po kërkon largimin e Xhafës për herë të dytë?
Fatmir Xhafaj po përballet me një stuhi politike që mund të çojë në shkarkimin e tij të dytë nga detyra si ministër i Brendshëm. Kujtojmë që largimi i parë erdhi si rezultat i paktit Rama-Basha për qeveri teknike në 2017, me një shkarkim të firmosur teksa ai ndodhej në Itali me ftesë të ministrit Marco Mitti.
Ikja e Xhafës ndodhi vetëm dy muaj pas emërimit të tij në detyrë dhe çuditërisht pa sforcon që Edi Rama tregoi në largimin e stërzgjatur të Sajmir Tahirit, i cili u motivua me nevojat partiake të socialistëve në fushatën elektorale.
Klimë e mirë apo klimë e keqe për biznes? Investitorët e huaj me qëndrime të ndryshme
Përfaqësues të kompanive gjermane të materialeve të ndërtimit pohojnë se e shohin me optimizëm tregun shqiptar. Megjithëse flasin për të njëjtin treg, ata sjellin një perceptim të ndryshëm nga bizneset e Dhomës Amerikane, që pretendojnë për një përkeqësim të klimës së biznesit.
Hepatiti B, virusi më i vjetër që ka infektuar njeriun para 4500 vjetësh
Analizat e materialit gjenetik të qindra njerëzve që jetonin në Euroazi nga 200 deri 7000 vjet më parë zbuloi se shumë prej tyre tashmë, prej të paktën 4.500 vjetësh kishin qenë të infektuar me virusin e hepatitit B (HPB). Ai është virusi më i vjetër i gjetur deri më tani.
Normë ligjore në Greqi kujdestaria e fëmijëve nga homoseksualët
Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke kundërshtoi ashpër projektligjin e miratuar në parlamentin grek për të lejuar kujdestarinë e fëmijeve nga çifte të të njëjtit seks. Në komunikatën e bërë publike Sinodi ironizon vendimin e parlamentit duke thënë se sërish “mbizotëroi korrektësia politike” kundër rendit natyror dhe të drejtave të fëmijëve"
Ministri i Brendshëm në ankand politik...
Nëse në këtë zhurmë do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën
Çfarë ka dashur të thotë?
Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “360 gradë” ku ka folur për disa çështje. Në faqen e vet në Facebook, Berisha ka shpërndarë edhe një pjesë të prerë videoje nga intervista ku ai flet për vizitën e Patriarkut Kirill në Shqipëri dhe takimin e tij me kryeministrin Edi Rama. Berisha flet e flet për këtë takim, por pa dalë në një pikë konkluzive duke lënë të kuptohet se vetë takimi është kompromentues.
"Statusquoja në Europë është e keqe për të gjithë"
Presidenti francez Emmanuel Macron duket se shihet tanimë gjerësisht si zëri kryesor i Europës dhe për Europën. Ai propozon ndryshime legjislative dhe mentaliteti. Në një intervistë të fundit për agjencinë gjermane Deutsche Welle dhe televizionin ARD, Macron ka arritur me sukses të impresionojë sërish.
Nis përballja ushtarake mes Izraelit dhe Iranit në Siri
Se konfrontimi i shumëkërkuar ushtarak mes Izraelit dhe Iranit ka nisur. Territori sirian është fushëbeteja e kësaj përballjeje teksa duke nisur nga orët e para pas mesnatës e në vijim mediat e ndryshme raportojnë për sulme ajrore në Damask dhe në Lartësitë Golan. Ajo që bie në sy është se sulmi izraelit mbi kryeqytetin sirian po trajtohet si veprim ndaj Iranit dhe dislokimeve të tij në këtë vend, ndërkohë që sipas ushtrisë izraelite sulmet në Golan konsistojnë në raketa iraniane.
