Merr kthesë të papritur çështja e audiopërgjimit. Rama njofton zgjidhjen përmes platformës shqiperiaqeduam.al...
Redaksia e "Të Kripura".
Analiza e kafkës dhe e dhëmbëve që mbahen në Moskë: Hitleri vdiq në prill 1945
Adolf Hitleri ka vdekur në vitin 1945 si pasojë e helmimit me cianur dhe qitjes me një plumb. Një shkencëtar franez, Philippe Charlier i ka deklaruar së fundmi AFP-së se atij iu dha mundësia e rrrallë që të analizonte fragmente të dhëmbëve të Hitlerit që mbahen në Moskë.
Dhëmbët janë autentikë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Studimi ynë provon se Hitleri vdiq në vitin 1945
shprehet ai.
Paralajmërohet episodi II i dëshmisë së Albert Veliut. PD-ja heq dorë nga përgjegjësia e transmetimit
Gazetari Jetmir Olldashi që ka marrë përsipër se ka kryer investigimin ku protagonist është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe shtetasi Albert Veliu, ka paralajmëruar sot për materiale të reja. Në një konferencë për shtyp, ai ka bërë të ditur se jo çdo gjë është transmetuar nga PD-ja duke njoftuar kështu një pjesë të dytë që do të përcillet nga emisioni “Ajsberg”.
Hapa mbrapa në Sofje/Zgjerimi zëvendësohet me Partneritetin
Shenjë e mirë, por një hap mbrapa për zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor. Kështu e ka përshkruar samitin e Sofjes, zv.presidentja bullgare, Iliana Iotova e cila është prononcuar për këtë zhvillim gjatë një vizite në Çeki.
"Bomba" e Platinisë: Mashtruam me Botërorin e ‘98
Në vitin 2015 u hoq nga presidentin e UEFA-s dhe iu ndalua çdo përfshirje në futboll, për shkak të skandaleve financiare. Tre vjet më vonë, Mishel platini lëshon një tjetër bombë ... , duke folur për ndeshje të manipuluara në Kupën e Botës të vitit 1998 në Francë.
Trofeun e atij viti e fitoi vendi organizator, Franca duke mundur 3-0 Brazilin në finale. Por për të arritur këtë qëllim Platini pranon se ishte ndërhyrë që dy kombëtaret të mos përplaseshin në raundet e mëparshme, por vetëm në finale.
Furtunë reagimesh për vilën luksose të kreut të Podemos (foto)
Lajmi i ditëve të fundit se kreu i lëvizjes majtiste Podemos në Spanjë, Pablo Iglesias dhe gruaja e tij kanë blerë një vilë luksoze në fshat ka ngjallur reagime të ashpra te spanjollët. Blerja e vilës luksoze nuk do ishte komentuar nëse blerësi nuk do të ishte Pablo Iglesias, udhëheqësi i Podemos, i cili u bë i njohur si aktivisht kundër ankandeve në Spanjë.
Lucy Vives, 22 për 23
Gjykata e Tiranës: Hetime selektive nga Prokuroria për vdekjen e Ardit Gjoklajt
Prokuroria e Tiranës akuzohet se nuk ka bërë hetime të thellura për të zbardhur vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, duke mbyllur dosjen për përgjegjësitë e Bashkisë së Tiranës.
“Faktet duhet të kishin shkundur policinë dhe prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara me të gjitha metodat dhe format e lejuara ligjore” shprehet trupa gjykuese në vendimin e zbardhur.
Përpara se të shpallen heronj të gazetarisë dhe fjalës së lirë...
Nuk paska Partia Socialiste njerëz, që nuk ka vëlla apo kushëri të lidhur me drogës që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?!
A është e mbrojtur Tirana nga përmbytjet? Një kritikë-akuzë për punimet e financuara nga Bashkia
Në një material të përgatitur nga TemaTv mbi sigurinë e argjinaturave në lumen e Tiranës ngrihen dyshime mbi investimet e kryera dhe aftësinë e tyre mbrojtëse. Dyshimet i ngre një ekspert, inxhineri Fitim Ballo, i angazhuar në disa projekte, sipas të cilit punimet e bëra e që kanë shkuar në 15 milionë euro, nuk garantojnë asgjë. Arsye sipas tij është përllogaritja e prurjeve që ka çuar në gabime.
